15:00/ 14 gusht/ 2026
Shkup - Aeroportet në Shkup dhe në Ohër shënojnë rritje historike të komunikacionit, me mbi dy milionë udhëtarë në gjashtë muajt e parë të këtij viti dhe rritje prej 32 për qind në krahasim me periudhën e njejtë, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Sipas tij, rezultatet i referohen politikës së re për tërheqje dhe subvencionim të linjave të drejtpërdrejta, me çka në periudhën e kaluar prej një viti e gjysmë janë vendosur 28 detsinacione të reja ajrore, ndërkaq me itinerarin dimëror të fluturimit priten edhe destinacione të reja, që do të thotë se deri në fund të vitit mund të arrihet edhe deri në 4 milionë udhëtarë. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës së punës në M-NAV, Nikolloski theksoi se me zgjedhjen e Qeverisë në vitin 2024 bëhet analizë e komunikacionit ajror dhe është vendosur politikë e re e tërheqjes dhe subvencionimit të fluturimeve të reja direkte, që e dha rezultatin e vet.
Shkup - Vendosja e sistemit të ri ATM në M-NAV është me rëndësi të jashtëzakonshme për nivel më të lartë të sigurisë dhe efikasitetit në menaxhimin me trafikun ajror, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski gjatë vizitës në M-NAV dhe kullën e kontrollit në Shkup. Rëndësia është edhe më e madhe nëse marrim parasysh shifrat se ka pasur një rritje prej mbi 12 përqind në gjashtë muajt e parë të vitit 2026 krahasuar me vitin 2025 në numrin e fluturimeve mbi qiellin e Maqedonisë. "Sistemi ATM është zgjidhje teknologjike i cili drejtpërdrejtë do të kontribuojë për nivel më të lartë të sigurisë dhe efikasitetit në menaxhimin me trafikun ajror dhe me vendosjen në përdorim, M-NAV merr komplet zgjidhje të re. Atë që mund ta them është se në vitin 2026, në gjashtë muajt e parë kemi fluturim të 173.000 aeroplanëve mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë. Këto janë si ato që ulen në aeroportet tona, por edhe ato që fluturojnë sipër. Vetëm për krahasim, kjo është një rritje prej 12.2% krahasuar me vitin 2025, 23% krahasuar me vitin 2024 dhe 27% krahasuar me vitin 2023, dhe vetëm në korrik patëm 42,000 fluturime mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë", theksoi Nikolloski.
Shkup - Në Klinikën Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rindërtuese - Shkup u realizuan konsultime të specializuara disaditore për trajtimin e mëtejshëm të pacientëve të lënduar në zjarrin tragjik në Koçan. Pas iniciativës së drejtoreshës së Klinikës, prim. dr. Jasmina Gjorgjievska Pavllovska, u organizua një vizitë ekspertësh nga ana e sub. spec. dr. Igor Malkoviq, kirurg plastik dhe rekonstruktiv me përvojë shumëvjeçare në trajtimin e rasteve më të ndërlikuara të djegieve, njoftuan nga Klinika në faqen e tyre në Fejsbuk. Gjatë vizitës, siç theksohet, u kryen ekzaminime të detajuara dhe konsultime profesionale për secilin pacient, me ç’rast u përcaktuan plane individuale për trajtim etapë pas etape. Çdo rast u shqyrtua nga aspekti i rikuperimit funksional, mundësive për ndërhyrje të mëtejshme kirurgjikale dhe rezultateve të pritshme. Përveç pjesës konsultative, u realizua edhe një operacion kompleks rekonstruktiv te njëri prej pacientëve më rëndë të lënduar nga zjarri në Koçan.
Shkup - Në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji ka përfunduar me sukses procedura për punësimin e pesë infermiereve dhe dy teknikëve farmaceutikë, të cilëve u janë dhënë zgjidhje adekuate për punësim, njofton Klinika në ueb faqen e saj në Fejsbuk. Ky avancim kadrovik, siç u tha, paraqet një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e mëtejshëm të kapaciteteve organizative dhe profesionale të Klinikës, me qëllim që të sigurojë kujdes shëndetësor të vazhdueshëm, efikas dhe cilësor për pacientët. Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji, mbetet e përkushtuar fuqimisht në forcimin e resurseve njerëzore, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ruajtjen e standardeve të larta profesionale në trajtimin dhe kujdesin e pacientëve, theksohet në postim.
Shkup - Qeveria dhe Ministria e Transportit vazhdojnë të punojnë për gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballen transportuesit e Maqedonisë për shkak të vendosjes së sistemit "EES2 (Entry/Exit System) në Bashkimin Evropian, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me paralajmërimet e një pjese të transportuesve për protesta të mundshme nëse deri më 1 shtator nuk gjendet zgjidhje, Nikolloski tha se Qeveria ka komunikim të rregullt me shoqatat e transportuesve dhe se po kërkohen zgjidhje konkrete përmes bashkëpunimit dypalësh me vendet e zonës Shengen. Protesta, sipas tij, është zgjidhje politike e një shteti fqinj.
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski informon se për herë të parë Shkupi u bë me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet nga 14 vjeç e lart. "Sot, së bashku me ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Gjoko Velkovski, në hapësirat e QKM-së e hapëm Qendrën për qëndrim ditor për pesonat me invaliditet nga mosha 14 vjeç e tutje. Ky është vendi në të cilin do të ketë siguri, kujdes, mirëkuptim dhe ngrohtësi. Vend në të cilin çdo njeri do të pranohet ashtu siç është, me aftësitë, dëshirat, nevojat dhe potencialet e tij. Obligimi ynë si shoqëri nuk është vetëm të flasim për barazinë, por ta krijojmë atë në jetën reale", tha Gjorgjievski në një postim në Fejsbuk.
Shkup - Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëron se pason periudha e motit stabil dhe më të nxehtë. Theksojnë se vetëm të martën, do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima. Paralajmërojnë se temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 8 deri 20 gradë, mdërsa maksimalja prej 30 deri 39 gradë. Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë destabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Vende-vende proceset do të jenë më intensive me reshje të rrëmbyeshme të shiut, erë të përforcuar dhe kushte për breshër. Temperaturat maksimale do të jenë në interval prej 28 deri 34 gradë.
Shkup - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëron se sot pasdite ka kushte për stuhi me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta, bubullima dhe breshër. Kushte për stuhi, sipas hartës së publikuar, janë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit me përjashtim të Shkupit, Kumanovës, Kriva Pallankës, Tetovës, Gostivarit... Temperaturat maksimale do të jenë në intervalin prej 28 deri në 34 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.
Shkup - Qendra për menaxhim me kriza informon se deri në orën 13:00 janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilëve gjashët janë aktive, dy janë nën kontrollë, ndërsa katër zjarre janë shuar. Zjarre aktive janë në Komuna e Studeniçani,: fsh. Moranë - fsh. Vërtekicë - fsh. Ramni Gabër (pyll i përzier), në Komunën e Makedonski Brodit në vendin e quajtur Vidush, afër fsh. Dragov Dol dhe afër fsh. Lokvicë (vegjetacion i ulët, pyll me drunj të ulët dhe shkurre), në Komunën e Novacit: fsh. Makovë - fsh. Cërniçan - fsh. Rapesh (vegjetacion i ulët dhe pyll i degraduar), në Komunën e Velesit, fsh. Sëlp (vegjetacion i ulët dhe pyll i rrallë dushku), në Komunën e Jegunovcës, në fsh. Kopancë (pyll) dhe në Komunën e Kërçovës, në fsh. Zajaz (pyll me drunj të ulët). Nën kontrollë janë zjarret në Komunën e Krushevës - fsh. Aldancë - fsh. Norovë (pyll i degraduar me drunj të ulët dushku) dhe në Komunën e Dellçevës - deponia e qytetit.
Gostivar - Prej sot uji në Gostivar është i sigurt për pije, njoftoi në konferencë për media drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, shef i Shtabit kryesor për menaxhim me kriza. Paraprakisht për informacionet më të reja në lidhje me ujin për pije nga ujësjellësi i Gostivarit mbledhje mbajti Shtabi kryesor për menaxhim me kriza.
Gjenevë - Më shumë se 900 sulme ndaj institucioneve shëndetësore, punonjësve shëndetësorë dhe pacientëve janë regjistruar në zonat e konfliktit në mbarë botën që nga fillimi i këtij viti, që mesatarisht është më shumë se katër sulme në ditë, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Në këto sulme kanë humbur jetën të paktën 900 persona, ndërsa më shumë se 1.400 janë plagosur. Të dhënat e OBSH-së, të prezantuara në Gjenevë nga drejtori i agjencisë për operacione humanitare dhe menaxhim të katastrofave, Altaf Musani, tregojnë se pjesa më e madhe e sulmeve të raportuara kanë të bëjnë me Ukrainën, Libanin dhe territoret e pushtuara palestineze