• e diel, 06 shtator 2026
MIA Flesh

15:00/8 gusht/2026/

Shkup - Po bëhen gati gjashtë muaj nga caktimi i arrestit shtëpiak për kutinë e zezë të BDI-së, Artan Grubin, në rastin “Lotaria”, ndërsa nga aktakuza ende s’ka nam e nishan. Më 22 gusht skadon afati maksimal i kësaj mase, kurse Prokuroria vazhdon me hapa breshke, qëndron në kumtesën e VLEN-it, të cilën MIA e publikon në formë integrale.

Shkup - Sot i gjithë opinioni është skandalizuar nga reagimi i partisë Vlen dhe apostrofimi i tyre ndaj prokurorisë. Komuniteti ndërkombëtar në vazhdimësi raporton për presione qeveritare ndaj prokurorisë dhe gjykatave, ndërsa Vlen këtë dyshim e konfirmoi sot publikisht, qëndron në kumntesën e BDI-së të cilën MIA e publikon në formë integrale.

Shkup - Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, SPB Shkup e privoi nga liria një person lidhur me aksidentin rrugor në Shkup, në të cilin dje humbi jetën një motoçiklist 19-vjeçar nga rrethina e Shkupit, kumtoi sot MPB.

Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve në Vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 30 minuta, ndërsa në Vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi koha e pritjes është po ashtu 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shkup - Mot shumë i nxehtë me temperatura të larta dhe me vranësira të vogla deri mesatare do të mbajë këtë fundjavë dhe javën e ardhshme. Drejtoria për punë hidrometeorologjike në faqen e vet në Fejsbuk kumtoi se sot do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. 

Athinë - Gjithsej 42 vende, mes të cilave edhe vendi ynë, u gjetën në listën e sjteteve për të cilat Greqia konsideron se kanë "regjim të privilegjuar tatimor" për vitin tatimor 2024, përkatësosht vende në të cilat personat juridikë u nënshtrohen shkallës tatimore që është më e ulët se ajo që do të zbatohej nëse do të ishin rezidentë tatimorë apo do të kishin aktivitet të përhershëm afarist në Greqi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Madrid - Qeveria spanjolle para dy ditëve kumtoi se prej sot në mesditë e deri më 7 shtator do të vendosë kontrolle kufutare për fluturimet dhe anijet nga Italia prë shkak të kontestit rreth emigracionit ilegal.

Madrid - Numri i emigrantëve të vdekur pas tentimit masiv për hyrje në enklavën spanjolle Seuta para një jave u rrit deri në 96, prej të cilëve 82 në anën spanjolle dhe 14 në anën marokene, kumtoi sot televizioni spanjoll RTVE, duke iu referuar të dhënave zyrtare.

Stokholm - Gjatë këtij viti mbi 240 persona në tërë Evropën janë infektuar me ethet e Nilit perëndimor, lajmëroi DPA.

Kiev - Tre persona, mes të cilëve edhe një fëmijë, e humbën jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në sulmin e fluturakeve ruse pa pilot ndah qarkut Brovar, në rajonin e Kievit, deklaroi sot në mëngjes shefi i administratës rajonale shtetërore të Kievit, Timur Tkaçenko.

Teheran - Shefi i diplomacisë iraniane, Abaz Aragçi, mbrëmë deklaroi se forcat e armatosura iraniane kanë treguar gatishmëri dhe fuqi në përballje me atë që ai e quajti ushtria më e shtrenjtë në botë, duke u bërë thirrje vendeve myslimane të bashkohen dhe të mbështeten në aftësitë e tyre para "fytyrës së të huajve armiqësorë". 

Uashington - Një funksionar amerikan dje kumtoi përparim në bisedimet mes iranit dhe Omanit, që së shpejti do të mundësonte hapjen e sërishme të nguishticës së Hormuzit dhe potencialisht ta ripërtërijë eksportin e naftës, të ndërprerë gjatë luftës pesëmujore të SHBA-së me Iranin.

Uashington - Senati amerikan, sot, me shumicë të ngushtë, e konfirmoi ish-avokatin personal të presidentit Donald Tramp, Tod Blansh për prokuror të përgjithshëm, lajmëroi DPA.

QËNDRONI TË LIDHUR