
15:00/15 maj/2025
Shkup - Maqedonia e Veriut kreu shumë punë dhe prandaj duhet të qëndrojë në atë drejtim. Procesi inkuadrues lshtë tashmë maratonë, dhe jo garë e shpejtë, është proces i mundimshëm që ndodnjëherë mund të krijojë frustrime, siç kla ndodhur edhe me të gjithë kandidatët e kaluar. Por të gjithë ata e arritën qëllimin, gjithsesi edhe ju do ta arrini qëllimin por me vendosmërinë tuaj, punën e lodhshme dhe bashkëpunimin, do të arrini në fund me anashkalimin e pengesave, deklaroi kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristian Mickoski.
Shkup - Kuvendi sot e vazhdoi seancën e 48-të, në të cilën pa debat i miratoi ndryshimet në Ligjin për Armët dhe ndryshimet në Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Maqedonase të propozuara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it. Për propozim ndryshimet të Ligjit për Marrëdhënie Pune, të prashtruara nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Kuvendi do të prononcohet, kur do të krijohen mundësi të rregullores. Paraprakisht, në kuadër të seancës së 47-të, deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Planifikim Urban.
Shkup - Secili vjen në ndonjë funksion me qëllimin dhe vizionin e vet, ndërsa për mua kjo ngjarje është e rëndësishme mu për arsye se përmes saj shoh se si konkretizohet një pjesë e vizionit tim për një Kuvend transparent, të hapur dhe me përgjegjësi para qytetarëve, theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim gashi në fjalimin në konferencën "Transformimi i së ardhmes: Strategjia digjitale për parlamentin modern". Ai theksoi se jo rastësisht, digjitalizimi i Kuvendit është një nga prioritetet kyçe të mandatit tim, sepse besoj se vetëm me transparencë dhe efikasitet mund të rrisim besimin e qytetarëve tek ky institucion.
Shkup - Vendi ynë i sheh migrantët jo vetëm si fuqi punëtore, por si bartës të njohurive, përvojës, shkëmbimit kulturor dhe potencialit ekonomik. Përfshirja e rregulluar e punëtorëve të huaj kontribuon në rritjen e produktivitetit, zhvillimin e industrive që kërkojnë punë intensive dhe stabilizimin e punësimit, theksoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në konferencën rajonale për migrimin e fuqisë punëtore që po mbahet në Budvë, në organizim të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe institucionet partnere nga rajoni.
Shkup - Deri te kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ende nuk ka arrit dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, ndërsa ende nuk arrit as ndonjë propozim se kush do të jetë koordinator i grupit parlamentar VLEN ose kandidat për guvernator të Bankës Popullore. "Dorëheqje ende nuk ka, ndërsa nuk ka as propozim për guvernator. Nuk kemi asnjë informacion të ri për grupet parlamentare”, tha Gashi në takimin e sotëm me gazetarët. Për momentin, siç tha nuk ka as koordinator të ri nga VLEN.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiu, morën pjesë në fillimin e punimeve ndërtimore për rindërtimin e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Dizhon, komuna e Çairit, në vlerë prej 88 milionë denarë grant qeveritar. Mexhiti, para banorëve të pranishëm theksoi se me realizimin e këtij mega-projekti në vlerë prej afro 1.5 milionë euro, do të realizohet rekonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit dhe rrjetit atmosferik në rrugët 15 dhe 17, një projekt që do të lidhë 16 rrugë në lagjen Dizhon me ujësjellës të ri dhe kanalizim.
Shkup - Me rastin e 15 majit, Ditës ndërkombëtare të familjes, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatih Ulusoj riafirmuan marrëdhëniet miqësore dhe përkushtimin e përbashkët për përparimin e familjes si vlerë themelore dhe shtyllë e shoqërisë. “Familja paraqet burim stabiliteti, dashurie dhe solidariteti, prandaj bashkëpunimi ynë fokusohet në krijimin e politikave që do të mbështesin forcimin e saj – përmes shërbimeve sociale, mbështetjes për brezat e rinj dhe zhvillimit të masave gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”, tha Limani.
Shkup - Kjo Qeveri të vazhdojë dhe të përpiqemi që propozimet që ua dhatë të gjithë atyre që na besojnë me kalimin e kohës t'i zbatojmë. Na na japin mundësi që këto ktër vite të përpiqemi t'i kthejmë vlerat familjare, bëri të ditur sot ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për legjitimitetin, Limani, i cili është pjesë e kolaicionit "Vlen", tha se legjitimiteti i një partie apo strukture politike varet nga fakti nëse procesi zgjedhor është demokratik, nëse është zhvilluar në mënyrë demokratike.
Shkup - Me kërkesë të grupit parlamentar "E Majta” seanca e 48-të parlamentare e sotme e cila duhej të fillonte në orën 12:00 është shtyrë për një orë. Arsyeja siç tha Sashko Jançev nga "E Majta" është kërkesa deri te kryetari dhe zëvendëskryetari i Kuvendit që të urdhërojë Sekretarin e përgjithshëm të qeverisë t’i përgjigjet kërkesës së deputetes Jovana Mojsovska se cili deputet sa shpenzime për rrugë ka bërë dhe sa ka qenë qiraja.
Shkup - Kuvendi sot në konferencën "Transformimi i së ardhmes: Strategjia digjitale për parlament bashkëkohor" do të prezantojë dy vegla të reja digjitale, prashaj.sobranie.mk dhe kancelarii.sobranie.mk. Vegla e aprë ka për qëllim ta bëjë punën e Kuvendit më të kapshme, më transparente dhe më të afërt për qytetarët. Ajo ka transkript automatik, asistent me inteligjencë artificiale (IA) që kupton dhe komunikon në gjuhën maqedonase, ndërsa për dy muaj do të komunikojë edhe në gjuhët e tjera, dhe dukshëm e pakëson kohën që të arrihet drejt një informate për mbledhjet e Kuvendit. Vegla e dytë është për caktim elektronik të takimit me ndonjë deputet në zyret e deputetëve në mbarë vendin.
Shkup – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili është për vizitë pune në Hungari, sot ka realizuar takim me ministrin e Mbrojtjes, Kristov Zallai Bobrovnicki. Siç bënë të ditur nga Ministria e Transportit, në takimin në të cilin është biseduar për partneritetin mes të dyja vendeve, ishte theksuar bashkëpunimi i shkëlqyer në pjesën e mbrojtjes, si pjesë e rëndësishme në realizimin e qëllimeve të aleancës NATO. “Qëllimi strategjik është ruajtja e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski, duke shtuar se Maqedonia është partnere e barabartë në aleancën e NATO-s dhe në kapacitetet e saja jep kontribut serioz në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.
Shkup – Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Hristian Mickoski theksoi se procesi i integrimit evropian të vendit zhvillohet shumë gjatë dhe se tani është koha që të ofrohen rezultate. Maqedonia e Veriut kreu shumë punë dhe për këtë duhet të mbeteni në atë drejtim. "Maqedonia e Veriut kreu shumë punë dhe prandaj duhet të qëndrojë në atë drejtim. Procesi inkuadrues është tashmë maratonë, dhe jo garë e shpejtë, është proces i mundimshëm që ndonjëherë mund të krijojë frustrime, siç ka ndodhur edhe me të gjithë kandidatët e kaluar. Por të gjithë ata e arritën qëllimin, gjithsesi edhe ju do ta arrini qëllimin por me vendosmërinë tuaj, punën e lodhshme dhe bashkëpunimin, do të arrini në fund me anashkalimin e pengesave, deklaroi kreu i Këshillit të Evropës”, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në kuadër të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, mori pjesë në Samitin botëror të policisë në Dubai - platformë globale për bashkëpunim të sigurisë, inovacione teknologjike dhe e ardhmja në punën e policisë, e cila bashkon liderë dhe ekspertë policorë prej mbi 100 shtete. Në samit, siç kumtoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri Toshkovski, në fjalimin e tij, foli për rolin e Maqedonisë si shtet i pozicionuar strategjik në Ballkan - i vogël për nga dimensionet, por i madh për nga rëndësia kur bëhet fjalë për stabilitetin rajonal dhe sigurinë evropiane.
Shkup - Dje në Këndin e kujtesës “Fadil Sulejmani” në organizim të Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, u zhvillua me sukses aktiviteti kulturor “Ora letrare”, një mbrëmje e veçantë që i kushtohet fuqisë shprehëse të fjalës artistike dhe ndikimit të saj në zhvillimin shpirtëror dhe kulturor të studentëve. Kjo ngjarje u shndërrua në një skenë të hapur për krijimtarinë letrare dhe interpretimin artistik. Studentë nga Fakulteti Filologjik, Fakulteti i Arteve, Fakulteti i Mjekësisë dhe nga njësi tjera, lexuan para publikut poezi, prozë dhe pjesë teatrore, duke dëshmuar nivel të lartë të ndjeshmërisë dhe shprehjes artistike. Në një atmosferë të ngrohtë e emocionale, të pranishmit patën mundësinë të përjetojnë përmes fjalës së shkruar një mozaik ndjenjash, reflektimesh dhe mesazhesh njerëzore.
Shkup - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) kumtoi se nesër do të ketë reshje të dendura të shiut, mbi 30 litra për metër katror. Deri në fund të ditës në viset më të larta do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të borës. Paradite do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, ndërsa pasdite dhe gjatë natës deri të shtunën do të fryjë erë më e fuqishme nga drejtimi verior, mbi 60 kilometra në orë, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperaturat gjatë ditës do të bien ndjeshëm.
Prishtinë - Madje edhe pas tentimit të 16-të, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet. Në seancën e sotme sërish nuk u formua Komisioni për votim sekret për zgjedhje të kryetarit të Parlamentit. Anëtarët e ish partive opozitare nuk propozuan anëtarë të komisionit zgjedhor dhe nuk votuan për përbërjen e komisionit, që solli deri te anulimi i seancës. "Për" formimin e komisionit votuan 55 deputetë, ndërsa një votë ishte "kundër". Seanca e ardhshme u caktua për më 17 maj.
Tiranë - Kryeministri britanik, Kir Starmer sot paradite arriti në Shqipëri që është vizita e parë e kryeministrit britanik në vend. Kryeministri Starmer e filloi vizitën e tij në portin e Durrësit, ku u njoftua me punën rreth policisë shqiptare dhe agjentëve të Agjencisë kombëtare britanike kundër krimit (NCA) në terren. Agjencia ndihmon policinë shqiptare në parandalimin e trafikimit të emigrantëve në Mbretërinë e bashkuar përmes dokumenteve të falsifikuara, si dhe zbulimin e parave kriminale që përpiqen të futen në Shqipëri të fshehura në furgon mallrash.
Uashington - Presidenti Donald Tramp ka deklaruar se SHBA dëshiron të marrë Gazën dhe ta shndërrojë "në zonë të lirë", derisa lufta midis Izraelit dhe Hamasit vazhdon të përshkallëzohet në territorin palestinez. "Kam koncept për Gazën që mendoj se janë të mira- të bëhet zonë e lirë, të përfshihet SHBA dhe të bëhet thjesht zonë e lirë", ka thënë lideri amerikan në Katar. "Do të isha krenar që SHBA ta ndërmerr dhe ta bënte zonë të lirë", ka thënë Trampi.