• e diel, 06 shtator 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/7 gusht/2026

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në vendin tonë, Iveta Hricova. Siç informojnë nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, në takim është disksutuar bashkëpunimi i afërt tradicional dhe miqësor mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë, me theks të veçantë në dialogun e vazhdueshëm politik dhe mbështetjen sllovake për integrimet evropiane të vendit tonë. Gashi shprehi falënderim për mbështetjen parimore nga Sllovakia në procesin e inkuadrimit drejt Bashkimit Evropian, si dhe për mbështetjen përmes Grupit të Vishegradit në promovimin e politikës së zgjerimit dhe perspektivës evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Shkup  - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi informoi se sot e nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor.  "Sot, në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjet në fuqi, nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026. Pres nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i Bërvenicës dhe të gjitha organet e angazhuara për zbatimin e këtij vendimi, ta zhvillojnë procesin zgjedhor me profesionalizëm, paanshmëri dhe në respekt të plotë të ligjit dhe procedurave", shkroi Gashi në profilin e tij në Fejsbuk.

Shkup  - Të dhënat më të fundit zyrtare nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se në korrik të vitit 2026 inflacioni në nivel mujor ishte 0,1 për qind, gjë që konfirmon se lëvizjet e çmimeve mbeten stabile, pa goditje të konsiderueshme në treg, theksojnë nga ministria resore dhe shtojnë se treguesit zyrtarë nuk tregojnë nevojën për futjen e masave të reja ndërhyrëse. "Ministria e Ekonomisë dhe Punës vazhdon t’i ndjekë me kujdes lëvizjet e çmimeve përmes të dhënave zyrtare statistikore, por edhe përmes analizave të çmimeve të blerjes dhe shitjes, si dhe marzheve të fitimit bruto. Paralelisht, Inspektorati Shtetëror i Tregut vazhdon me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara inspektuese për të parandaluar keqpërdorimet eventuale dhe rritjet e pajustifikuara të çmimeve. Aktualisht, treguesit zyrtarë nuk tregojnë nevojën për futjen e masave të reja ndërhyrëse, pasi lëvizjet e çmimeve janë stabile, ndërsa në kategorinë më të rëndësishme – ushqimet – tashmë për të dytin muaj radhazi po shënohet ulje e çmimeve", thonë nga Ministria.

Shkup - Të dhënat e publikuara të Entit Shtetëror të Statistikave për nivelin e inflacionit në korrik 2026 krahasuar me korrikun 2025 janë një tregues tjetër që konfirmon politikat e krijuara dhe të zbatuara nga Qeveria dhe tregon për stabilizimin e rrjedhave ekonomike dhe ruajtjen e trendeve pozitive në ekonomi, deklaroi Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në një postim në Fejsbuk. Sipas të dhënave më të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave, inflacioni vazhdon trendin e tij në rënie dhe në korrik arriti në 2,3 për qind në nivel vjetor. Në prill 2026, inflacioni në nivel vjetor ishte 5,7 për qind, në maj 4,8 dhe në qershor 3,4 për qind. Një ngadalësim i rritjes së çmimeve u vu re edhe në bazë mujore në pothuajse të gjitha kategoritë e produkteve dhe shërbimeve, me përjashtim të transportit.

Shkup  – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në mbledhjen e sotme të 11-të, miratoi një Vendim për plotësimin e vendimit për ndarjen e mjeteve për komisionet komunale zgjedhore, për kompensimin e këshillave zgjedhore dhe komisioneve komunale zgjedhore në komunat me llogari bankare të bllokuara. Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, sqaroi se plotësimi i referohet vendimit të miratuar më parë për financimin e kompensimeve për zbatimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2025 dhe zgjedhjeve të përsëritura për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, të mbajtura në janar të vitit 2026.

Shkup  - Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin korrik të vitit 2026, krahasuar me muajin qershor të vitit 2026, është 0,1 për qind. Rritja e kostos për jetesë në muajin korrik të vitit 2026, krahasuar me muajin qershor të vitit 2026, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 4,4 për qind.  Rekracion, sport dhe kulturë për 2.6 për qind, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse për 0.9 për qind, Restorante dhe shërbime për akomodim për 0.7 për qind, Shërbime për arsim për 0.3 për qind, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0.1 për qind.

Shkup  - Gjithsej shtatë zjarre në hapësirë të hapur janë regjistruar sot në të gjithë vendin deri në orën 13:00. Dy janë aktualisht aktivë, dy janë nën kontroll dhe tre janë shuar, njoftoi sot pasdite Qendra për Menaxhim me Kriza.  Nga zjarret aktive, njëri është në zonën e fshatit Mogillë, ku po digjet vegjetacion i ulët. Tjetri është në territorin e komunës Dollnen, në rajonin e fshatit Ropotovë.  Nga zjarret në kontroll, njëri është në një deponi në komunën Dellçevë, ndërsa tjetri në vendin e quajtur "Stojanova Nasellba" në rajonin e fshtit Greshnicë, komuna Makedonski Brod, ku janë djegur vegjetacion i ulët, pyll i degraduar dhe shkurre. 

Kumanovë - Në Komunën e Kumanovës janë parashtruar 160 kërkesa dhe njoftime nga qytetarët dhe subjektet juridike për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga moti i lig që e kaploi qyttein më 20 korrik, informuan sot nga Komuna. Nga atje kumtuan se pjesa më e madhe e paraqitjeve kanë të bëjnë me fasada të dëmtuara, çati të çrrënjosura të shtëpive familjare dhe ndërtesave banuese, dëmtime të çative dhe drunj të rënë. Janë paraqitur edhe dëme nga vërshimet me ujëra atmosferike të cilat hynë në objekte nga rrugët dhe trotuaret, si dhe dëmtime të të mbjellave bujqësore.

Tiranë  – Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 30 zjarre, prej të cilëve tetë janë ende aktivë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.  “Në shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operative, në koordinim me Agjencinë Kombëtare për Mbrojtje Civile, prefekturat, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe forcat e armatosura. Në mbështetje të operacioneve janë përfshirë edhe 110 pjesëtarë të forcave të armatosura, tre helikopterë dhe një aeroplan “Er Traktor”, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes. 

Bruksel  – Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, deklaroi sot se çdo sulm i ri rus ndaj Ukrainës është një arsye shtesë që Evropa të rrisë presionin ndaj Moskës. Kallas në Iks shkroi se Bashkimi Evropian, si përgjigje ndaj serisë së fundit të sulmeve ajrore ruse, ka miratuar sanksione të reja kundër pesë personave të lidhur me kompleksin ushtarako-industrial rus.

Paris  - Çmimet botërore të ushqimeve u rritën në korrik në nivelin e tyre më të lartë në më shumë se tre vjet për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe përshkallëzimit të konflikteve në Detin e Zi dhe Gjirin Persik, kumtoi sot Organizata për ushqim e Kombeve të Bashkuara (FAO). Indeksi i çmimeve të ushqimeve (FFPI), i cili ndjek ndryshimet mujore në çmimet e produkteve ushqimore të tregtuara në të gjithë botën, qëndroi në 131.1 në korrik, nga 130.3 pikë në qershor dhe niveli më i lartë që nga janari 2023.

Kiev  - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka rënë në vendin e gjashtë në listën e besimit tek figurat më kryesore në vend, sipas një hulumtimi nga Instituti "Socis" i publikuar pas protestave të shkaktuara nga shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes, Mihajlo Fedorov.  Vetëm 18 për qind e të anketuarve deklaruan se kanë besim të plotë te Zelenski, ndërsa 24,5 për qind të tjerë i besojnë atij pak ose deri disi. Rreth 17 për qind e të anketuarve shprehën pak besim tek ai, ndërsa 37 për qind deklaruan se aspak nuk i besojnë.

Kiev  - Përballimi i numrit në rritje të ushtarëve që mungojnë pa dashje duhet të jetë përparësia e parë e reformës së mobilizimit në Ukrainë, tha ish ministri i Mbrojtjes Mihailo Fedorov gjatë një podkasti mbrëmë. Fedorov tha se më shumë se 200,000 pjesëtarë të armatës aktualisht janë të listuar si të munguar pa dashje, duke e quajtur këtë një nga sfidat më serioze me të cilat përballet personeli ushtarak i vendit.

Seuta – Kryeministri spanjoll Pedro Sançez sot do të kryesojë ne një takim të jashtëzakonshëm koordinues me disa ministra, ku do të diskutohet situata në Seuta pas fluksit masiv të migrantëve nga Maroku javën e kaluar. Takimi do të zhvillohet përmes videokonferencës, ndërsa Sançez do ta udhëheqë atë nga rezidenca shtetërore La Mareta në ishullin Lanzarote, publikoi EFE.

QËNDRONI TË LIDHUR