• e shtunë, 31 gusht 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/30 gusht/2024

Shkup  - Në kuadër të projektit "Siguria kibernetike rajonale në Ballkanin Perëndimor - ndërhyrje për Republikën e Maqedonisë së Veriut", të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, sot dhe nesër në Shkup do të mbahet seminar i grupit qeveritar multisektorial. Para ministrit të Transformimit Digjital, Stefan Andonovski do të prezantohet Propozim-versioni i standardeve minimale të sigurisë kibernetike që duhet të jenë të detyrueshme për institucionet qeveritare, me qëllim të fillimit të testimit të tyre në periudhën shtator - dhjetor të këtij viti, si dhe rekomandime për krijimin e politikave në fushën e sigurisë kibernetike.

Shkup  - Ministria e Administratës Publike (MAP) me mbështetjen e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), sot në Shkup organizon diskutim publik për propozim-ligjet në kuadër të fushatës "Të gjithë së bashku për administratë publike profesionale dhe cilësore" me pjesëmarrjen e administratës komunale. Siç është paralajmëruar, debatin publik me fjalime hyrëse do ta hapin ministri i Administratës Publike Goran Minçevi, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski dhe Orce Gjorgjievski, kryetar i BNJVL-së. 

 Shkup - Në kazermën "Ilinden" në Shkup, sot në orën 10:30 do të bëhet pranim-dorëzimi i donacionit të pajisjeve nga Republika e Turqisë për nevojat e Armatës. Në ngjarje fjalime do të kenë ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë të Armatës, gjeneralmajori Sashko Lafçiski dhe ambasadori i Turqisë, Fatih Ulusoj.

 Shkup  - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot është për vizitë pune në Komunën e Gjevgjelisë. Nikolloski, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë në hapjen e një tregu të ri në Miravci, ku do të japë edhe deklaratë për media.

Shkup  - Në Shkup sot do të mbahet edhe tryeza e rrumbullakët finale me temë mbeturinat dhe paketimi nga mbeturinat, situata në përballjen me të njejtën - riciklimi ose përpunimi konkret, përballë sasive që ende janë lëndë e a nulimit - hedhje e deponive në vend. Në ngjarjen që e organizon shoqata "4x4x4 Urat e Ballkanit" Shkup, është paralajmëruar prania e zëvendësministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska dhe Ana Karanfilova Maznevska, drejtuese e Sektorit për menaxhim me mbeturina.

 Shkup - Në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta.  Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata  për kalimin e kufirit, bëri të ditur LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.

Prishtinë - Ndihmës sekretari amerikan i NATO-s i angazhaur për operacione, TOmas Gofus deklaroi se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, posaçërisht në veri të vendit, të populluar me shumë serbe, mund ta rrisin rrezikun për dhunë, që e rrezikon sigurinë e të gjithë njerëzve në vend dhe i rrezikon ushtarët e KFOR-it, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Gofus në intervistën e djeshme për RTK-në, pas takimeve të djeshme në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, porositi se NATO mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së Kosovës dhe Ballkanit.

Brazilia  - Gjykata Supreme i ka bllokuar llogaritë bankare të interner kompanisë Starlink të miliarderit Ilon Mask, ndërsa rrjeti i tij social X është në prag të mbylljes në vendin amerikanojugor. Starlink është internet shërbim satelitor i kompanisë teknologjike Slejs Iks (SpaceX) - pjesë e perandorisë afariste në rritje të Mask, e cila e përfshin edhe gjigantin për automobil elektrik "Teslla".

Tel-Aviv - Së paku 16 persona janë vrarë në një operacion të madh ushtarak izraelit në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, njoftoi DPA duke iu referuar raporteve palestineze dhe izraelite. Sipas raporteve palestineze, shumica e viktimave ishin militantë. Ata janë vrarë që nga fillimi i operacionit në Xhenin, Tubas dhe Tulkarem, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në Ramallah.

Uashington  - Nënpresidnetja amerikane dhe kandidate presidenciale demokrate, Kamalla Haris, deklaroi se duhet të arrihet marrëvehsje për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës, njëkohësisht duke e cekur të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur dhe se populli palestinez pësoi shumë në këtë konflikt. Në intervistë për Si-En-EN, së pari pas pranimit të nominimit demokratik, Haris vlerësoi se administrata e presidentit amerikan, Xho Bajden ka arritur t'i ulë kalimet ilegale në kufirin meksikano-amerikan në muajt e fundit, si dhe ta "rikuperojë ekonominë" pas pandemisë së koronavirusit, përtfshirë edhe uljen e shkallës së papunësisë.

Uashington  - Kandidatja presidenciale demokratike, Kamala Harris ka një për qind avantazh para rivalit republikan Donad Tramp para zgjedhjeve në nëntor, tregon anketa më e re e gazetës "Uollstrit xhurnal" Sipas sondazhit, Harris ka mbështetje prej 48 për qind të votuesve, ndërsa Trampin e mbështesin 47 për qind. Fushata e Kamala harris dje ka publikuar se deri më tani ka grumbulluar 540 milionë dollarë në garën zgjedhore kundër rivalit republikan Tramp.

Bamako - Në përplasjen e një autobusi me një kamion dje në qendër të Malit, 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa 29 janë lënduar, prej të cilëve nëntë   janë në gjendje të rëndë, njofton Ministria e Transportit. Sipas Ministrisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 sipas kohës lokale në Komunën e Fanës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. 

Uellington  - Mbreti i popullit indigjen të Zelandës së Re, maorët, Tuhaitia Paki, ndërroi jetë sot në mëngjes në moshën 70 vjeçare, kumtoi zëdhënësi i tij. Ai tha se mbreti ishte në spital dhe po rikuperohej nga operacioni në zemër vetëm disa ditë pas festimit të 18-vjetorit të kurorëzimit të tij, transmetoi Si-EN-EN. Rrjeti televiziv kumtoi se mbreti i maorëve ka kancer dhe diabet.

QËNDRONI TË LIDHUR