• e martë, 17 nëntor 2026
MIA Flesh

18:00 / 9 shtator / 2026

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Shtip, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me shumën e shpenzuar për organizimin e ngjarjeve që lidhen me manifestimin e 35-vjetorit të pavarësisë së vendit, theksoi se e gjithë kjo i kushtoi buxhetit dhe qytetarëve zero denarë dhe të gjitha aktivitetet u organizuan nga kompani me përgjegjësi shoqërore. "Kam lajme të këqija për të gjithë ata që spekuluan, u ankuan, shpifën, përhapën informacione të rreme, ndërsa unë heshta. Nuk doja të flisja sepse po e lija gjithçka që ishte një moment vërtet të veçantë për qytetarët në ato qytete. Një ngjarje e tillë ndodhi këtu në Shtip. Lajmi i keq është se të gjitha këto ngjarje i kushtuan buxhetit zero denarë. Dhe të gjitha këto ngjarje i kushtuan qytetarëve dhe buxhetit zero denarë", ka thënë Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vënies në funksion të sallës sportive "Xhekson" në Shtip.

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski sot realizoi takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj. Në takimin bashkarisht u vlerësua se marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve krijojnë bazë të fortë për thellimin e bashkëpunimit në bujqësi, veçanërisht përmes transferimit të njohurive dhe përvojës kroate nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. "Kroacia tashmë e ka kaluar rrugën që po ecim dhe përvoja e saj mund të na ndihmojë të përgatisim më mirë institucionet dhe prodhuesit. Harmonizimi me rregulloret dhe standardet evropiane do të thotë prodhim me cilësi më të lartë, konkurruencë më të madhe dhe mundësi më të mira për plasimin e produkteve bujqësore të vendit në tregjet ndërkombëtare", theksoi ministri Serafimovski.

Shkup - Të ardhmen energjetike sot nuk do ta presim, por do ta ndërtojmë me dije, me partneritet dhe me punë që lë rezultate të qëndrueshme - deklaroi sot ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, Sanja Bozhinovska, në ngjarjen për realizimin e investimit të "Alkazar enerxhi" në ndërtimin e një parku me erë në Shtip. Sipas njoftimeve, parku me erë, për fazën e parë të të cilit është përmbyllur konstruksioni financiar në vlerë prej 180 milionë eurosh, pritet të përfundojë brenda tre vitesh. Investimi i përgjithshëm kap vlerën prej gati gjysmë miliardë dollarë, ndërsa prodhimi i pritshëm është një teravat-orë energji elektrike nga burimet e rinovueshme dhe do të mundësojë 300 vende pune.

Shtip - Shtipi nga sot ka një Qendër të re sportive-rekreative (QSR) "Xhekson". Qendra e re sportive për atletët dhe spektatorët është një investim që kushton më shumë se dy milionë euro, mjete të siguruara nga buxheti i shtetit. Me atë rast, sot, në hapjen ceremoniale të QSR "Xhekson" në Shtip morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, ministri i Sportit Borko Ristovski dhe anëtarët e Kuvendit të Maqedonisë, Nikolla Micevski dhe Dushko Ivanov. 

Shtip - Qeveria po përgatit një metodologji për të ruajtur të njëjtin çmim të energjisë elektrike, por po përpiqet që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të kenë edhe energji elektrike më të lirë, njoftoi sot gjatë vizitës në Shtip kryeministri Hristijan Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë rritje të çmimit dhe cila është pasqyra energjetike në vend. "Sa i përket energjisë elektrike, po përgatisim një metodologji që të përpiqemi, nëse asgjë tjetër, të paktën ta mbajmë të njëjtin çmim, ndërsa pse të mos përpiqemi edhe ta ulim çmimin", deklaroi Mickoski.

Prishtinë – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi se seanca e sotme konstituive e Kuvendit anulohet dhe do të vazhdojë më 11 shtator. Haxhiu theksoi se propozimi për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, të cilin Igor Simiq e përmendi si propozim në emër të popullit serb, është jokushtetues dhe në kundërshtim me rregulloren e punës. Ajo i kërkoi përfaqësuesit të Listës Serbe, Simiq, që ta tërheqë propozimin dhe ta harmonizojë me Kushtetutën e Kosovës dhe rregulloren.

Berlin - Një zëdhënës i qeverisë gjermane deklaroi se është anuluar telefonata e kancelarit Fridrih Merc me presidentin amerikan Donald Tramp me rastin e përvjetorit të 11 shtatorit. Ai nuk dha arsye për prolongimin e bisedës, vetëm theksoi se nuk është caktuar një datë e re. Pas fitores së partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në shtetin federal të Saksonisë-Anhalt, Tramp në "Trut sushëll" publikoi: "Partia populiste në Gjermani sapo pati një natë vërtet të madhe".

Teheran - Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit sot kumtoi se sulmet ndaj Jordanisë ishin "hakmarrje" për sulmet amerikane ndaj tankerëve iranianë. MPJ-ja iraniane thekson se SHBA-ja do të mbajnë pasojat e veprimeve të tyre armiqësore kundër Iranit. Në përgjigje të veprimeve agresive të SHBA-së kundër tankerëve iranianë, forcat e armatosura, në përputhje me të drejtën e tyre të lindur për mbrojtje legjitime, sulmuan bazat dhe objektet ushtarake amerikane të vendosura në Jordani, potencohet në kumtesën e MPJ-në iranane.

Damask - Të paktën 14 persona u vranë, ndërsa 11 të tjerë janë lënduar në një shpërthim në një vend të përdorur për magazinim të përkohshëm armësh në afërsi të qytetit sirian Sarmada, në provincën Idlib, publikoi sot televizioni shtetëror. Ministria siriane e Mbrojtjes publikoi se ushtarët ishin në mesin e të lënduarve, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile dhe zjarrfikësit janë aktualisht në terren, publikojnë mediat britanike. Shpërthimet e përsëritura penguan përpjekjet për të shuar zjarrin, ndërsa tymi i dendur ngrihej për orë të tëra.

Kiev - Të paktën dy persona u vrarë, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në sulmet me dronë rusë në Herson në afërsi të Detit të Zi, publikoi sot administrata ushtarake rajonale, transmeton DPA. Hersoni ndodhet në rrjedhën e poshtme të lumit Dniepër, i cili ndan trupat ruse dhe ukrainase në jug të Ukrainës.

QËNDRONI TË LIDHUR