• e diel, 09 gusht 2026
MIA Flesh

18:00/ 14 korrik/ 2026

Shkup -  Qeveria ka miratuar strategjinë për luftën kundër mashtrimeve dhe mbrojtjen e interesave financiare të BE-së për periudhën 2026 - 2030 Siç kumtoi Ministria e Financave, strategjia u hartua në përputhje me detyrimet e ndërmarra në kuadër të Programit Nacional për Miratimin e së Drejtës së BE-së (NPAA), në suaza të Kapitullit 32 – Kontrolli Financiar, i cili përfshin: kontrollin e brendshëm financiar publik, revizionin e jashtëm, mbrojtjen e interesave financiare të BE-së dhe mbrojtjen e euros nga falsifikimi dhe ka si qëllim të kontribuojë në përmirësimin e disiplinës dhe transparencës në drejtim të shfrytëzimit të mjeteve publike (mjeteve nacionale dhe mjeteve të BE-së), si dhe sigurimit të mbrojtjes së interesave financiare të BE-së në RMV.

Shkup - Në Kuvend sot u mbajt takim protokollar i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me ambasadorin britanik, Metju Loson. Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, në takim u konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat po zhvillohen rregullisht me një dinamikë në zhvillim. Gashi e theksoi veçanërisht bashkëpunimin në nivelin e kryetarëve të parlamenteve, duke iu referuar vizitës së tij zyrtare në Parlamentin Britanik vitin e kaluar. E theksoi rëndësinë e ndihmës së projektit për Kuvendin që kryhet përmes Fondacionit Vestminster për Demokraci dhe i cili i forcon funksionet e Kuvendit dhe Shërbimit.

Shkup – HRMV Infrastrukturë informon se pas përfundimit të punimeve ndërtimore në hekurudhën Shkup – Manastir – Zhabevë, në pjesën nga stacioni Bakarno Gumno deri te vendngarkimi „Nikolla Karev“, nga nesër, 15 korrik 2026, do të fillojnë të qarkullojnë trenat e udhëtarëve në relacionin Shkup – Manastir dhe Manastir – Shkup. Në relacionin Shkup - Manastir do të operojnë trenat: 641 (07.06) më 15.7.2026 dhe 645 (20.05) më 15.7.2026, ndërsa në relacionin Manastir - Shkup: 644 (18.22) më 15.7.2026 dhe 640 (03.10) më 16.7.2026

Dibër – Një banor 28-vjeçar nga fshati Sedllarevë ka ndërruar jetë pasi ka pësuar lëndime të rënda gjatë prerjes së drunjve në zonën e fshatit Molniçan i Epërm të Dibrës. “Dje, në orën 14:20, në Stacionin e Policisë në Dibër është raportuar se në zonën e fshatit Molniçan i Epërm të Dibrës, M.L. (28) nga fshati Sedllarevë, ka pësuar lëndime gjatë prerjes së drunjve”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme – Ohër. I lënduari është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë nga Spitali i Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Dibër drejt Spitalit Special për Ortopedi dhe Traumatologji „Shën Erazmo“ në Ohër, por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve. Vdekjen, pa shenja dhune, e ka konstatuar mjeku i spitalit.

Tiranë - Kryetari i Partisë Demokratike opozitare shqiptare, Sali Berisha, deklaroi se organizata ndërkombëtare e qendrës së djathtë IDC-CDI do të formojë grup pune për të mbledhur fakte rreth asaj që ai e quan "narko-shteti shqiptar dhe lidhjet midis qeverisë shqiptare dhe karteleve të drogës". Ai shtoi se propozimi i tij u miratua njëzëri gjatë Asamblesë së Përgjithshme të IDC – CDI, që u mbajt dje në Bruksel.  "Do të formohet grup pune, i cili do të përqendrohet në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në Shqipëri. Ai do të mbledhë fakte rreth narko-shtetit dhe lidhjeve të drejtpërdrejta të qeverisë shqiptare me kartelet e drogës dhe krimin", deklaroi Berisha, i cili është nënkryetar i IDC-CDI. Ai theksoi se në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme, e akuzoi qeverinë shqiptare për lidhje me grupe kriminale dhe ndikimin e tyre ndaj ekonomisë dhe politikës, duke e përmendur edhe pyetjen për “narko – euron”. 

Vilnus - Parlamenti lituanez sot miratoi programin qeveritar të prezantuar nga socialdemokrati, Mindaugas Sinkeviçius, duke e pranuar atë si kryeministër dhe anëtarët e qeverisë që ai propozoi.  Lituania, një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian që kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë, ndan pjesën më të madhe të PBB-së për mbrojtjen në Aleancë, e cila këtë vit arriti në rreth 5,33 për qind. Shtatëdhjetë e dy nga 141 anëtarët e parlamentit mbështetën programin e ri të qeverisë, 29 votuan kundër, ndërsa katër të përmbajtur. Përfaqësuesit e mbetur nuk ishin të pranishëm. Zgjedhjet e ardhshme në Lituani janë caktuar për në nëntor të vitit 2028.

Gjenevë – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot paralajmëroi se vëllimi i epidemisë së ebolës në Republikën Demokratike të Kongos mund të jetë dy deri katër herë më i madh se vlerësimet zyrtare, por vërejti se arrihet përparim për shkak të zbulimit të rasteve të reja.  “Sipas projeksioneve tona, vëllimi i epidemisë vlerësohet se është të paktën dy deri katër herë më i madh nga numri i rasteve të regjistruara”, deklaroi Çikve Ihekveazu, udhëheqës i Programit për raste urgjente të OBSH-së, duke shtuar se aftësia e organizatës të “zbulojë raste të reja rritet dhe përmirësohet për çdo ditë”.  Ai, gjithashtu, theksoi se OBSH ka marrë më pak se gjysmën e mjeteve të nevojshme për luftë kundër epidemisë së ebolës në Republikën Demokratike të Kongos dhe ju bëri thirrje donatorëve që të mos e lëshojnë vendin në fazën kritike të epidemisë. 

Bruksel – Disa njerëz humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në një kantier ndërtimi në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.  Autoritetet lokale nuk bënë të ditur numrin e saktë të viktimave, por kumtuan se po kërkohen gjashtë persona të zhdukur.  Kur shpërtheu zjarri në kantierin e ndërtimit ka pasur rreth 200 punëtorë.

Kiev – Rada Supreme ukrainase e pranoi dorëheqjen e kryeministres Julija Sviridenko dhe qeverisë. Dorëheqja ishte miratuar me 258 vota “për” dhe 226 vota “kundër”. Sviridenko në fjalimin e saj para parlamentit i falënderoi deputetët dhe shërbimet qeveritare për bashkëpunimin e tyre gjatë vitit të kaluar, presidentin Volodomir Zelenski, popullin ukrainas për besimin dhe punën e tyre të palodhshme dhe armatën ukrainase për mbrojtjen e Ukrainës.  Zelenski para dy ditëve propozoi ndërrimin e kryeministres Sviridenko, me sqarimin se Ukraina “e ndryshon strategjinë e saj politike”. Sviridenko po të njëjtën ditë dha dorëheqje. 

QËNDRONI TË LIDHUR