• e mërkurë, 28 gusht 2024
MIA FLESH

15:00 / 28 gusht / 2024

Shkup - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e festës krishtere Shën Mëria, ka dërguar urime deri te Z.Z. Stefan, Arqipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë dhe të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks. "Më lejoni që Juve personalisht, anëtarëve të Sinodit të shenjtë arkierik dhe të gjithë klerikëve dhe murgjëve dhe të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks, dëshiroj t'ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të krishtere Shën Mëria për ta kaluar festën, mbi të gjitha, me shëndet, në paqe dhe qetësi, të mbushur me gëzim dhe lumturi të pamasë", thuhet në urim.

Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot do t'i vizitojë komunat Probishtim, Makedonska Kamenicë dhe Berovë. Siç është paralajmëruar nga shërbimi i Qeverisë për shtyp, ai do të marrë pjesë në Komunën Probishtim me rastine  Ditës së minatorëve dhe Ditës së qytetit.

Shkup - NQP Shkup njofton se me rastin e festës fetare Shën Mëria, sot autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Përjashtim do të bëjnë linjat: 11, 11a, 18a, 32, 47a, 51, 55, 55v, 56, 56a, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të funksionojnë sipas orarit të së shtunës.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot me rastin e festës së 28 Gushtit - Festës së Shën Mërisë ka dërguar urim deri te të gjithë besimtarët ortodoks në vend. "Më lejoni që t'ua uroj festën e madhe krishtere Shën Mëria. Le t'ju sjella festa fat, shëndet dhe shumë gëzim në familjet tuaja. Këto festa janë momente të mira që të kujtojmë se sa traditat tona të ndërsjella të respektimit të festave fetare dhe zakoneve janë pjesë e kujtesës kolektive të qytetarëve tanë. Le të na kujtojnë festat e këtilla se gjithmonë kemi qëndruar dhe do të qëndrojmë pranë njëri tjetrit", thuhet në urim.

Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani sot do të qëndrojë për vizitë të parë  zyrtare në Vjenë,  Austri, ku do të realizojë takim me ministren federale për BE dhe Kushtetutën e Austrisë, Karoline Edshtadler.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, në kuadër të vizitës së tij të parë të punës në Austri, sot në Vjenë takoi Ministren Federale për BE-në dhe Kushtetutë të Austrisë, Karoline Edshtadler, në të cilën biseduan për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë për politikën e zgjerimit të BE-së dhe së fundmi Planin për Rritje të prezantuar për Ballkanin Perëndimor.

Shkup - Është lokalizuar zjarri në afërsi të stacionit hekurudhor dhe stacionit të autobusëve në Shkup, ku digjej bar i thatë mes traversave të hekurudhës. Zjarri është në hapësirë ​​të hapur, prapa SHMQSH “Dimitar Vllahov” në Shkup, kumtoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). "Shërbimet janë në terren, Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri, policia dhe banorët e shtëpive në atë pjesë, informoi QMK-ja. Brigada për mbrojtje kundër zjarrit sot intervenoi edhe për shkak të djegies së mbeturinave dhe barit të thatë në Rruga e Kaçanikut pranë Vizbegut.

Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot ka qenë për vizitë në Komunën e Probishtipit dhe në Makedonska Kamenicë. Komunën e Probishtipit ai e vizitoi me rastin e Ditës së minatorëve dhe Ditës së qytetit, pas së cilës ishte për vizitë pune në Makedonska Kamenicë. Siç është paralajmëruar Mickoski do ta vizitojë edhe Komunën e Berovës

Shkup - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, d.r Darko Kostandinovski dje realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoj, në të cilën u shpreh kënaqësia e përbashkët për nivelin e arritur të bashkëpunimit ndërmjet dy gjykatave kushtetuese, i cili përfaqëson një segment të rëndësishëm në bashkëpunimin e përgjithshëm dypalësh të dy vendeve.   Siç njoftuan sot nga Gjykata Kushtetuese, konfirmim për përmirësim të bashkëpunimit ndërmjet gjykatave është takimi i paralajmëruar dypalësh në nëntor në Ankara.

Shkup - Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut - Organizata komunale Qendër dhe Instituti për transfuziologji i RMV-së, sot, për të 22-tën herë do të orgnaizojnë aksion të dhurimit të gjakut me rastin e festës së Shën Mërisë. Aksioni i dhurimit të gjakut do të mbahet në Shtëpinë e ARM-së në Shkup, prej orës 9 deri në orën 17.

Shkup - Në 24 orët e fundit në territorin e tërë vendit ka pasur 37 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave 29 janë shuar, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa pesë janë akoma aktive. Zjarre aktive ka në komunën Studeniçan, mbi fshatin Cërvena Vodë, afër vendit të quajtur Kërsta, në komunën e Shtipit, afër vendit të quajtir Jamullarci, në afërsi të Penushit dhe poligonit ushtarak Krivollak, në komunën e Dibrës afër fshatit Tatar Elevci dhe afër Mogorçes. Në komunën e Çashkës aktiv është zjarri drejt fshatit Stepanci dhe vendit të quajtur Kadiica, në kufirin mes Komunës së Çashkës dhe Komunës Dollneni, ku po digjet pyll i përzier.

Shkup - Deputeti dhe anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov sot në konferencë për shtyp kumtoi se ish-ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska, me kartelën zyrtare, në Vjenë, për katër net ka marrë me qira banesë tridhomëshe me pamje nga parku i qytetit, në vlerë prej 1200 euro.

Shkup - Qendra për Menaxhimin me Kriza (QMK) njoftoi se sot, nga ora 12:00, pesë zjarrëfikës me dy automjete të zjarrfikësve kanë intervenuar në zjarrin e sipërfaqes së papërcaktuar në atarin e fshatit Sonje dhe Dobri Doll, në Komunën e Sopishtës.  Zjarri ka përfshirë bimësin e ulët. Nga QMK-ja thonë se gjendja për momentin është nën kontroll. 

Shkup - Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Lazaropole 11 gradë Celsius, ndërsa më e lartë 23 gradë janë matur në Shkup - Zajçev Rid. Në Berovë janë matur 12 gradë, 13 në Manastir dhe Kodër të Diellit, 14 në Hanet e Mavrovës, 15 në Pretor dhe Ohër, 16 gradë në Strumicë dhe Krushevë, 17 gradë në Kriva Pallankë dhe Tetovë, 18 gradë në Demir Kapi dhe Prilep, 19 në Kumanovë dhe Gevgjeli, 20 gradë në Shtip, Kavadar dhe Vinicë, 21 Shkup-Petrovec dhe 22 gradë në Veles.

Shkup  - Pa ujë sot nga ora 13:20 janë një pjesë e banorëve të    Gjorçe Petrov 2.  Siç informon NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit në rrugë f-80 milimetra në rrugën "Zedenska" pa numër në lagjen Gjorçe Petrov.

Dibër - Është shuar zjarri i madh në afërsi të fshatit Tatar Elevci, si dhe  në deponinë e fshatit Mogorçë, konfirmoi për MIA-n Femija Ajrovski, udhëheqës i QRMK.  "Është shuar gjatë gjithë natës, sepse zjarri është përhapur dhe ka pasur rrezik në fshatin Rajçicë e Epërme. Përveç terrenit të paarritshëm, në përhapjen e flakëve ka ndikuar edhe era. Por, me angazhim maksimal është lokalizuar", tha Ajroski. 

Kamenica e Maqedonisë - Niveli i inflacionit në dy muajt e fundit është qetësuar dhe është në nivelin prej 3 për qind, deklaroi sot në Kamenicë të Maqedonisë kryeministri Hristijan Mickoski. "Megjithatë, duhet të jetë edhe më e ulët. Do të doja të kishim deflacion, në vend që të kishim inflacion, por fatkeqësisht nga ai nivel i lartë i numrave dyshifrorë 15, 16, 17 për qind, këta dy muaj arritëm të stabilizonim rënien e lirë të shtetit dhe të institucioneve dhe çfarë mundem të them nga informacionet që kam është se niveli aktual i inflacionit është këtu, tha Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen për reagimet e qytetarëve se kanë vërejtur rritje të çmimeve të produkteve nëpër supermarkete.

Makedonska Kamenicë - Ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor kaluan në mbledhjen e djehsme të Qeverisë, kështu që harmonizimi i pensioneve do të jetë linear, nuk do të jetë në mënyrë procentuale si deri më tani, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski. Ai pret së shpejti të fillojë të funksionojë Parlamenti, të kalojë ky Ligj dhe, siç tha, pensioni i shtatorit të jetë në llogarinë e pensionsitëve, i rritur për 2.500 denarë.

Makedonska Kamenicë - Kryeministri Hristian Mickoski sot ka porositur se ka përfunduar koha e kriminelëve dhe se tani është koha e politkanëve të ndershëm, të cilët do të punojnë për interesat e popullit dhe atdheut, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin sjellje devijuese të individëve pa marrë parasysh nëse ato janë në nivel të pushtetit lokal ose qendror.

Athinë - Çanta shkollore, pajisje, fletore, blloqe, lapsa, goma, flomasterë dhe ngjyra, vizore, kompasë dhe letër për fotokopjim, përmban e ashtuquajtura "shporta shkollore" që vendoset prej sot në Greqi, me prodhimet e domsodoshme për fillim të vitit shkollor, ndërkaq që duhet të jenë edhe me çmime të pranueshme për konsumatorët, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Beograd - Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuel Zhofre, sot deklaroi se është "lajm pozitiv" që presidenti i Francës, Emanuel Makron vjen për vizitë në Serbi, duke vlerësuar se kjo është me rëndësi për rrugën evropiane. "Kjo është pjesë e angazhimit të vendeve-anëtare të cilat punojnë në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale me Serbinë, e gjithashtu është me rëndësi në kontekst të rrugës evropiane të Serbisë", deklaroi Zofre për gazetarët në Beograd, pas prezantimit të programit për zëmbimin shkollor në Ballkanin Perëndimor.

Bruksel - Në Bruksel nesër dhe pasnesër do të mbahen takime joformale të ministrave të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të Bashkimit Evropian, ndërsa me to do të kryesojë përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Zhozep Borell. Së pari do të mbahet takim joformal i ministrave të punëve të jashtme të BE-së, në të cilin temë kryesore do të jetë konflikti në Ukrainë, ndërsa siç kumtuan nga shërbimi i BE-së për shtyp, në takim do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan FIdan, ndërsa do të bisedohet edhe për marrëdhëniet BE-Turqi dhe çështjet rajoinale dhe globale të interesit të përbashkët.

Londër - Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut "Amnesti interneshënëll" në letrën dërguar përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Zhosep Borell, në të cilën sot ka pasur kontroll agjencia DPA, ju bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të ndalojnë  që t'i dorëzojnë armë Izraelit.

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për mbrojtjen e Izraelit në çdo sulm nga Irani, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Xhon Kirbi.  Kirbi për Kanalin 12 të Izraelit tha se është e vështirë të parashikohet se cilat janë shanset  për një sulm iranian ndaj Izraelit, por se Shtëpia e Bardhë seriozisht po i merr paralajmërimet e Teheranit.

Uashington - Nënpresidentja e SHBA-së, Kamalla Haris nesër për Si-En-En-in do ta japë intervistën e saj të parë si kandidate presidenciale prej fillimit të fushatës para pak më shumë se një muaji, kumtoi mbrëmë ai televizion. Ajo do të prëgjigjet në pyetjet e Si-En-En-it së bashku me nënpresidentin e saj, guvernatorin e Minesotës, Tim Volc, me të cilin do të zhvillojë fushatë në shtetin jugor të Xhorxhisë, një prej shteteve vendimtare për zgjedhjet e 5 nëntorit.

Moskë - Pas sulmit me dronin rus, ka shpërthyer zjarr në një depo për karburante në rajonin rus të Rostovit, por nuk ka të plagosur, njoftoi sot guvernatori i atij rajoni, Vasilij Gollubev. "Në zonën Kamenski ka shpërthyer zjarr në një depo për karburant pas sulmit me dron, por nuk ka viktima", shkroi Gollubov në kanalin e tij Telegram dhe shtoi se nuk ka rrezik që zjarri të përhapet në ndërtesat e banimit.

Kiev - Armata ukrainase sot njoftoi se rrëzoi një avion luftarak rus Su-25 i cili fluturonte në drejtim të Kramatorskut.  Armata jonë rrëzoi një avion rus Su-25 në drejtim të Kramatorsk, i cili po tentonte të shënjestronte pozicionet e njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, thuhet në deklaratë, transmeton Ukrinform.

Ramallah - Dhjetë palestinezë kanë humbur jetën në sulmet izraelite në kampet e refugjatëve pranë Xheninit dhe Tubasit në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, njoftuan sot mediat palestineze.  Ministria palestineze e Shëndetësisë pretendon se tre persona janë vrarë në një sulm nga një dron izraelit në veri të Bregut Perëndimor, raporton agjencia palestineze.

Tokio - Shërbime kompetente në Japoni sot kanë lëshuar paralajmërim të jashtëzakonshëm për arritjen e tajfunit të fuqishëm Shanshan, i cili po afrohet drejt pjesëve jugperëndimore të vendit, i përcjellë me reshje të mëdha dhe erë të fuqishme, njoftuan mediat lokale. Paralajmërimi nga tajfuni Shanshan e ka detyruar kompaninë "Tojota" që ta ndërpret punën në të gjitha kapacitetet prodhuese vendore.

Mynih - Futbollisti anglez Hari Kejn, ka vlerësuar qëndrimin njëvjeçar në Bajern Mznih. Ai konsideron se ka bërë lëvizjen e duhur me transferin te klubi bavarez.  "Të bëhem pjesë e Bajernit është vendimi më i mirë i jetës sime. Më pëlqen çdo moment këtu. Ne duhet të fitojmë si ekip", deklaroi Kejn për "derbyderbyderby.it".

Londër - Udhëheqësia e Premierligës Çellsi ka dërguar ofertë zyrtare për Viktor Osimenin.  Klubi londinez është përfshirë aktivisht në garën për futbollistin 25-vjeçar nigerian të Napolit, raporton gazetari Xhanluka Di Marcio.   Insajderi Fabricio Romano raporton se bisedimet mes Çellsit dhe ekipit të lojtarit do të vazhdojnë të mërkurën. 

QËNDRONI TË LIDHUR