• e premte, 20 shtator 2024
MIA Flesh

12:00/20 shtator/2024

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski mbrëmjen e djeshme në Budapest ka zhvilluar darkë pune me ministrat e Transportit të Belgjikës, Maltës, Greqisë, Gjermanisë dhe Qipros. Në takim ministrat diskutuan për zhvillimin e sektorit të transportit në rajon. Siç informojnë nga Ministria e Transportit, Nikolloski ka prezantuar prioritetet e vendit, me fokus të veçantë në ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10, si dhe lehtësimin e transportit dhe tregtisë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu u theksua rëndësia e ndërtimit të Korridorit 8. Në kuadër të takimit të sotëm ministror, ​​ministri Nikolloski do të zhvillojë takime pune me ministrin e transportit të Italisë, pastaj me ministrin e Hungarisë dhe Austrisë, si dhe me përfaqësues të BE-së ku do t'i prezantojë prioritetet e Maqedonisë.

Shkup – Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup do të marrë aparat rentgen mobil të ri, në kuadër të programit GGP të Ambasadës së Japonisë në vend, e cila është e dedikuar për grante të vogla për nevoja themelore të njeriut dhe siguri njerëzore. Marrëveshje për grant sot nënshkruan ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ambasadori i Japonisë në vend, Ocuka Kazuja dhe drejtori i KU për sëmundje të fëmijëve, Rexhep Memedi. Siç bëri të ditur sot Taravari në fjalimin e tij para nënshkrimit të marrëveshjes, me këtë aparat rentgen mobil të ri, do të avancohet qasja e pacientëve më të rinj për procedurat e nevojshme diagnostike.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot informoi se akseleratori në Shtip nuk është shfrytëzuar, ai është ende i paketuar. Nuk është keq, tha Taravari, të mendohet nëse mundet akseleratori të vendoset në përdorim kudo në ndonjë vend tjetër. "Dje isha në Spitalin në Shtip, e pyeta menaxhmentin ku është aparati. Për fat të keq, aparati ende nuk është Shtip, po ruhet diku, me siguri ende është i paketuar dhe as që është përdorur. Nuk është keq të mendohet për idenë nëse mund të vendoset në funksion kudo në ndonjë vend tjetër dhe pse në të vërtetë nuk është përdorur. Aty bunkeri nuk është gati që të shpaketohet aparati, i cili as që është hapur", tha ministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes për furnizim të rentgen aparatit mobil.

Shkup – Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për “balancuesin” ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se është i nxituar, por ai është vendim i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse, siç thotë “nuk na duhen situata të tilla të tensionuara”. Sipas Taravarit, koalicioni qeveritar ka pasur marrëveshje që të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë të të gjitha bashkësive, megjithatë jo vetëm përkatësi etnike, por edhe për kategori të tjera. “Gjykata Kushtetuese, për fat të keq, janë gjykatës të zgjedhur, edhe pse gjykatësit duhet të jenë neutral. Megjithatë, nuk mendoj se kemi nevojë për situata kaq të tensionuara në këtë moment. Përkundrazi, me VMRO-DPMNE-në, para se të fillonte koalicioni, kishim një marrëveshje që të merremi vesh për Ligjin për përfaqësim të trejtë të të gjitha bashkësive dhe më pas për ‘balancuesin’. Megjithatë, disi u nxitua. Dikush mund të ketë dashur të flasë për këtë dhe të defokusohet nga tema të tjera më të rëndësishme”, deklaroi Taravari, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit ndërmjet Ambasadës Japoneze dhe KU për Sëmundjet e Fëmijëve.

Shkup - Në periudhën prej 16-20 shtator të vitit 2024, Eko - Patrulla e NP “Higjiena Komunale” - Shkup ka përgatitur gjithsej 16 procesverbale edukative-informative për qytetarët dhe personat juridikë të kapur gjatë hedhjes në mënyrë të paligjshme të sasive të mëdha të mbetjes ndërtimore në sipërfaqet publike në komunat e Shkupit: Qendër, Gazi Babë, Çair, Karposh, Kisella Vodë dhe Aerodrom. Njëkohësisht, ekipet e Ndërmarrjes gjatë ditës së kaluar kanë hequr disa deponi të vendosura në rrugët Vojvoda Vasil Çakalarov në komunën Karposh dhe Cvetan Dimov në komunën Çair, si dhe në bulevardin Aradhat Partizane në komunën Qendër.

Shkup – Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raportit të fundit ka pasur gjithsej 1.490 thirrje në Numrin e Vetëm për Raste Urgjente 112. "Prej tyre thirrje ‘reale’ ishin 54,69 për qind, ndërsa 40,54 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente. Drejt Policisë ishin dërguar 71,60 për qind, drejt Ndihmës mjekësore urgjente 24,51 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 2,33 për qind të thirrjeve reale drejt 112", thuhet në kumtesë. QMK informon se gjatë 24 orëve të kaluara nuk ka pasur zjarre të regjistruara në vend të hapur në territorin e gjithë shtetit.

Shkup – Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit ka filluar gjykimi për vrasjen e dyfishtë ndaj minorenes Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi. Në bankën e të akuzuarve janë ulur i dyshuari kryesor Lupço Palevski, si dhe Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski. Gjykata në fillim të seancës së sotme nuk pranoi propozimin e Prokurorisë për përjashtimin e publikut.

Antalia - Modeli i ri i subvencionimit të fluturimeve ajrore përmes subvencionimit të linjave ajrore do të ketë ndikim të madh në rritjen e numrit të linjave ajrore, por edhe të destinacioneve nga aeroportet e vendit, thotë drejtori i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt. Me sa jam i informuar, ka shumë linja ajrore të interesuara që kanë aplikuar për thirrjen, por për momentin nuk mund të zbuloj saktësisht se cilat janë ato. Besojmë se do të ketë një efekt të madh në rritjen e numrit të linjave ajrore dhe destinacioneve të reja, pavarësisht nëse ato destinacione të reja do të jenë nga e njëjta kompani apo nga disa të ndryshme”, tha Kurt në përgjigje të një pyetjeje në konferencën e sotme të shtypit në Antalia ku TAV-i po rinovon aeroportin që menaxhon. Ai ka theksuar se para se të finalizohet thirrja publike, përfaqësuesit e TAV-it kanë pasur takime të rregullta me Komisionin nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Shkup - Më ftohtë gjatë mëngjesit ka qenë në Kodrën e Diellit, shtatë gradë, ndërsa në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Shkup, 16 litra për metër katror. Siç informojnë nga DPHM-ja, deri në orën 08:30 është matur 9 gradë në Berovë dhe Lazaropole, 10 në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, 12 në Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Ohër, 13 në Prilep dhe Manastir, 14 në Shkup-Zajçev Rid, Strumicë. Tetovë, Vinicë, Kavadar, 15 në Gjevgjeli, Shtip dhe Demir Kapi, si dhe 16 në Shkup, Petrovec dhe Veles.

Bruksel - Komisioni Evropian do t'i ndajë Ukrainës mbështetje shtesë në vlerë rreth 160 milionë euro që do ta ndihmojë vendin të mbulojë mbi 25 për qind të nevojave të saj për energji elektrike, paralajmëroi kryetarja e KE-së, Ursula Fon der Lajen e cila herët në mëngjes udhëtoi për vizitë në Kiev. Siç njofton raportuesi i cili në emër të Agjencisë Evropiane të Lajmeve (ENR), anëtare e së cilës është dhe MIA, po ndjek vizitën e Fon der Lajenit në Kiev, kryetarja e KE-së theksoi se sulmet e pamëshirshme ruse mbi infrastrukturën civile energjetike të Ukrainës kanë për qëllim të shkaktojnë dëme maksimale dy javë para fillimit të sezonit të ngrohjes.

Monte Karlo - Trajneri i Monakos, Adi Huter është i impresionuar nga fitorja ndaj Barcelonës mbrëmë në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve. Monako si vendas fitoi me rezultatin 2:1. "Ky ishte fillim perfekt. Fitore fantastike, fat për ekipin, fat për tifozët tanë dhe për klubin. Fillimisht, unë jam shumë krenar - posaçërisht për djemtë si Elise Ben Segir, i cili është 19-vjeç, Magnes Akliush, i cili për herë të parë ka luajtur në Ligën e Kampionëve, Lamine Kamara, i cili është 20-vjeç. Në këtë drejtim dëshirojmë të lëviz Monako. Kjo ishte ndeshja ime e parë në Ligën e Kampionëve, fitorja e parë dhe asnjëherë nuk do ta harroj. Ne e merituam fitoren", tha Huter për pres shërbimin e UEFA-s.

 

QËNDRONI TË LIDHUR