
09:00/25 prill/2025
Shkup - Ambasadori i Katarit në vend, Sheik Jasim Bin Hamad Al-Tani sot do të qëndrojë për vizitë në Kuvend. Siç informojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, Al-Tani do të realizojë takim lamtumire me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
Shkup - Ministri aktual i Shëndetësisë dhe lider i krahut të ASH-së, Arben Taravari, vlerëson se ka reagime emocionale midis partive partnere në koalicionin VLEN pas vendimit të tij që ASH-ja në zgjedhjet lokale të ketë listat e veta të këshilltarëve. Ndërsa sipas Tarvarit, largimi nga VLEN nuk do të thotë domosdoshmërisht largim nga qeveria, kryetari i Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë Tonë, Maksim Dimitrievski, beson se në politikë nuk mund të ulesh në dy karrige, mund të bashkëpunosh me qeverinë dhe të angazhoheni për programet dhe politikat e saj ose të bashkëpunosh me opozitën dhe të bëhesh opozitë.
Shkup - Për vizitë zyrtare në vend do të qëndrojë nënkryetari i Qeverisë për Marrëdhëne Ndërkombëtare dhe ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq.Nikoqir i Ibrahimoviqit do të jetë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, sipas agjendës do të mbahet pritje zyrtare dhe takim tet a tet mes ministrave Mucunski dhe Ibrahimoviq.
Shkup - Sot pa rrymë do të jenë disa pjesë të komunave Gjorçe Petrov dhe Sopishte. "Në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:00, pa rrymë do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rr. "100" dhe rr. "21" në Vollkovë, komuna e Gjorçe Petrovit, informojnë nga QRMK. Sipas informacioneve të SHA "EMV" të cilat i përcjellë QRMK, në periudhën nga ora 12:00 deri në 14:00 pa rrymë do të mbesin një pjesë e rr. "3" në Rakotinc, komuna e Sopishtes.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të përkohshme lokale të shiut dhe bubullimave. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të stuhisë me shi më të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 26 gradë.
Prishtinë - Misioni i KFOR-it në Kosovë i udhëhequr nga NATO, sot njoftoi se i janë bashkuar edhe ushtarët nga Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda. Ceremonia e ngritjes së flamujve të këtyre tre vendeve u zhvillua dje në selinë e misionit të KFOR-it, në kampin Film Siti në Prishtinë, informoi misioni në Fejsbuk. Komandanti i KFOR-it, Enriko Barduani i cili e udhëhoqi ceremoninë, tha se zgjerimi i misionit dëshmon për angazhimin e tij të palëkundur për siguri të qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitet rajonal, si dhe përmes mbështetjes së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit nën patronazhin e BE-së.
Londër – Kryeministri britanik, Kir Starmer deklaroi se Ukraina duhet të ketë autonomi të plotë në vendosjen e kushteve të marrëveshjes paqësore me Rusinë, duke hedhur poshtë propozimin e presidentit amerikan Donald Tramp për të njohur Krimenë si territor rus. "Duhet të jetë armëpushim sipas kushteve që të gjitha palët mund t'i pranojnë, përfshirë edhe Ukrainën. Poashtu duhet të jetë një armëpushim afatgjatë", ka thënë Starmer në një intervistë për "Telegrafin" britanik. Kryeministri midis tjerash ka thënë se Moska duhet të bie dakord për një armëpushim pa kushte dhe vlerësoi se deri në verë mund të arrihet marrëveshje.
Sanë - Huthët jemenas rrëzuan shtatë dronë amerikan "Em Kju-9 Riper" në gjashtë javët e fundit, njoftuan agjencitë duke i'u referuar përfaqësuesve anonim të mbrojtjes amerikane. Vetëm në shtatë ditët e fundit janë rrëzuar tre dronë, që sipas personave zyrtarë tregon se huthët përmirësojnë aftësinë e tyre për zbulim dhe target të dronëve. Dronët, vlera e përgjithshme e të cilëve tejkalon 200 milionë dollarë, janë përfshirë në një sulm ose mision zbulimi kur u goditën.
Uashington - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, dje pas bisedave me presidentin amerikan Donald Tramp dhe anëtarët e lartë të administratës amerikane në Ushington, tha se Rusia mbetet kërcënim afatgjatë për Aleancën, transmetoi DPA. "Të gjithë në Aleancë pajtohemi se Rusia është kërcënim afatgjatë për territorin e NATO-s - për të gjithë territorin euroatlantik", tha Rute pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë tha se gatishmëria e Rusisë për të mos e pushtuar plotësisht Ukrainën paraqet "një lëshim shumë të madh" nga ana e Moskës lajmëroi DPA. Duke folur në takimin në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin norvegjez Jonas Gar Store, Trampi ishte pyetur nga një gazetar se ç'farë lëshimesh kishte ofruar Rusia për të arritur marrëveshje paqësore me Kievin. Trampi u përgjigj: "Ndalimi i luftës, ndalimi i pushtimit të të gjithë vendit".
Uashington - Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov deklaroi se disa pjesë të marrëveshjes së mundshme me SHBA-në për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë ende duhet të "rregullohen", edhe pse beson se procesi do të lëvizë në drejtim të duhur. "Ende janë disa pika specifike - elemente - nga kjo marrëveshje, të cilat duhet të rregullohen dhe ne jemi të zënë pikërisht me këtë proces", deklaroi Lavrov për televizionin amerikan Si-Bi-Es, raporton DPA.
Uashington - I dërguari special i SHBA-së, Stiv Vitkof do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të negociatave bërthamore me Iranin, kumtoi mbrëmë Departamenti amerikan i shtetit, lajmëroi DPA. "Vitkof do të udhëtojë në takimin në Oman", deklaroi zëdhënësja Tami Brus. Negociatat teknike do t'i udhëheq Majkëll Anton, drejtor për planifikimin e politikave të Departamentit amerikan të shtetit.
Uashington - Sekretari i përgjithëm i NATO-s, Mark Rute, dje i bëri thirrje anëtarëve evropianë dhe Kanadas që të bëjnë "kërcim kuantik" në rritjen e kontributeve të tyre në aleancë. Rute, i cili në Uashington ka biseduar me përfaqësues të lartë amerikanë, në raportin vjetor të publikuar dje ka shkruar se në vitin 2024 anëtarët e Aleancës dhe Kanadas kanë investuar 19,4 për qind më shumë në mbrojtje sesa vitin e kaluar, por se këto përpjekje duhet të përshpejtohen në vitin 2025.
Uashington - SHBA-ja është e gatshme që t'i ofrojë Arabisë Saudite pako armë në vlerë prej 100 miliardë dollarëve, deklaruan për Rojters gjashtë burime të njoftuar drejtpëdrejtë me këtë çështje, duke shtuar se porozimi me siguri do të bëhet i ditur gjatë vizitës së presidentit amerikan Donald Tramp në mbretërinë e maj. Informcionet për këtë pako të armëve vijnë pasi që administrata e ish-presidentit Xho Bajden ka tentuar pa sukses të finalizojë pako mbrojtëse me Riadin, si pjesë e marrëveshjes më të gjerë që ka parashikuar normalizim të marrëdhënieve të Arabisë Saudite me Izraelin, thekson agjencia.