9:00/10 tetor/2025
Shkup - Në mesnatë skadon afati për regjistrimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për të votuar në zgjedhjet lokale 2025 më 19 tetor. Më 14 tetor, ndërsa, po skadon afati për regjistrimin e personave që duan të votojnë në zgjedhje dhe që janë në masën e paraburgimit në shtëpi. Sipas Librit të afateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, zgjedhësi që nuk mund të votojë në qendrën e votimit, person i pafuqishëm ose i sëmurë, ndërsa dëshiron të votojë në zgjedhje, duhet ta njoftojë Komisionin komunal zgjedhor jo më vonë se shtatë ditë para ditës së caktuar për votim - 10 tetor në mesnatë.
Shkup - Fushata zgjedhore po hyn në fazën e saj të fundit. Kanë mbetur edhe shtatë ditë deri në heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve që do të mbahen më 19 tetor. Aktivitetet zgjedhore të partive vazhdojnë edhe sot. Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jetë në pjesën jugore të vendit me tubime dhe takime me qytetarë në Dojran, Vallandovë, Bogdanci dhe Gjevgjeli, ndërsa kandidati i tyre për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgjievski do të mbajë konferencë për shtyp.
Shkup - Me rastin e Ditës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot në Sallën solemne të Akademisë do të mbahet një festë në të cilën do të mbajë fjalim kryetari i ASHAM-it, akademiku Zhivko Popov. Në shënim do të ndahet mirënjohja ndërkombëtare "Bllazhe Koneski" për fituesit e sivjetëm Emilio Marin dhe Ivica Bakoviq. Fjalime rasti do të mbajnë akademikët Vera Bitrakova-Grozdanova dhe Marjan Markoviq.
Shkup - Nën moton "Qasja në shërbimet e shëndetit mendor në raste emergjencash dhe krizash", sot në sheshin e qytetit "Maqedonia" do te shënohet Dita botërore e shëndetit mendor. Në këtë aktivitet, të organizuar nga Klinika universitare e psikiatrisë - Shkup do të marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. "Përmes tubimit publik, duam të dërgojmë një mesazh se profesionistët e shëndetit janë këtu - afër, të qasshëm dhe të gatshëm për t'iu përgjigjur nevojave të shëndetit mendor. Vizitorët do të kenë mundësinë të flasin me psikiatër, psikologë dhe profesionistë të tjerë të cilët do të japin informacione, do t'u përgjigjen pyetjeve dhe do të referohen në resurset e disponueshme. Ky aktivitet simbolizon bashkimin, mbështetjen dhe solidaritetin - themelet e procesit të shërimit kolektiv në kohë krize", informon ISHP Klinika universitare e psikiatrisë - Shkup.
Shkup - Trafiku në rrugën Veles-Tetovë dhe anasjelltas midis kryqëzimeve të Vollkovës dhe Kondovës është plotësisht i mbyllur për shkak të punimeve ndërtimore dhe do të jetë dykahësh në një gjatësi prej 300 metrash në drejtimin Tetovë-Veles. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Shkup - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 22 gradë. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 20 gradë.
Tel Aviv - Qeveria e Izraelit mbrëmë e miratoi marrëveshjen me të cilën Hamasi do t'i lirojë të gjithë 48 pengjet e mbetura në Gaza, kumtoi kabineti i kryeministrit. Me miratimin ndërprerja e luftës hyri në fuqi. Lirimi i pengjeve, në shkëmbim për rreth 2.000 të burgosur palestinez dhe tërheqja e pjesshme e armatës izraelite (IDF), paraqet fazën e parë të planit paqësor për Gazën të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.
Uashington - SHBA-të po zhvendosin deri në 200 ushtarë, të cilët tashmë janë stacionuar në Lindjen e Mesme në Izrael për koordinimin e operacionit, njoftuan përfaqësues amerikan. Ushtria amerikane do të krijojnë një qendër të quajtur qendër për koordinimin civil-ushtarak në Izrael, ku do të përfshihen rreth 200 ushtarë. Në të do të përfshihen edhe forcat nga vendet arabe dhe muslimane, përfshirë Egjiptin, Katarin dhe Turqinë, të cilët do të monitorojnë armëpushimin dhe do të raportojnë shkeljet e mundshme.
Uashington - Një gjykatëse amerikane caktoi ndalesë të përkohshme me të cilën bllokohet sistemimi i ushtarëve të Gardës nacionale në shtetin Ilinois, që e përfshin edhe qytetin e Çikagos. Urdhri i gjykatëses së qarkut, Ejprill Peri do të mbetet në fuqi dy javë, ndërsa më 22 tetor do të mbahet seancë për t'u konstatuar nëse duhet të vazhdohet. Sipas ushtrisë amerikane, rreth 500 pjesëtarë të Gardës nacionale tashmë janë stacionuar në rajon. Disa mediume amerikane lajmëruan se ushtarët e sistemuar në rajionin më të gjerë të Çikagos dje tashmë ishin aktivë, transmetoi DPA.
Gent – Reprezentacioni i Belgjikës është kundërshtari i sontëm i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në futboll. Dueli luhet në Gent dhe është njëherësh ndeshje nga Grupi J. Reprezentacioni i Maqedonisë hyn në tre ndeshjet e fundit si ekip në vend të parë, ndërsa Belgjika në vendin e dytë që ka një pikë më pak, por edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. Të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski nga e mërkura ndodhen në Gent, ndërsa mbrëmë zhvilluan edhe seancën stërvitore ku sonte do të luhet ndeshja.