MIA Flesh
- Shkup - Përparimi i bashkëpunimit dypalësh në bujqësi, rritja e shkëmbimit tregtar dhe proceset e integrimit evropian ishin temat kryesore të takimit mes ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, dhe ambasadores së Republikës së Sllovakisë, Iveta Hricova. Siç njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për zgjerimin e shkëmbimit tregtar me produkte të reja bujqësore dhe ushqimore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:55, 6 gusht, 2026
18:00/6 gusht/2026
Shkup - Ministri Agon Ferati mirëpriti sot ambasadoren gjermane në Maqedoninë e Veriut, Petra Dreksler. Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e përbashkëta për avancimin e proceseve që nxisin inkluzionin, barazi në mundësi, mirëbesimin dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme, theksohet në kumtesën e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe përkushtimit politik si faktorë kyç në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme - Byroja e Sigurisë Publike dhe Ministria e Financave - Byroja e Prokurimit Publik sot nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi që krijon një kornizë për promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë institucional, me qëllim rritjen e efikasitetit në shkëmbimin elektronik të të dhënave, organizimin e trajnimeve të vazhdueshme, si dhe zhvillimin e formave të tjera të bashkëpunimit brenda fushëveprimit të punës së Byrosë së Sigurisë Publike dhe Byrosë së Prokurimit Publik.
Shkup - Përparimi i bashkëpunimit dypalësh në bujqësi, rritja e shkëmbimit tregtar dhe proceset e integrimit evropian ishin temat kryesore të takimit mes ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, dhe ambasadores së Republikës së Sllovakisë, Iveta Hricova. Siç njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për zgjerimin e shkëmbimit tregtar me produkte të reja bujqësore dhe ushqimore.
Shkup - Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në institucionet shëndetësore ku pacientja S.M. është ekzaminuar, ka lindur dhe më pas është trajtuar, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Mbikëqyrjet u realizuan në Spitalin e Përgjithshëm Strumicë, Spitali Klinik Shtip, dhe Klinika Universitare e Neurologjisë. Inspektorët shqyrtuan evidencën shëndetësore dhe dokumentacionin mjekësor, ndërsa u morën edhe deklarata nga punonjësit shëndetësorë të përfshirë në trajtim.
Shkup - Lideri i LSDM-së Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp kërkoi reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme, për siç tha, incidentin e mbrëmshëm në Novo Sellë. "Sot jemi këtu në Novo Sellë për shkak të incidentit që ndodhi mbrëmë, i cili nuk duhej të ndodhte. U sulmuan fëmijë të vegjël që po tregonin të vërtetën, dhe e vërteta është se uji në Gostivar dhe në gjysmën e vendit është i ndotur dhe nuk është i pijshëm", tha Filipçe.
Dibër - Delegacioni i Komunës së Fushë Kosovës sot qëndron në Dibër, ku realizoi takim me kryetarin e komunës Fisnik Mela dhe kryetarin e Këshillit të komunës, Afrim Krkuti. Delegacionin e mysafirëve e ka udhëhequr Vlonjat Hasani, kryetar i Këshillit të komunës, ndërsa me të ishin edhe Ylber Kelmendi, përgjegjës për kulturë dhe Gëzim Zogjani për marrëdhënie juridike-pronësore. "Në takim është biseduar për përforcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy komunave, ndërsa në parim u dakordua edhe binjakëzimi i tyre", publikoi Komuna e Dibrës.
Strugë - Një shtetas gjerman, në mënyrë të paautorizuar me dron e ka filmuar karaullën e Armatës në fshatin e Strugës Radozdë, policia e ka arrestuar, kumtoi sot SPB Ohër. Sipas informatës, dje, në orën 14:30 në fshatin e Strugës, Radozhdë, u privua nga liria A.S.(56) nga Gjermania për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale "hyrje të paautorizuar në objekte ushtarake dhe bërje të skicave apo vizatimeve të objekteve ushtarake dhe mjeteve luftarake" sipas nenit 350 të Kodit penal.
Tiranë - Erik Vendt mori konfirmim edhe nga Senati amerikan për ambasador të ri të SHBA-së në Shqipëri. Tani, procedura e vetme zyrtare që mbetet është presidenti amerikan Donald Tramp ta nënshkruajë nominimin që Vendt të fillojë me punë në Shqipëri. Kandidimi i Vendt është votuar në seancë plenare të Senatit me 50 vota "pro" dhe 44 "kundër", pas mbështetjes së marrë paraprakisht në Komitetin për marrëdhënie të jashtme.
Bruksel - Deri tani nuk kemi marrë raporte për kalime të paligjshme të migrantëve, të cilët hynë masivishtë në Seutë, drejt Spanjës kontinentale, deklaroi sot zëdhënësi i BE-së, cituar nga mediat britanike. "Nga autoritetet spanjolle mësuam se deri tani kalimet e paligjshme drejt Spanjës kontinentale dhe Evropës janë parandaluar me sukses", deklaroi zëdhënësi në një konferencë për mediat.
Bruksel - Parlamenti i Hungarisë të martën, më 11 gusht, do të votojë për presidentin e ri të Republikës, edhe pse nuk ka kandidatë të nominuar. Ndërrimi i shefit të shtetit ishte një prej premtimeve të dhëna nga kryeministri Peter Magjar pasi që partia e tij Tisa fitoi në zgjedhjet e prillit pas 16 viteve sundim të ish-kryeministrit Viktor Orban, shkruan sot "Euronjus". Qeveria hungareze në korrik përdori një amandament kushtetues për ta hequr presidentin e Republikës, Tamash Shujok, të cilin kryeministri e quajti "kukull" të Orbanit.
Frankfurt - Banka Qendrore Evropiane (BQE) filloi procesin e ridizajnimit të kartëmonedhave, me qëllim që ato të jenë më të sigurta, më të qëndrueshme dhe më të arritshme për qytetarët. BQE ka paraqitur 10 propozime dizajni, për të cilat publiku mund të votojë deri më 21 shtator, ndërsa zgjedhja përfundimtare duhet të bëhet deri në fund të vitit.
Uashington - Pentagoni po përgatit një strategji të re bërthamore me qëllim që të jetë i përgatitur për një përgjigje ndaj sulmeve të mundshme nga Rusia ose Kina - deklaruan sot për televizionin En-bi-si (NBC) burime nga Ministria amerikane e Mbrojtjes, të njohura me çështjen.
Teheran/Muskat - Irani dhe Omani u dakorduan për kornizën për hapje të sërishme të ngushticës së Hormuzit, e cila do të zgjaste 60 ditë, ndërkaq do të kishte për qëllim ta kthejë qarkullimin detar, si dhe të fillojë biseda teknike për zgjidhje të përhershme në atë periudhë, deklaroi sot një funksionar i lartë i njoftuar me këtë çështje. Nëpunësi, i cili foli nën kushtin e anonimitetit, për Al Arabia dekalroi se marrëveshja e arritur për hapje të ngushticës së Hormuzit mund të publikohet në afat prej disa ditësh.
Sana - Të paktën 30 pjesëtarë të forcave qeveritare jemenase u vranë në sulmet e rebelëve jemenas Huthët ndaj kampeve ushtarake në provincat Marib dhe Hadramaut, deklaruan sot burimet qeveritare, transmetojnë mediat perëndimore. Burimet theksuan se numri i ushtarëve të vrarë mund të rritet. Huthët, të cilët që nga viti 2015 luftojnë kundër forcave qeveritare, kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana dhe pjesën më të madhe të veriut të vendit, si dhe portin Hodeida në Detin e Kuq.