• e diel, 09 gusht 2026
MIA Flesh

15:00 / 15 korrik / 2026

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski thotë se opozita do të vazhdojë të përhapë skenarë defetistë për atë se vendi është në krizë, se nuk ka para dhe thotë se ky është rezultat i politikës së tyre të papjekur, por se qëllimi i tyre si Qeveri është të bëjnë gjithçka që jeta e qytetarëve të jetë më e mirë. Ky, tha, përderisa ai është kryeministër, do të jetë prioritet dhe në atë drejtim do të lëvizin politikat e kësaj Qeverie. "Shikoni, supozoj se ata do të vazhdojnë në këtë mënyrë të zhvillojnë politikë. Ju kujtohet, ata flisnin se do të falimentojmë në vitin 2024. ja që nuk falimentuam. Më pas thonin se sigurisht do të falimentojmë në vitin 2025. Arritëm rezultat dhe rritje më të madhe historike. Tani përhapin tezë të nejjtë se këtë vit sigurisht do të falimentojmë. Ja, sërish kam lajmë të keq për ta: jo vetëm që nuk do të falimentojmë, por do të shohin gjithnjë e më shumë projekte të këtilla si ky, si realizohen dhe kështu deri në fund të mandatit të kësaj Qveerie, ndërsa më pas edhe pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kjo Qeveri do të fitojë dhe sërish do të jetë në pushtet", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Komunën e Sarajit.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se cili është komenti i tij lidhur me aktgjykimin lirues të dhënë për rastin "Talir", tha se VMRO-DPMNE ishte subjekt i përndjekjes politike dhe agresionit nga qeveria e mëparshme me raste të sajuara si "Talir 1" dhe "Talir 2". "Qëndrimi im është shumë i qartë. VMRO-DPMNE gjatë asaj periudhe kur ishte subjekt i persekutimit politik dhe do të thoja një lloj agresioni nga qeveria e mëparshme, shpiku raste që nuk ekzistojnë, siç janë 'Talir 1' dhe 'Talir 2'. Dje, gjykata më në fund dha një vendim në lidhje me partinë politike VMRO-DPMNE i cili është një vendim në përputhje me drejtësinë dhe gjithçka që përfaqëson pritjet e qytetarëve", theksoi Mickoski.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski nuk është optimist se do të arrijnë një marrëveshje me opozitën për miratimin e Kodit Zgjedhor, për të cilin afati skadon sot, por  përsëri i thirr përfaqësuesit e opozitës në përgjegjësi. Le të bien dakord, tha, për përmbajtjen e tij, në të cilin do të përfshihet edhe votimi i diasporës, dhe ai do të miratohet menjëherë.  Mickoski potencoi  se nuk janë të vërteta pretendimet e opozitës se Kodi Zgjedhor nuk është pjesë e agjendës së reformave dhe se këtë e konfirmoi edhe komisarja evropiane Marta Kos gjatë vizitës së saj të fundit në vend. Thotë se përfaqësuesit e opozitës po bëjnë gjithçka që të mos arrijmë ku duhet,  por se edhe me ta dhe pa ta,  Qeveria vazhdon t'i realizojë qëllimet strategjike, që është anëtarësimi i plotë i vendit në BE.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski thotë se qëndrimi i tij lidhur me çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme është i qartë dhe se kjo Qeveri ka mandat deri në vitin 2028, periudhë në të cilën qytetarët presin që pushteti t'i përmbushë premtimet që janë dhënë para zgjehdjeve. Por, thotë, çdoherë jemi të gatshëm t'i përgjigjemi sfidës për zgjedhje të parakohshme nëse sfidohemi për atë. "Opozita është e ngarkuar sepse shpesh tek ata punon Frojdi dhe ky është problemi më i madh që mendoj se për momentin e kanë. Qëndrimi im është i qartë se kjo Qeveri ka mandat deri në pranverën e vitit 2028. ne jemi të fokusuar në atë mandat dhe në atë të reflektojmë për atë që qytetarët e presin nga ne, përfshirë edhe projekte të këtilla kapitale", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Saraj.

Shkup - Zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski, sot e përsëriti qëndrimin e kryeministrit se, nëse konstatohet rritje e marzheve për produket të caktuara, fillimisht do të bisedohet me subjektet, ndërsa më pas, nëve vërtetohet se rritja është e pajustifikuar do të ndërmerren masa. "Edhe të dhënat vjetore nga Inspektorati i Tregut i përmbledhim dhe i analizojmë së bashku me Qeverinë. Do të shohim se cilat do të jenë masat e ardhshme. Megjithatë, atë që tha kryeministri do ta përsëris edhe unë: aty ku do të konfirmojmë se ka marzhe pak më të larta - jo kudo, diku ka edhe më të ulëta nga ajo që tregon analiza - fillimisht do të përpiqemi të bisedojmë, të shohim cila është arsyeja që i kanë rritur marzhet e tyre. Nëse konstatojmë se kjo nuk është bazuar, atëherë do të kemi edhe masa të caktuara që do t'i ndërmarrim - qoftë konkretisht ndaj tyre ose masa më të përgjithshme - do të shohim", tha Risteski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit të punës në Odën Ekonomike. 

Shkup -  Konkurrueshmëria, vlerat dhe siguria do të jenë tre shtyllat e presidencës irlandeze me Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2026, ndërsa zgjerimi mbetet ndër prioritetet e Dablinit dhe Maqedonia mund të llogarisë në mbështetjen irlandeze në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Këto ishin disa nga konkludimet e ambasadorit të Irlandës për Maqedoninë, me seli në Bukuresht, Brendan Uord, i cili sot në Kuvend prezantoi programin e presidencës irlandeze. Nga pala maqedonase, pjesëmarrësit në seancën e përbashkët të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit Kombëtar për Eurointegrime theksuan se është i nevojshëm përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët evropian, njohja e rezultateve reformuese të vendit dhe tejkalimi i bllokadave të lidhura me çështje bilaterale dhe historike. Në diskutim u theksua edhe nevoja për konsensus kombëtar për agjendën evropiane, si dhe vazhdimi i programeve evropiane për mbështetjen e lirisë së mediave dhe sundimit të ligjit.

Shkup - Shporta mesatare konsumatore është përpunuar, miratuar dhe pranuar nga Këshilli ekonomik- social, por të dhënat janë duke u harmonizuar me Entin Shtetëror të Statistikës. Pres që nëse harmonizohemi, të fillojmë ta zbatojmë nga shtatori, tha sot zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit të punës në Odën ekonomike, Risteski theksoi edhe një herë se shporta mesatare e konsumatorit nuk është ekuivalencë e shportës minimale të konsumatorit.

Shkup – Me një investim prej mbi gjashtë milionë euro të siguruara përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka filluar rregullimi i plotë i shtratit të Lumit të Thatë në Komunën e Sarajit. Projekti përfshin 12 kilometra nga fshati Bojanë deri në Gllumovë, ku lumi derdhet në Treska dhe do të zbatohet në faza deri në vitin 2029 me qëllim zgjidhjen përfundimtare të problemit rreth përmbytjeve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi vlerësoi se ky është një nga investimet më të rëndësishme të Komunës i cili i jep fund frikës shumëvjeçare nga përmbytjet e popullsisë lokale.

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, shënoi sot fillimin e punimeve për projektin kapital të rregullimit të shtratit të Lumit të Thatë në Komunën e Sarajit, për të cilin Ministria e Mjedisit ka siguruar 376 milionë denarë. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi si dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Ministri Hoxha vuri në dukje se rregullimi i këtij aksi me gjatësi prej pothuajse 12 kilometrash,  nga rruga për në fshatin Bojanë e deri në derdhjen në lumin Treskë pranë fshatit Glumovë - i jep zgjidhje të përhershme një problemi dhjetëvjeçar për mijëra qytetarë.

Shkup - Kuvendi e votooi rendin e ditës të mbledhjes së 111-të pas çka filloi parashtrimi i pyetjeve të deputetëve drejtuar kryeministrit dhe ministrave nga ana e deputetëve të opozitës. Paraprakisht, rendi i ditës i mbledhjes ishte plotësuar me propozim-ligje për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për standardin studentor, për supervizion të sigurimeve, për autokampe dhe për energjetikë në procedurë të shkurtuar. Deputetët nga opozita reaguan, sepse, siç thanë, teksti i propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për autokampe në procedurë të shkurtuar ishte dprëzuar dy orë para fillimit të mbledhjes, ndërsa teksti i propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për energjetikë iu dorëzua pardje.

Shkup - Ju inkurajoj ta votoni këtë rishikim të buxhetit, sepse aty parashihen edhe pagesat për bujqit tanë, porositi nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, i cili sot u përgjigj në pyetjet e deputetëve të parashtruara nga deputeti Borisllav Krmov nga E majta. Deputeti Krmov pyeti se deri ku është zgjidhur problemi i blerjes së qumështit në rajonin Pijaneçko-Malesheva dhe si do të zgjidhet problemi i importit të qumështit dhe qumështit pluhur, i cili krijon tepricë qumështi dhe e bën të pamundur blerjen e prodhimit vendas. Hoxha në përgjigjen e tij theksoi se rreth 1,3 miliardë denarë janë pagesa që do të bëhen menjëherë pas votimit të ribalancit të buxhetit dhe, siç tha ai, "ato kanë të bëjnë me qumështin e dorëzuar, bagëtinë e regjistruar dhe çështje të tjera të rregullta".

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot mori pjesë në sesionin plenar të Samitit të Ukrainës dhe Evropës Juglindore, të organizuar me rastin e Ditës së Shtetësisë së Ukrainës, informojnë nga MÇE. Në fjalën e tij, Sali theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdon të qëndrojë fuqishëm përkrah Ukrainës, duke riafirmuar mbështetjen për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të saj, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Shkup - Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj politikave në lidhje me çmimet e derivateve që synojnë një standard më të mirë për qytetarët, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas inspektimit të aktiviteteve për rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë në komunën e Sarajit. Duke iu referuar ndërhyrjeve të reja ushtarake në Gjirin Persik nga ana e SHBA-së dhe Iranit dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit, ai theksoi se po përballemi përsëri me sfida në lidhje me çmimet e derivateve.

Shkup - Jam i kënaqur nga dinamika e deritanishme për ndërtimin e rrugës ndërshtetërore nga Tetova deri në Prizren, ndërsa në fazën e ardhshme do të shkojmë në financim, theksoi ministri i Transportit dhe zëvendëskryeministër, Aleksandar NIkolloski në përgjigjen e pyetjes së parashtruar nga deputetja Rina Ajdari, në lidhje me paralajmërimin për ndërtimin e rrugës magjistrale nga Tetova deri në Prizren. Në mbledhjen e sotme të Kuvendit, ministri dhe zëvendëskryetari i Qeverisë, Nikolloski, paralajmëroi ndërtimin e një autostrade të re nga Bukojçani deri në Kërçovë dhe do të lidhet me autostradën Ohër - Kërçovë, projekt i cili, siç tha NIkolloski, mori të a.q. „no objection“ nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Shkup - Drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Goce Dimovski, sot zhvilloi një takim pune me Ahmet Sivri, drejtor i kompanisë turke "Sivriler Group", e cila po shqyrtonte mundësinë për realizimin të një investimi të ri në shtetin tonë. Në takim janë prezantuar mundësitë që ofrojnë zonat zhvillimore teknologjike industriale, kushtet për investim, si dhe mbështetja që DZZHTI siguron për kompanitë në çdo fazë të procesit të investimit. Siç shtohet në komunikatën e sotme, në kuadër të vizitës në ZZHTI - Shkup, përfaqësuesit e kompanisë u njohën me kapacitetet infrastrukturore dhe kushtet që u ofrohen investitorëve.

Shkup - Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për dukuri lokale të destabilitetit, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të prëforcuar, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Kumanovë - Në kazermën e Kumanovës "Boro Menkov", sot u mbajt ceremonia solemne e përcjelljes së Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG). Maqedonia dhe Kumanova për gjashtë vjet ishin nikoqire të Komandës së kësaj brigade, e cila tani do të zhvendoset në Republikën e Turqisë. Në ceremoninë solemne, para të ftuarve të shumtë, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, tha se sot përfundon me sukses një kapitull i rëndësishëm për Brigadën e Evropës Juglindore (SEEBRIG). "Gjashtë vjet arritje, besim të forcuar, partneritet dhe miqësi të reja e të qëndrueshme. Ky është SEEBRIG! Një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes, i ndërtuar mbi vlerat që i ndajmë të gjithë - besimin e ndërsjellë, partneritetin, solidaritetin dhe përgjegësinë e përbashkët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Evropën Juglindore", tha ministri. 

Ohër - Niveli i ujit të Liqenit të Ohrit sot gjendet në kuotën 693,72 metra lartësi mbidetare, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM). Kjo është për 14 centimetra mbi mesataren për korrik, të konfirmuar në 693,58 metra ose 62 centimetra mbi minimumin e lejuar (693,10).

Kiev - Ukraina sot shënon Ditën e Shtetësisë, ndërsa në Kiev po mbahet Samiti Ukrainë-Evropë Juglindore, në të cilin kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni, do të prezantojë iniciativa të reja mbrojtëse. "Do të prezantoj iniciativa të reja për integrimin e industrisë sonë mbrojtëse. Në mënyrë që të mund të prodhojmë më shumë dhe më shpejt", njoftoi Lajeni në platformën Iks pasi mbërriti në Kiev.

Gaza - Në sulmet e sotme izraelite ndaj Rripit të Gazës u vranë katër persona, mes të cil[ve edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, kumtuan autoritetet shëndetësore palestineze. Armata izraelite kumtoi se sulmi kishte në shënjestër një anëtar të Hamasit. Në sulmet e djeshme izraelite ndaj enklavës palestineve u vranë nëntë persona.

Uashington - Armata amerikane njoftoi se ka filluar valë të re të sulmeve ndaj Iranit në ora 6 sipas kohës lindore amerikane (mesditë sipas kohës së mesme evropiane). Objektiv i sulmeve është që në mënyrë shtesë të dobësohen kapacitetet ushtarake, të cilat forcat iraniane i kanë shfrytëzuar për sulm ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi Komanda qendrore e SHBA-së (CENTKOM) në platformën "Iks". Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars njoftoi se 13 raketa amerikane mbrëmë goditën një kazermë të forcave tokësore në qytetin jugor iranian Bampur, me ç'rast u vranë shtatë ushtarë.

QËNDRONI TË LIDHUR