• e diel, 09 gusht 2026
MIA FLESH

18:00/ 15 korrik/ 2026

Shkup – Kuvendi këtë pasdite, me 71 vota “pro” dhe 11 “kundër”, e miratoi Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Tarifën Doganore, i cili u shqyrtua në lexim të tretë, pasi më herët pa debat miratoi njëzëri një amendament për nenin 2 të paraqitur nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski, me të cilin hiqen fjalët: “ndërsa do të fillojë të zbatohet nga 1 korriku 2026”. Me këtë amendament u mundësua harmonizimi i hyrjes në fuqi të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Tarifën Doganore me fillimin e zbatimit të tij.

Shkup - Nesër është planifikuar të mbahet një seancë e Këshillit Ekonomik-Social (KES). Në rend të diteës masat për zbutjen e situatës me çmimet e ushqimeve dhe karburanteve nuk janë në rend të ditës, megjithatë, siç tha sot zëvendësministri i Ekonomisë Marjan Risteski, nuk përjashtohet që ato të diskutohen. "Për nesër është planifikuar një takim i Këshillit Ekonomik-Social, ku do të diskutohen disa pika. Një nga pikat është miratimi i një programi vjetor pune për KES-së, ndërsa nga ana e Ministrisë së Arsimit do të prezantojë ligjin e ri për arsimin e lartë. Do të ketë edhe disa pika të tjera", theksoi Risteski.

Shkup– Prokurorja Elena Zhakula deklaroi për mediat se Prokuroria do të paraqesë sot propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy bashkëshortëve të dyshuar për vrasjen e mjekut Aco Tërpkoski, i cili u vra më 21 mars 2024 në lagjen Autokomandë të Shkupit.

Londër - Ngushtica e Hormuzit mbetet "shumë e rrezikshme për tranzit të anijeve tregtare", njoftoi Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO), transmetoi sot agjencia Blumberg. Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare me seli në Londër, Arsenio Domingez, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit mbetet "shumë e rrezikshme për tranzit të anijeve tregtare" dhe shtoi se rreth 6.000 marinarë ende janë të bllokuar.

Kiev – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot ia ndau kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, Urdhrin e parë ukrainas të Evropës, për “kontributin e saj të jashtëzakonshëm personal në mbështetjen e rrugës strategjike të Ukrainës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.Gjatë ceremonisë me rastin e Ditës së Shtetësisë së Ukrainës në Kiev, Zelenski deklaroi se e ardhmja e Ukrainës “duhet të jetë paqësore dhe evropiane”, duke kujtuar se vendi i tij, në kulmin e sulmeve ruse ndaj Kievit në shkurt të vitit 2022, aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, publikoi Gardian.

QËNDRONI TË LIDHUR