• e enjte, 29 gusht 2024
MIA Flesh

09:00/29 gusht/2024

Zagreb - Kryeministri Hristian Mickoski sot është për vizitë të parë zyrtare në Republikën e Kroacisë, me ftesë të kolegut të tij kroat Andrej Plenkoviq, njofton raportuesi i MIA-s nga Zagrebi. Në Zagreb, kryeministri Mickoski prëveç me kryeministrin kroat, do të realizojë takim edhe me presidentin kroat Zoran Milanoviq dhe me kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Zhelko Peiner. Në fokus të bisedimeve do të jetë integrimi evropian i shtetit tonë, mbështetja kroate, si dhe sfidat e rrugës drejt integrimit të plotë të vendeve të Balkanit Perëndimor. Në takime pritet të bëhet fjalë edhe për mundësitë për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat, sidomos në pjesën e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar.

Shkup - Këshilli i Qytetit të Shkupit sot duhet ta mbajë seancën, në të cilën pritet që këshilltarët t'i mbështesin programet shtesë për punë të Higjienës komunale për punësim të rreth 120 personave dhe të marrin vendim për ridedikim të fondeve për NQP, me të cilat do të riparohen dhe do të vihen në funksion edhe 30 autobusë të tjerë.Kryetarja Danella Arsovska, më 22 të këtij muaji, në koordinim me grupet këshilldhënëse, prezantoi planin për dalje nga kriza në Qytetin e Shkupit, numrin e pamjaftueshëm të autobusëve, për shkak të së cilës duhet të presin më shumë se gjysmë ore dhe komente ka pasur edhe për higjienën në qytet.

Shkup - Pa ujë sot deri në ora 9:00 do të jenë një pjesë e përdoruesve të rrugës "Kozara", në Komunën Qendër. Siç njoftoi NP "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup, ndërprerja është për shkak të kryerjes së një intervenimi në lidhjen e gypit f-80 milimetra në rrugën "Kozra" nr. 26. Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë deri në rregullimin e defektit.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullimë, veçanërisht pasdite do të jetë i paqëndrueshëm në disa vende, lokale dhe në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri 34 gradë. UV indeksi do të arrijë 6. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil, sidomos pasdite kur në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të ulet deri 19, ndërsa maksimalja do të mbërrijë deri 32 gradë. 

Zagreb - Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq deklaroi se Kroacia nuk duhet drejtpërdrejtë të përfshihet në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, por se megjithatë mund t'i sigurojë Kievit ndihmë humanitare dhe pajisje ushtarake. "Kam bërë gjithçka dhe do të bëj gjithçka në të ardhmen për të parandaluar përfshirjen e ushtarëve kroatë në luftën në Ukrainë në çfarëdo mënyre, përfshirë edhe pjesëmarrjen në qendrat e trajnimit. Nëse dikush do t'i japë pajisje ushtarake armatës ukrainase, kjo nuk është kompetencë e imja dhe nuk do të ndërhyj në të", tha Millanoviq, ndërsa raporton portali Indeks.hr. 

Paris - Gjyqtarët hulumtues francez dje hapën hetim zyrtar kundër miliarderit të teknologjisë me prejardhje ruse Pavel Durov, pasi ai ka kaluar katër ditë në paraburgim si pjesë e hetimit mbi rolin e aplikacionit të tij për mesazhe Telegram në krimin e organizuar. Hapja e hetimit zyrtar në Francë kundër tij nuk do të thotë faj dhe nuk çon domosdoshmërisht në gjykim, por tregon se organet gjyqësore besojnë se ka material të mjaftueshëm për të vazhduar me hetimin e rastit. 

Nju-Jork - Zjarri izraelit ka goditur një automjet të KB-së në Gazë, pjesë e një karvani humanitar të koordinuar me autoritetet izraelite, njoftoi organizata botërore. Incidenti, në të cilin nuk ka të plagosur ose viktima, ndodhi dje, deklaroi zëdhënësi i KB-së dhe kujtoi ngjarjet e mëparshme të ngjashme. "Mbrëmë, një automjet humanitar i KB-së i identifikuar qartë, si pjesë e një karvani i cili ishte plotësisht i koordinuar me (forcat e armatosura izraelite) u godit dhjetë herë nga zjarri izraelit", deklaroi zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së Stefan Dizharik. 

QËNDRONI TË LIDHUR