
15:00 / 26 shkurt / 2025
Shkup - Ministria aktualisht është duke realizuar hulumtim ku janë përfshirë të gjitha universitetet shtetërore dhe gjenerata e të diplomuarve në vitin akademik 2022/2023, për të parë nivelin e punësimit, gjegjësisht, nëse këta studentë tashmë janë punësuar dhe sa kohë pas diplomimit, nëse njohuritë dhe aftësitë e fituara janë të zbatueshme në vendin e tyre të punës, nëse janë të kënaqur me të ardhurat e tyre nga puna e tyre, etj. Kjo do të na ndihmojë të shohim më saktë se çfarë cilësie prodhojnë universitetet tona dhe çfarë duhet të ndryshojë. Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në eventin në Fakultetin Ekonomik në Shkup, ku u prezantuan rezultatet nga projekti "Skills4Justice", i cili trajton çështje që kanë të bëjnë me migrimin e popullsisë, dhe zbatohet në kuadër të programit Horizont të Bashkimit Evropian.
Shkup - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot në konferencën për media kërkoi përgjigje nga Qeveria nëse paratë e kredisë hungareze janë harxhuar ose harxhohen për ndonjë qëllim tjetër. Filipçe tha se te ata mbërrijnë informata edhe nga shumë banka dhe kompani. Informatat e bankave, sipas Filipçes janë se tani nuk mund të pranohen aplikime të kompanive për paratë e kredisë hungareze, sepse Qeveria nuk do të mund t'ua paguajë paratë si dhe numri i apkimeve është plotësisht i vogël.
Shkup - Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka përkujtuar figurën historike të shqiptarëve Adem Demaçin me rastin e datëlindjes së tij. Fetai ka shkruar se përkujtojmë me respekt dhe krenari lindjen e Adem Demaçit, simbolit të përpjekjes së pandalshme shqiptare për liri dhe vetëvendosje. Ai ka shkruar se me guxim të paepur, ai denoncoi padrejtësitë e regjimit jugosllav ndaj popullit shqiptar në Kosovë, duke u bërë zëri i palodhur i rezistencës kombëtare.
Shkup - Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot e promovoi zyrtarisht Portën lidhëse mes Bit Pazarit dhe Çarshisë së Vjetër, një projekt me rëndësi të madhe për identitetin urban dhe kulturor të qytetit. “Ky konstruksion modern i realizuar me çelik dhe xham, shërben si një hyrje funksionale dhe estetike, duke krijuar një lidhje organike mes dy hapësirave tregtare më të rëndësishme të qytetit. Përveç mbrojtjes ndaj kushteve atmosferike, ky investim pasuron karakterin urban të Çarshisë dhe ruan frymën e një pazari të gjallë e dinamik”, ka thënë Ganiu.
Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në konferencën për media deklaroi se votimi i fundit i rezolutës për Ukrainën në KB ka treguar qartë se politika e jashtme e Maqedonisë është pa busull, se vendimet merren në mënyrë impulsive dhe pa prioritete të politikës së jashtme. "Me këto vendime kaotike dhe vërtetë të pakuptueshme, Maqedonia po dërgon porosi se politika e saj e jashtme është improvizim. Për më tepër, qeveria e thelloi konfuzionin me atë që pranoi të jetë bashkësponsor i rezolutës amerikane dhe më pas votuam të përmbajtur. Për herë të parë një qeveri e Maqedonisë që bashkësponsorizon rezolutën, më pas nuk e voton atë", tha Filipçe.
Shkup - BE-ja dhe vendet anëtare i përkrahin reformat në gjyqësi, pasi pavarësia e gjyqësisë është një nga çështjet më të rëndësishme për inkuadrimin në BE, deklaroi ambasadori i Francës, Kristof Le Rigoler. "E dini se kjo është çështje nga sfera e politikës së brendshme, nuk është e jona të komentojmë. Megjithatë do të them se tema e pavarësisë së gjyqësisë nuk është kurrfarë sekreti, këto janë çështje kyçe kapitale, të cilat janë më të rëndësishme për hyrje në BE, çështje të cilat janë të vlefshme për BE-në dhe kjo përsëritit vazhdimisht. Dhe mendoj se të gjithë jemi dakord në kuadër të BE-së, por edhe ne në këtë tavolinë, se jemi të përfshirë në përkrahjen për reformën në gjyqësi", tha ambasadori Le Rigoler në pyetje të gazetarëve, se si i vlerëson ngjarjet aktuale në gjyqësi lidhur me propozimin për shkarkimin e prokurorit publik dhe për interpelancën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor në konferencë për shtyp me rastin e prezantimit të programit për shënimin e sivjemë të Frankofonisë.
Shkup - Në drejtim të përmirësimit të disponueshmërisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët, në sistemim "Termini im" është shtuar opsioni i verifikimit të numrit të telefonit. Kjo masë synon të sigurojë që pacientët në kohë të marrin njoftime për takimet e planifikuara dhe shërbimet e tjera shëndetësore, duke reduktuar në këtë mënyrë takimet e humbura, me çka optimizohet funksionimi i sistemit të kujdesit shëndetësor, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht, procesi akoma nuk është i detyrueshëm, por në periudhën në vijim do të bëhet i detyrueshëm gjatë vizitës te mjeku amë.
Shkup - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot në konferencën për media tha se votimi i fundit për rezolutat për Ukrainën në KB qartë tregon se politika e jashtme e Maqedonisë është pa busull, se vendoset në mënyrë impulsive dhe pa prioritete të jashtme politike. "Me këto vendime kaotike dhe me të vërtetë të pakuptueshme Maqedonia dërgon mesazh se politika e saj e jashtme është improvizim. Plotësisht Qeveria thelloi konfuzionin me atë që pranoi të jemi bashkësponsorizues të rezolutës amerikane, ndërsa pastaj votuam me abstenim. Për herë të parë një qeveri e Maqedonisë që bashkësponsorizon një rezolutë pastaj nuk voton për të njejtën", tha Filipçe.
Shkup – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot publikoi emrat e bartësve të mëparshëm dhe aktualë të funksioneve publike të cilët janë dënuar me gjoba në të holla për shkeljen e dispozitave të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Nga Antikorrupsioni njoftuan se në përputhje me nenin 98 nga Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave ka detyrim që publikisht t’i publikojë informacionet për kontrollet e kryera, procedurat e zbatuara dhe gjobat të cilat janë shqiptuar për shkeljet e kryera.
Shkup - Boris Trajkovski do të mbahet mend për përkushtimin dhe vendosmërinë e tij në momentet më të vështira për vendin. Angazhimet e tij për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin janë vlera që mbeten shembull për të gjithë ne sot, shkruan në postimin e tij në Fejsbuk, kryeministri Hristijan Mickoski. Kryeministri kujton se sot shënohet 21 vjetori i aksidentit tragjik të aeroplanit në të cilin humbi jetën ish presidenti Boris Trajkovski, bashkë me bashkëpunëtorët e tij dhe ekuipazhin e aeroplanit.
Shkup - Hekurudha e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport - SHA Shkup ka njoftuar se nga organizata e hekurudhave të Greqisë (OSE) kanë njoftuar se nga sot në ora 19, do të rivendoset trafiku hekurudhor në relacionin Selanik - Polikastro - Idomeni. Për shkak të punëve vijuese në rikonstruksion të infrastrukturës, në periudhën nga e enjta (27 shkurt) nga ora 18:00 deri të martën (4 mars) në ora 07:30, kjo pjesë e hekurudhës, thuhet në komunikatë, do t'i nënshtrohet aktiviteteve ndlrtimore shtesë.
Negotinë - Mjetet e siguruara përmes linjave të kreditit nga Hungaria shpenzohen për një qëllim të caktuar. Qeveria ka miratuar vendim që përcakton saktësisht mënyrat se si mund të shfrytëzohen këto mjete, ndaj nuk ka bazë për spekulime për shpenzime të papërshtatshme. Këtë sot e ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski në Negotinë, lidhur me akuzat e opozitës për keqpërdorim të mjeteve. Mickoski theksoi se opozita mund të thotë gjithçka, por për gjithçka që thuhet duhet të ekzistojnë dëshmi. "Edhe po të duam nuk mundemi, Qeveria solli vendim, janë përcaktuar mënyrat se si mund të shpenzohen mjetet e kredisë", tha ai.
Negotinë - Koalicioni i LSDM-së dhe BDI-së, i cili në shtatë vitet e fundit nuk ka zgjedhur mjete dhe mënyra që ta përulë dhe turpërojë Maqedoninë dhe të vetëpasurohet në kurriz të qyetarëve ka më së paku kredibilitet që të flasin për aktivitetin tonë ndërkombëar dhe lidhjet me admninistratën e presidentit Tramp. Këtë e ka theksuar kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gaztarëve për vërejtjet e sotme të liderit të LSDM-së opozitare Venko Filipçe se votimi i fundit për rezolutat për Ukrainën në Kombet e Bashkuara ka treguar se politika e jashtme e Maqedonisë është pa kompas dhe vendos pa prioritete të jashtme politike. Ai përkujtoi në akuzat e opozitës se janë anti-NATO dhe anti-Amerikë, gjegësisht se janë prorusë, ndërsa sipas Mickoskit, tani u pengon që janë bashkëpunimit jashtëzakonisht të mirë me administratën e re të presidentit Tramp.
Negotinë - Të gjithë ata që mendojnë se do t'i bashkojnë forcat në një kartel ka ligji dhe do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, porositi sot kryeministri, Hristijan Mickoski nga Negotina, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka zbuluar një bashkim kartelesh të disa supermarketeve, gjegjësisht dakordim të çmimeve të produkteve ushqimore dhe për të cilën është ngritur procedurë kundërvajtëse. Kryeministri Mickoski theksoi se në baza ditore është në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ministrin e Ekonomisë dhe Punës dhe Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe, siç tha, asnjëherë më parë terreni nuk ka qenë i mbuluar me inspektime dhe analiza dhe monitorim të qartë të gjendjes në zinxhirë, supermarkete, minimarkete etj.
Negotinë - Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se pret që të zgjedhet prokurori publik, i cili do të jetë mbrojtës i drejtësisë, e jo, siç tha "mbrojtës i qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së". Gjatë vizitës në Negotinë, kryeministri është pyetur se pse nuk është i kënaqur nga prokurori Lupço Kocevski dhe si i komenton akuzat e LSDM-së se gjyqësori po partizohet. "Ajo që LSDM-ja e mbron Kocevskin dhe BDI-ja është shkaku kryesor, kushti kryeor, ne të punojmë në kundërshtim me të. Kjo do të thotë se kemi sistem tërësisht të penguar, të partizuar, që ka për qëllim të jetë mbrojtësi i fundit, mburoja e fundit që para më shumë se tetë muaj shkoi në histori në skenën politike të RMV-së, e ajo është qeveria LSDM - BDI, edhe pse ato së bashku janë të majtë, funsionojnë shumë mirë dhe në mënyrë shumë efikase në opozitë dhe mendoj se edhe një kohë të gjatë kështu do të vazhdojnë të funksionojnë si koalicion", u përgjigj Mickoski.
Banja Llukë - Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik është shpallur fajtor para Gjykatës së BeH-së me akuzë për mosrespektimin e vendimeve të Kristijan Shmit, ndërsa ushtruesi i detyrës drejtor i "gazetës zyrtare" të Republikës Sërpska, Milosh Llukiq u lirua nga përgjegjësia. Bëhet fjalë për aktvemndim të shkallës së parë, i cili mund të ankimohet. Kuvendi i Popullit i Republika Sërpska në vitin 2023 miratoi ligj, sipas të cilit vendimet e përfaqësuesit të lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk do të publikoheshin në “Gazetën zyrtare” të RS-së dhe nuk do të zbatoheshin në këtë entitet.
Paris - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot i ka informuar liderët e vendeve anëtare të BE-së për vizitën e tij në Uashington në kuadër të përgatitjeve të Samitit të jashtëzakonshëm javën e ardhshme. “Përgatitje shumë e suksesshme për Samitin e jashtëzakonshëm më 6 mars ku do të vendosim për mbështetjen për Ukrainën dhe forcimin evropian në mbrojtje”, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta pas një video konference ku morën pjesë liderët e 27-të vendeve anëtare dhe kryetari i Komisionit Evropian. Koshta bëri thirrje për një Samit të jashtëzakonshëm javën e ardhshme kushtuar Ukrainës dhe sigurisë evropiane.
Stamboll - Delegacionet e Rusisë dhe SHBA-së nesër në Stamboll do të mbajnë takim, paralajmëroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov. Siç raporton portali ukrainas Meduza, bisedimet do të fokusohen në heqjen e pengesave në punën e misioneve diplomatike të të dyja vendeve. "Mendoj se rezultatet nga takimi qartë do të tregojnë sa shpejtë dhe në mënyrë efikase mundemi të avancojmë", tha Lavrovi.
Londër - Trajneri i Liverpulit, Arne Slot mori suspendim për dy ndeshje dhe gjobë prej rreth 80 mijë euro për sjelljen e tij në ndeshjen e anuluar të xhiros së 15-të të Premier ligës me Evertonin (2:2), njofton shërbimi për shtyp i Federatës angleze të futbollit. Holandezi katërdhjet e gjashtë vjeçar u gjobit për sjellje të pahijshme dhe fjalë fyese drejtuar gjyqtarëve pas ndeshjes. Vetë trajneri e ka pranuar fajin. Së bashku me Slotin do të s’kualifikohet edhe ndihmësi i tij Sipke Hulshof.
Doha - Zhvendosja e palestinezëve nga Rripi i Gazës në vendet e rajonit në vend se të zbatohet zgjidhje për dy shtete, vetëm do të vendosë bombë me sahat në marrëdhëniet palestonezo-izraelite, tha sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov. "Çështja e krijimit të një shteti palestinez është kyçe dhe nëse ka një përpjekje për të minuar këto vendime të Këshillit të Sigurimit dhe për të zëvendësuar krijimin e një shteti palestinez me zhvendosjen e palestinezëve në të gjtihë rajonin, kjo vetëm do të vendosë bombë me sahat, siç ka ndodhur disa herë gjatë dekadave të gjata të injorimit të kërkesave për zgjidhje për dy shtete", tha Lavrov në konferencën për media gjatë vizitës në Katar.
Phenian - Lideri koreanojugor Kim Jong Un bën thirrje në përforcim dhe modernizim të ushtrisë që të jetë e gatshme për luftë eventuale, bëri të ditur sot agjencia shtetërore koranoveriore e lajmeve. Gjatë vizitës në akademinë ushtarake Kang Kon, Kim e ka kritikuar menaxhimin e keq dhe gjendjen e objekteve arsimore, duke theksuar se shkolla nuk i plotëson qëllimet e partisë qeveritare për ndërtimin e ushtrisë moderne dhe të fuqishme.
Uashington - Maqedonia edhe këtë vit mbetet vend pjesërisht i lirë, tregon raporti i fundit i "Fridom haus" i titulluar si "Liria në botë 2025". Vendi, si edhe vitin e kaluar, ka një indeks të lirisë prej 67 nga njëqind pikë të mundshme. Rangimi i "Fridom haus" bazohet në dy kritere - të drejtat politike dhe liritë civile. Të drejtat politike vlerësohen me një indeks 28 nga 40 të mundshme, derisa liritë civile me 39 nga 60 pikë. Në raport theksohet se vendi vazhdon të luftojë me korrupsionin, ndërkohë që mediat dhe shoqëria civile marrin pjesë në një diskurs publik energjik, gazetarët dhe aktivistët përballen me presion dhe frikësim.
Uashington - Shtëpia e Bardhë ua ka hequr gazetarëve të drejtën e tyre pothujase shekullore për të vendosur se kush prej tyre do të raportojë për ngjarjet presidenciale, ndërsa presidenti Donald Tramp ka theksuar se tani ai vendos për qasjen e mediave. Zëdhënësja e Trampit, Kerolin Livit, në brifingun e sotëm paralajmëroi se Asociacioni i Pavarur i Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA) nuk do të ketë më "monopol" në përzgjedhjen e anëtarëve të "klubit të shtypit". Është një grup i vogël i gazetarëve që mbulojnë presidentin amerikan në hapësira shpesh të ngushta si Zyra Ovale dhe Er Fors 1, ndërsa më pas ndajnë pamjet me organizata të tjera mediatike.
Mançester - Trajneri i Mançester Sitit, Hosep Guardiola, ka komentuar politikën e transferimeve të klubit. "Sigurisht që na nevojiten transferime. Mendoj se Mançester Siti duhet të nënshkruajë me lojtarë, por në të njëjtën kohë ne duhet të mbajmë sa më shumë nga lojtarët që tashmë i kemi. Na duhet një përbërje pk më e zgjeruar. "Veçanërisht me Kupën e Botës për Klube që po afrohet", i tha Guardiola gazetarit Fabricio Romano. Pas 26 ndeshjeve, "Qytetarët" janë në vendin e pestë në renditjen e Premierligës me 44 pikë.
Moskë - Ekziston vetëdije se takimi mes presidentit amerikan dhe rus duhet të ndodhë, ndërsa përgatitjet janë duke u zhvilluar, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. "Ekziston mirëkuptim se duhet ruajtur dhe ka kuptim që duhet të përgatitet mirë. Ky është qëndrimi i dy presidentëve", theksoi ai. Ai shtoi se ende nuk ka detaje konkrete për takimin e tyre, por ajo përfundimisht duhet të ndodhë. Sipas tij, përgatitja vetëm se ka filluar.