• e shtunë, 24 maj 2025
MIA Flesh

09:00/24 prill/2025

Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 45-të, në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve. Seanca e këtillë plenare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit. Konform Rregullores, pyetjet kryeministrit dhe ministrave të parët ua parashtrojnë deputetët e opozitës.

Shkup - Në Jurop Haus Shkup sot do të mbahet panel diskutim me rastin e 30-të vjetorit të inkuadrimit të Austrisë, Finlandës dhe Suedisë në Bashkimin Evropian, kumtoi Delegacioni i BE-së në Shkup. Në ngjarje, fjalime hyrëse do të ketë Ben Nupnau, u.d. Ambasador në Delegacionin e Bashkimit Evropian, pas së cilës do të vijojë diskutim me ambasadorët e Austrisë, Finlandës dhe Suedisë, të cilët do të ndajnë mendime për rrugën eurointegruese të vendeve të tyre, pikëpamjet relevante për Maqedoninë e Veriut, si dhe për vlerën më të gjerë të anëtarësimit në BE sot.

Shkup - Një pjesë e udhëheqësisë së Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë Tonë e udhëhequr nga kryetari i partisë, Maksim Dimitrievski, mbrëmë realizoi takim me anëtarët dhe simpatizantët e BK të ZNAM-it -Kumanovë, si pjesë e fushatës "Së bashku dimë më shumë", në përgatitje për zgjedhjet lokale. Nga Lëvizja ZNAM njoftuan se qëllimi i udhëheqësisë së partisë është direkt të njihet me problemet e qytetarëve dhe të dëgjohen propozimet, sugjerimet dhe mendimet e tyre, të cilat do të shërbejnë në krijimin e programit për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Shkup - Komuniteti hebre në Republikën e Maqedonisë dhe Fondi i holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia sot do ta shënojnë Jom Hashoan - Ditën kombëtare të përkujtimit të holokaustit dhe heroizmit në shtetin e Izraelit, e cila shënohet në kujtim të kryengritjes hebraike në geton e Varshavës në vitin 1943 dhe një ditë përkujtimore e 6 milionë hebrenjve të vrarë në holokaust. Siç është paralajmëruar, përkujtimi do të mbahet në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë, në lagjen e dikurshme hebraike. Kryetari i komunitetit hebre, Pepo Levi, do të ndezë gjashtë qirinjtë përkujtimor me një premtim për viktimat dhe të mbijetuarit se nuk do të harrohen kurrë dhe se trashëgimia e tyre do të mbahet në kujtim të përjetshëm.

Shkup - Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe bubullima. Vende-vende proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me më shumë reshje shiu, bubulliuma, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 25 gradë Celsius. Edhe në Shkup do të jetë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite do të jetë e paqëndrueshme me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të ulet deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 25 gradë Celsius. 

Sarajevë - Agjentë të Agjencisë shtetërore për hetim dhe mbrojtje të Bosnjë e Hercegovinës (SIPA) mbrëmë janë përpjekur ta arrestojnë liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, por janë parandaluar nga pjesëtarët e policisë të Republikës Sprska. Inspektorët e SIPA-s janë përpjekut ta arresatojnë Dodikin derisa ka qëndruar në zyrën qeveritare të RS në Sarajevën Lindore, por ata janë tërhequr kur në rrugë u kanë ndaluar policët të angazhuar për sigurimin e kryesuesit aktual të RS.

Bruksel - Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi. Siç kumtoi Shërbimi për media i NATO-s, Shekerinska sot në Podgoricë do të takohet me presidentin malazez Jakov Millatoviq dhe do t'i vizitojë Qendrën për kapacitete kibernetike të Ballkanit Perëndimor dhe Qendrën Operative për siguri kibernetike të Qeverisë së Malit të Zi.

Kiev - Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Andrij Jermak në mëngjes në platformën X komentoi valën e re të sulmeve ruse ndaj qyteteve ukrainase. "Rusia për momentin sulmon Kievin, Harkovin dhe qytete tjera me raketa dhe dronë. Putini vetëm shpreh dëshirë të vrasë. Zjarri duhet të ndalet. Sulmet ndaj civilëve duhet të ndalen", shënoi Jerman në gjuhën ukrainase.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp tha se beson që ka marrëveshje paqësore me Rusinë dhe Ukrainën. Presidenti tha se marrëveshja me presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski "është në ajër", por theksoi se marrëveshja është afër. "Mendoj se Rusia është e gatshme dhe shumë njerëz thanë se Rusia dëshiron të përfundojë gjithë puna. Dhe mendoj se kemi marrëveshje me Rusinë. Duhet të arrijmë marrëveshje me Zelenskin", u tha Trampi gazetarëve në Dhomën Ovale.

Uashington - Irani, sipas çdo marrëveshjeje me SHBA-në, do të duhet të ndalojë pasurimin e uraniumit dhe mund të importojë atë që i nevojitet për programin e tij bërthamor civil, tha mbrëmë sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio përpara bisedimeve midis Teheranit dhe Uashingtonit të planifikuar për të shtunën. Irani, megjithatë, e ka bërë të qartë se e drejta e tij për pasurimin e uraniumit është e panegociueshme. "Pasurimi zero (uraniumi) është i papranueshëm", tha një zyrtar i lartë iranian i afërt me ekipin negociator iranian.

Milan - Në revanshin  e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, Milani mbrëmë si mysafir ka mposhtur rivalin e qytetit Interin me 3:0. Shënues i dy golave ​​të parë ishte Luka Joviq (minutën e 36 dhe 50), rezultatin përfundimtar e shënoi Tejani Rejnders në minutën e 85-të. Në ndeshjen e parë skuadrat luajtën në barazim 1:1, kështu që me rezultat të përgjithshëm 4:1 Milani u plasua në finale.

QËNDRONI TË LIDHUR