12:00/17 gusht/2026/
Shkup - Delegacioni qeveritar i përbërë nga ministrat e Mbrojtjes, Punëve të brendshme dhe Politikës Sociale, Vllado Misajllovski, Pançe Toshkovski dhe Gjoko Vellkovski, së bashku me delegacionin e Armatës, me nderime ushtarake vendosën kurora lushe në varret partizane në Shkup, në prag të 18 Gushtit - ditës kur u formua Armata e Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Nëpunës policorë dje arrestuan një qytetar të Manastirit për shkaktim të zjarrit.
Split – Në zjarri që përfshiu zonat Lokva Rogoznica dhe Omish të Kroacisë natën midis 13 dhe 14 gushtit, janë djegur plotësisht deri në 106 automjete, 28 shtëpi, shtatë ndërtesa tregtare, tre objekte hotelierike dhe gjashtë ndërtesa ndihmëse të shtëpive familjare, kumtoi sot prefekti i Qarkut Split-Dalmaci Blazhenko Boban.
Bruksel – Mëngjesin e sotëm filloi të bjerë shi në Belgjikën lindore, që u ofron ndihmë të konsiderueshme zjarrfikësve në shuarjen e zjarrit më të madh të regjistruar deri më tani në vend, i cili kërcënonte të përhapej deri në kufirin gjerman. Sipas të dhënave të Sistemit Informativ Evropian për Zjarre Pyjore, ky zjarr është më shumë se dyfish më i madh nga ai në vitin 2011, i cili kaploi afro 1.400 hektarë.
Moskë/Kiev - Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën dhe katër u lënduan në sulmet ukrainase me raketa në rajonin rus Belgorod, ndërsa të paktën shtatë persona u vranë dhe më shumë se 39 u plagosën në sulmet ruse në Ukrainë.
Madrid - Reali i Madridit është i interesuar ta nënshkruajë mesfushorin e Arsenalit, Martin Zubimendi, publikoi "TEAMtalk".