• e mërkurë, 14 maj 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/23 prill/2025

Shkup  - Në Kuvend sot do të mbahet Konferenca ndërkombëtare "Ndërlidhja e politikës dhe praktikës: Përforcimi i mbikëqyrjes parlamentare në promovimin dhe mbrojtje e të drrejtave të njeriut". Siç ceket në paralajmërimin për ngjarjen, kjo konferencë ndërkombëtare është paramenduar që në një vend t'i mbledhë parlamentarët nacional, organizatat qytetare, përfaqësuesit qeveritarë dhe ekspertët ndërkombëtarë. Ajo ka për qëllim ta zhvendosë hendekun mes politikës dhe praktikës përmes krijimit të forumit tematik për dialog. Kjo do të sigurojë mundësi që të ndahen praktikat më të mira, të diskutohen sfidat dhe të zhvillohen rekomandimet të cilat do të mundësojnë dega ligjvënëse të luajë rol më aktiv në mbikëqyrjen e të drejtave të njeriut - përbërës thelbësor edhe për qasje të suksesshme në BE dhe për sundim të fuqishëm demokratik.

Shkup  - Forumi për Energjetikë dhe Teknologji ndërmjet Çekisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mbahet sot në Shkup.  Me ftesë të Asociacionit Çek të Teknologjisë së Minierave, zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti do të mbajë fjalim në Forum, i cili organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke.

Shkup  - Kryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, nga dje është për vizitë dyditore në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të realizojë takim pune me Gereth Tomas, ministër për Biznese, Eksport dhe Shërbime, takim me ministrin për Evropë, Stefan Doti, si dhe me Dejm Karen, i dërguari special i kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu janë parashikuar takime edhe me përfaqësues nga komuniteti i biznesit në Londër. Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transportit, tema e takimeve të punës është përforcimi i bashkëpunimit strategjik midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Shkup - Raportuesit për Dialogun Post-Monitorues të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Këshillin e Evropës sot do ta vizitojnë Kuvendin, ku do të takohen me kryetarin e Kuvendit, i cili është edhe kryetar i Komisionit Kushtetues, Afrim Gashi, si dhe me anëtarë të disa komisioneve dhe grupeve parlamentare si dhe të grupeve dhe organeve koordinuese parlamentare. Përfaqësuesit e Komisionit Monitorues të AP të Këshillit të Evropës do të takohen me anëtarët e Komisionit për Çështje Kushtetuese, Komisionit Juridik-Ligjvënës, kryetar i të cilit është Aleksandar Veljanovski dhe Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve, kryetar i të cilit është Dimitar Apasiev.

Shkup - Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot me fillim në orën 19 në Gjykatën themelore penale Shkup me dëshminë e të akuzuarit Ljupço Palevski. Seanca e kalaur u shty për shkak të mungesës së avokatit të Palevskit, Jovica Strashevski. Gjykatësi Ivica Stefanovski atëherë informoi se ka marrë parashtresë nga mbrojtësi i Palevskit, avokati Strashevski, me dokumentacion mjekësor dhe kërkesë për shtyrje. Gjykatësi theksoi se kjo është kërkesa e parë e tillë, por nëse prësëritet në të ardhmen do të emërojë avokat sipas detyrës zyrtare.

 Shkup  - Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në shkurt të këtij viti ka qenë 43 053 denarë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS). Në shkurt të këtij viti, në krahasim me shkurtin e vitit të kalur, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës është më e lartë për 9,6 për qind. ESHS sqaron se rritja ka të bëjë, para së gjithash, në rritjen e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Veprimtari lidhur me pasurinë e paluajtshme për 16,6 për qind, Industri përpunuese për 11,5 për qind dhe për arsim për 11,4 për qind.

Dibër  -  Ambasadori i Shqipërisë dhe ai i Italisë në vendin tonë, Denion Meidani dhe Paolo Palminteri dje kanë vizituar Dibrën dhe Gostivarin, njoftoi mbrëmë Meidani në Fejsbuk.  Në Dibër, ambasadorët u takuan me Kryetarin Hekuran Duka, me të cilin biseduan  për "sfidat dhe potencialin e projekteve zhvillimore që mund të mbështeten në nivel lokal".  Në Gostivar, në shoqërinë e Kryetarit Limani, ata i kanë vizituar Qendrën për Autizëm "Blue Puzzle" dhe Qendrën Rinore iCan - dy hapësira që frymojnë dashuri, përfshirje dhe përkushtim të vërtetë për fëmijët dhe të rinjtë. 

Shkup  - Paradite moti do të jetë me diell dhe me vranësira të matura. Pasdite i ndryshueshëm dhe i vrenjtur, në disa vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe dukuri të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 19 deri 26 gradë.

Gjenevë - Vendimi i administratës së Trampit që ta zvogëlojë ndihmës amerikane për zhvillim e ka detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të ristrukturohet. Shefi i OBSH-së, Tedros Ad'hanom Gebrejesus u ka thënë anëtarëve se organiztata përballet me hendek në pagat për vitin 2026-2027 nga 560 deri 650 milionë dollarë. "Rënia e papritur e të ardhurave na ka lënë një hendek të madh në pagat dhe nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç se ta ulim buxhetin e punës sonë dhe të fuqisë punëtore", thotë ai.

Romë - Për varrimin e papa Françeskut, pritet të shtunën në mëngjes në sheshin e Shën e Pjetrit në Vatikan të marrin pjesë mbi 200.000 njerëz, vlerësoi Komiteti për rend publik dhe siguri në mbledhjen me të cilën kryesoi ministri italian i Punëve të Brendshme, Mateo Pjantedosi. Në Romë pritet të arrijnë së paku 100 delegacione të huaja. Siç është paralajmëruar, shumica e delegacioneve të huaja do të arrijnë në Romë të shtunën dhe do të largohen gjatë ditës, përderisa presidenti amerikan, Donald Tramp pritet të arrijë në Romë të premten.

Nju Jork  - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh dënoi ashpër sulmin e djeshëm ndaj turistëve në pjesën indiane të Kashmirit, ku u vranë së paku 26 persona, tha zëdhënësi i tij. "Sekretari i Përgjithshëm thekson se sulmet ndaj civilëve janë të papranueshme nën asnjë rrethanë”, shtoi ai, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave në sulmin e armatosur. Militantët dje hapën zjarr ndaj turistëve në Pahalgam, rreth 90 kilometra nga Srinagar në territorin indian Xhamu dhe Kashmir dje, duke vrarë të paktën 26 persona.

Uashington  - Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio nuk do të marrë pjesë në bisedimet e sotme për paqen e Ukrainës në Londër, konfirmoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tami Brus tha se Rubio kishte qenë i zënë, raportoi DPA. "Në rastin konkret, ai nuk do të marrë pjesë në takimet në Londër”, tha ajo në një konferencë për shtyp, duke shtuar se “kjo nuk është një deklaratë për takimet, por një deklaratë për çështje logjistike në orarin e tij”. Brus shtoi se në takim do të marrë pjesë i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën, Kit Kellog.

Uashington  - Presidentri amerikan Doanld Tramp beson se SHBA-ja ec përpara drejt marrëveshjeve tregtare me Kinën, njoftoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë, transmeton DPA. "E pyeta çresidentin për këtë para se të dalim këtu. Edhe ai deshi që të ndajë me ju se punojmë shumë mirë në lidhje me marrëveshjen potenciale tregtare me Kinën", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit në konferencën për shtyp. Levit shtoi se administrata e vendos bazën për marrëveshje me Kinën dhe theksoi se administrata e Trampit, gjithashtu ka marrë 18 propozime tregtare nga mbarë bota.

QËNDRONI TË LIDHUR