• e martë, 27 gusht 2024
MIA FLESH

15:00 / 26 gusht / 2024

Shkup - Po, kam blerë valixhe të reja nga llogaria ime dhe mjete themelore për udhëtimin zyrtar, në mëynrë që të mund të udhëtoj dhe të marr pjesë në takime në momentin kur mbeta pa bagazh gjatë udhëtimit në Londër. Pjesa tjetër është manipulim i rëndë dhe gënjeshtër e plotë. Kështu sot ish-ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska u përgjigj ndsj akuzave të VMRO-DPMNE-së se ka shpenzuar para nga kartela zyrtare për nevoja personale.

Shkup - Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) paralajmëron se do të vazhdojnë kontrollet e jashtëzakonshme inspektuese në Shkup, pasi javën e kaluar te disa operatorë me ushqim u konstatuan mospërputhje sa i përket higjienës dhe nxjerrjes në qarkullim të produkteve të pasigurta.  Në të njëjtën kohë, thekson AUV-ja, kontrollet e rregullta kryhen në përputhje me Planin Vjetor. 

Shkup  - Ligji për rritje lineare të pensioneve është në përgatitje, që pensionistët të marrin rritjen prej 5.000 denarë, përkatësisht nga  2.500 denarë në shtator të këtij viti dhe në mars të vitit të ardhshëm, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

 Shkup - Moti nesër për një kohë të shkurtër do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa në periudhën më pas në orët e pasdites dhe të mbrëmjes kryesisht në zonat malore do të ketë shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima.

Shkup - Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, ka informuar se komisioni special për hetimin e rastit të arratisjes nga arresti shtëpiak të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, është duke punuar intensivisht dhe siç tha ajo, pritet së shpejti të dalë me një raport. Në deklaratë për mediat në pauzë nga seanca e sotme, Dameva tha se posa të konstatohet gjendja faktike, ajo menjëherë do të vendoset në seancë.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari beson se interpelanca për punën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, e dorëzuar nga partia politike e Majta, do të jetë e pasuksesshme, por thotë se megjithatë do të jetë një mundësi që opozita të bëjë një spektakël.

Shkup - Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme mori më shumë vendime mes të cilave për publikimin e shpalljes për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatave Themelore në Gjevgjeli, Radovish, Strumicë, Dellçevë, Berovë, Krushevë dhe Ohër. 

Shkup - Të gjithë meritojnë rroga më të larta, theksoi sot kryeminsitri Hristian Mickoski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve për kërkesën e mësimdhënësve për rroga më të larta se 12% dhe paralajmërimin për protesta të mundshme. Mickoski është decid se secili që punon në pajtim me Ligjin dhe Kushtetutën dhe mundohet, meriton rrogë më të lartë.

 Paris - Gjykata franceze i vazhdoi paraburgimin themeluesit të Telegramit, Pavel Durov, i cili të shtunën ishte arrestuar në aeroportin e Parisit për shkak të shkeljeve të pretenduara në lidhje me aplikacionin Telegram.

Solingen – Kancelari gjerman, Olaf Sholc, deklaroi sot se do të forcojë kontrollin e mbajtjes së armëve vdekjeprurëse, tre ditë pasi një terrorist islamik vrau tre persona me thikë në qytetin perëndimor Solingen, transmeton Hina. "Kjo është e nevojshme dhe do të ndodhë shumë shpejt, tha Sholc gjatë vizitës së tij në këtë qytet.

 Moskë - Rusia do të duhet të përgjigjet ndaj ndërhyrjes  së Ukrainës në rajonin perëndimor të Kurskutit, ndërsa ideja për armëpushim me Kievin nuk është më relevante, tha sot Kremlini, transmeton Hina.

QËNDRONI TË LIDHUR