• e mërkurë, 28 gusht 2024
MIA Flesh

15:00 / 26 gusht / 2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot deklaroi se interpelanca për të nuk është politikisht përmbajtësore. Duke folur për disa vërejtjet dhe shkrimet në media për të gjatë periudhës së kaluar, por edhe pohimet në vetë kërkesën për interpelancë, tha se nuk ka bërë kurfarë shkelje të sekularitetit, si dhe se nuk ka kërkuar nga askush të shkilen ligjet ndërkombëtare apo vendore. "Nga askush asnjëherë nuk kam kërkuar të shkelë ligje", deklaroi gashi në brifingun e parë me gazetarë pas marrjes së funksionit kryetar i Kuvendit, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me rastin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me udhëtimin e tij privat me automjete zyrtare në një dasëm në Kosovë.

Shkup - Projekt agjenda reformuese për periudhën 2024 - 2027 sot u prezantua nga kryeministri Hristian Mickoski dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani në konferencën e përbashkët për shtyp në qendrën mediatike të Qeverisë. "Qeveria është tërësisht e përkushtuar në relaizimin e qëllimit tonë strategjik për integrim të plotë në BE. Në këtë proces jo vetëm që e shohim të ardhmen e shtetit tonë si anëtare e barabartë në BE, por edhe si shtet modern ekonomik stabil dhe prosperues i cili i ka përmbushur standardet më të larta evropiane. Vizioni ynë për "Maqedoni sërish tënden" moderne është bazuar në parimet e inkluzivitetit, sundimit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik që do të na mundësojnë të jemi partner i barabartë në familjen evropiane. Sot ua prezantoj Projekt agjendën reformuese për periudhën 2024 - 2027, e cila është rezultat i përpjekjeve tona të përkushtuara për ta avancuar rritjen ekonomike, stabilitetin e vendit tonë në kuadër të Planit për rritje për vendet nga Ballkani Perëndimor", tha Mickoski.

Shkup - Në shtatë vitet e fundit janë hapur numër më i vogël i vendeve të punës. I gjithë kuadri profesional për shkak të pamundësisë së punësimit dhe hapjes së konkurseve për punë, ka ikur anash dhe i gjithë kuadri profesional është jashtë shtetit, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, duke theksuar se tashmë janë duke bërë një analizë funksionale se çfarë është më e nevojshme si kuadër profesional.  Pasi të bëhet analiza në vitin 2025, Ljutkov njoftoi se do të hapen pozicionet ekzistuese të punës.

Shkup - Më vjen keq që ministrja paraprake e Kulturës guxoi të dalë dhe t'i mohojë konstatimet për keqpërdorime të parave buxhetore, sepse me këtë e mohon institucionin të cilin e ka udhëhequr. Ka shumë keqpërdorime jo vetëm në pjesën e shpenzimit të parave të popullit në kartelën zyrtare, por ka edhe abuzime të mëdha dhe punë joligjore edhe në pjesën e investimeve kapitale. Ngadalë do të dalin në pah", deklaroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.

Shkup - Në gjendje katastrofike është stacioni i filtrimit "Taor", e cila i mbulon komunat Petrovec, Ilinden dhe Gazi Babë dhe pëfshin ujëra prej rreth 6.600 hektarë përmes 150 kilometrave rrjet i hapur kanalizimi, vlerësoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Shkup - Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ka dërguar apel pas aktvendimit të Gjykatës Administrative lidhur me opinionin e Komisionit, me të cilin u vërtetua diskriminim nga ana e Këshillit për prokurorë publik ndaj prokurores Lençe Ristoska.

Shkiup - Në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton LAMM.  Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, por intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Shkup - DPHM informon se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga lindja, ditëve në vijim në orët e pasditesdhe të mbrëmjes do të ketë dukuri të destabilitetit me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Posaçërisht proceset do të jenë më intensive të enjten dhe të premten kur në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të përforcuar dhe dukuri lokale të motit të lig me reshje intensive të shiut të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe breshër.

Shkup - Në vijim  është aplikimi për shujtën e subvencionuar të studentëve. Thirrja vlen edhe për brucoshët potencialë të cilët prej më 20 shtator do të fitojnë statusin e studentit të rregullt, njoftuan sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.  Ata theksojnë se afati për aplikim zgjatë deri më 5 shtator. 

Veles - Në zjarrin pyjor në fshatin Stepanci, në të cilin digjet një pyll i përzier prej të shtunës, që nga mëngjesi i sotëm përveç nga toka, për shuarjen e tij është përfshirë edhe një “er-traktor” i Qendrës për Menaxhim me Kriza. Në shuarjen e tij, përveç punonjësve të Ekonomisë Pyjore  “Babuna” të cilët janë në terren që nga e shtuna, janë përfshirë edhe pjesëtarë të Armatës, nga MPB, SPB Veles, të punësuarit në Komunën e Çashkës dhe popullata lokale.

Tiranë - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti mori pjesë në Konferencën e ambasadorëve në Tiranë, të organizuar nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ku prezent ishin politikanë shqiptarë nga vendet e rajonit. Gjatë panelit me temë “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit”, zëvendëskryeministri i parë Mexhiti ndau pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, ku theksoi rëndësinë e ndryshimit të shumëpritur që solli krijimi i qeverisë pa BDI-në, një parti që për 22 vjet kishte monopolizuar politikën shqiptare, ndërsa partitë maqedonase ndryshoheshin vazhdimisht, duke nënvizuar se BDI-ja kishte ngulfatur skenën politike dhe pengonte çdo përpjekje për ndryshime pozitive për shqiptarët.

Paris - Socialistët dhe të gjelbrit francezë vendosën të mos i vazhdojnë bisedimet me presidentin Emanuel Makronin për formimin e Qeverisë së re në Francë dhe në vend të kësaj u bëri thirrje mbështetësve të tij për protesta të qeta.   "Nuk do t'i vazhdojmë këto konsultime të rrejshme me presidentin i cili edhe ashtu nuk ndëgjon dhe është i fiksuar pas kontrollit. Ai nuk kërkon zgjidhje, por përpiqet të pengojë", tha kryetarja e partisë së të Gjlebërve, Marin Tondelier, njoftojnë mediat britanike.

Pekin - Këshilltari për siguri nacionale i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Saliven, sot arriti në Pekin, në tentim për t'i përmirësuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës, që ishin vënë nën test serioz gjatë mandatit të presidentit amerikan, Xho bajden, lajmërojnë mediumet amerikane. Saliven deri më ta shpesh herë ka biseduar me përfaqësues të lartë të Partisë komuniste për politikë të jashtme, në tentim që të tejkalohen dallimet mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Moskë - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov deklaroi sot se raportet mes Moskës dhe Parisit janë në nivelin më të ulët. "Marrëdhëniet mes Moskës dhe Parisit janë në nivelin më të ulët, ndër të tjera për shkak të qëndrimit që Parisi e ka marrë për çështjet për lirinë e shprehjes, lirinë e përhapjes së informacioneve dhe në përgjithësi për respektimin e profesionit të gazetarëve shumë para ngjarjeve aktuale", tha ai në konferencën për shtyp në Moskë, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me arrestin e themeluesit të Telegramit, Pavel Durov në Francë, transmeton agjencia shtetërore ruse e lajmeve.

Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski premtoi se Kievi do t'i përgjigjet serisë së sulmeve të reja ruse gjatë natës së kaluar, në të cilat jetën e humbën së paku katër persona, ndërsa 16 u lënduan. "Rusia sulmoi mbi 90 caqe në sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës", tha Zelenski, transmeton BBC. "Pa dyshim do t'i kundërpërjgigjemi Rusisë për këtë dhe të gjitha sulmet e tjera. Krimet kundër njerlzimit nuk mund të mbeten të pandëshkuara", tha Zelenski në rrjetet sociale.

Kiev - Kryeministri ukrainas Denis Shmigal deklaroi se vendi i tij ka nevojë për 15 miliard dollarë shtesë për të mbuluar deficitin buxhetorë për vitin 2025, raportojnë mediat britanike.  Sipas tij, deficiti buxhetor i vendit është 35 miliardë dollarë, ndërsa planifikohet mbulimi prej 20 miliardë dollarë.  Të dhënat qeveritare tregojnë se këtë vit, deficiti buxhetor është 38 miliardë dollarë. 

Dibër - Sportisti nga Dibra, Jon Batku i cili jeton dhe vepron në Zvicër zviceran ka arritur sot të thyejë rekordin botëror në "sit-ups"  që deri më tan e ka mbajtur David Begiashvili nga Gjeorgjia,  i cili në vitin 2011 brenda 30 minutave kishte bërë 1430 sit-ups kështu duke mbajtur rekordin botëror në kategorinë e meshkujve.

QËNDRONI TË LIDHUR