• e shtunë, 31 gusht 2024
MIA Flesh

12:00/30 gusht/2024

Shkup - Ministri Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në intervistë për ditarin e TVM-së për prani të armëve ilegale nëpër rrugët e Shkupit dhe në tërë shtetin theksoi se policia është e përkushtuar fuqishëm në ballafaqimin me këtë problem. “Gjatë vitit 2024 nga Ministria e Punëve të Brendshme janë sekuestruar 104 armë, nga të cilat nëntë pushkë automatike, 39 pistoleta, 35 pushkë gjuetie etj. Kriminalitet ka pasur, ka dhe do të ketë. Pyetja është se si do t'i përgjigjen shërbimet e sigurisë, Ministria e Punëve të Brendshme ndaj atij krimi. A do të jetë shumë herë bashkëpunëtor si më parë apo do të përgjigjet në mënyrën e duhur dhe do të japë maksimumin dhe për dy orë do t'i arrestojë autorët që kanë kryer vrasjen si shembulli në Qendrën Tregtare Mavrovasja”, tha ministri Toshkovski.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me përfaqësuesen e sapoemëruar të UNICEF-it në vend, Lesli Miler gjatë së cilës ai falënderoi për partneritetin tre dekadash të UNICEF-it me vendin tonë. Ai theksoi se ndryshimet për mirë në shoqëri mund të fillojnë pikërisht me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Fokusi i takimit, përveç shumicës së aspekteve të bashkëpunimit mes MPB-së dhe UNICEF-it, u vu edhe projekti për mbrojtjen onlajn të fëmijëve nga dhuna dhe eksploatimi seksual, i cili realizohet nga Sektori për Krime kompjuterike, njoftoi MPB-ja. 

Shkup - Me Ligjin për Gjuhët, politika krijoi një lloj kaosi juridik, i cili rezultoi me kaos politik, mosbesim, dilema. Opinioni e ka parë tashmë raportin e Komisionit të Venecias. Gjykata Kushtetuese duhet të sjellë një vendim jo të matur, por për të marrë një vendim të bazuar dhe të arsyetuar kushtetuto-ligjor. Çfarë mund të vendoset, nuk e di dhe nuk mund ta di dhe për këtë nuk do të komentoj, thotë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në një intervistë për MIA-n.  Lënda e Ligjit për Gjuhët përbëhet nga 13 nisma nga qytetarë, parti politike, shoqata të ndryshme dhe është themeluar që nga viti 2019.

Shkup - Anëtarja e sapozgjedhur e Këshillit të prokurorëve publik, Marjana Ilievska ka dhënë betimin solemn para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, sekretares së përgjithshme të Kuvendit, Marina Dimovska dhe kryetares së Këshillit të PP, Dushica Dimtrievska. Marjana Ilievska me gjithsej 19 vota është zgjedhur anëtare e Këshillit të PP nga radhët e prokurorëve publik nga fusha e Prokurorisë së përgjithshme të lartë Manastir më 29 korrik të këtij viti. Ilievska vjen nga Prokuroria Themelore Publike Prilep.

Shkup - Rezervat devizore shënuan rritje në tremujorin e dytë të vitit 2024 dhe në fund të qershorit ishin 4.338 milionë euro. Një pjesë e rritjes së rezervave devizore është reflektim i lëvizjeve të volitshme në tregun devizor dhe intervenimet e Bankës popullore me blerje të devizave, të cilat u zhvilluan edhe gjatë tremujorit të tretë, kumtoi Banka popullore, Këshilli i së cilës dje e miratoi Raportin për menaxhim dhe investim të rezervave devizore në tremujorin e dytë të vitit.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 22 zjarre në ambient të hapur  në të gjithë shtetin. Prej tyre një është aktiv, një është vënë nën kontroll, 20 janë shuar, njoftuan mëngjesin e sotëm nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Siç sqaruan,   aktiv është zjarri në territorin e Komunës së Shtipit, në mes të fshatrave Edeklerci dhe Haxhi-Hamzali, i transferuar në poligonin e armatës "Krivolak". Aty, shtohet në kumtesë, digjen pyje me kërcell të ulët dhe bar të thatë.

Shkup - Ish-drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti nuk do të përgjigjet për "er traktorët" e paservisuar të cilët nuk ishin në funksion gjatë zjarreve të mëdha në verën e vitit 2021. Prokuroria, duke vepruar sipas padisë penale të parashtruar nga "E Majta", nuk gjeti elemente për vepër penale as për procedurat për furnizime publike për riparim dhe servisim të aeroplanëve, as se Maksuti ka punuar në mënyrë të pandërgjegjshme. Nga Prokuroria, gjithashtu, informojnë se në Prokurorinë themelore publike Shkup është formuar lëndë në bazë të raportit Revizion i suksesit "Sistem për menaxhim me kriza dhe mbrojtje nga zjarret" nga Enti shtetëror për revizion, i cili është në fazë të procedurës parahetimore.

Shkup - Në Lazaropole mëngjesin e sotëm është matur temperatura më e ulët prej 10 gradë Celsius. Pasojnë Berova me 11, 12 në Hanet e Mavrovës, 13 Manastir, Kodër të Diellit, 14 Kriva Pallankë, 15 Ohër, Strumicë, Krushevë, Pretor, Tetovë, Prilep, 17 Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Kumanovë, Kavadar 8, Shtip, në Shkupafër Zajçev Rid, Vinicë dhe në Gjevgjeli dhe 19 gradë në Veles. Në 9 orët e fundit deri në orën 17, më së shumti reshje prej 10 l/m2 në vendet matëse të DPHM-së është matur në Topollçan, më pas 8 në Hanet e Mavrovës, 6 në Gjevgjeli, 5 në Kriva Pallankë, 4 në Lazaropole, 3 në Kavadar, Kodër të Diellit dhe 1 l/ m2 në Prilep, Strumicë, Tetovë. 

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kumtoi se në takimin e së enjtes me prëfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, theksoi se në kohën kur në rajon shtyheshin platforma paralele, si Ballkani i Hapur, Kosova ishte tërësisht e angazhuar në Procesin e Berlinit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në kumtesën nga shërbimki qeveritar për informim ceket se Kurti në takim me Sarazinin ka kërkuar përforcim të Procesit të Berlinit si platformë e cila kërkon barazi dhe e përshpejton anëtarësimin në BE.

Athinë - Rritja verore e aktivitetit të virusit këtë vit ka filluar më herët për dallim nga vera e vitit 2023 dhe deri më tani duket se karakterizohet me numër më të madh të hospitalizimeve, por me një numër më të vogël të pacientëve të kyçur në aparate dhe raste të vdejkjes në krahasim me vitin 2023, shkruan në raportin javor për Kovid-19 në Greqi të Organizatës nacionale për shëndet publik (EODI), njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën 19 deri më 25 gusht pozitiviteti i të gjitha kampioneve të testuara ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me javën e kaluar, janë regjistruar 815 shtrime të reja, si dhe janë kyçur gjithsej 38 pacientë.

Paris - Për herë të parë në tre vitet e fundit inflacioni në Francë në gusht ishte nën dy për qind, njoftoi sot Instituti Kombëtar për Statistikat dhe Studimet Ekonomike. Indeksi francez i çmimeve të konsumit në gusht u rrit me 1,9 për qind në nivel vjetor, që solli treguesin nën inflacionin simbolik dy për qind, për herë të parë që nga gushti i vitit 2021. Pasi në korrik arriti në 2., për qind për vitin, inflacioni u ul në gusht për shkak të "një ngadalësimi shumë të qartë të çmimeve të energjisë", theksoi instituti i statistikave.

Belfast - Udhëtarët të cilët paguan për lundrimin trevjeçar rreth botës tashmë tre muaj janë "ngujuar" në Belfast, Irlandë Veriore, kështu që praktikisht ky qytet u bë shtëpia e tyre e re. Kroçerja "Odisea", drejtuar nga "Vila Vi rezidens", arriti në ishullin Kuins afër Belfastit për përgatitjet e fundit para se të nisej në pejsën e parë të udhëtimit. Anija duhej të lundronte më 30 maj, por akoma është në pikën fillestare, për shkak të problemit me timonin dhe marshin. mes udhëtarëve është edhe Holi Henesi nga Florida (SHBA), së cilës në kuvertë i bën shoqëri macja Kapiten. Si edhe udhëtarët e tjerë, ajo mund t akalojë ditën në anijen lundruese por në mbrëmje duhet të largohet.

Pekin - Presidentët e Kinës dhe SHBA-së, Si Xhinping dhe Xho Bajdeni do të realizojnë një bisedë telefonike në javët e ardhshme, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, pasi Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Xhejk Salivan u takua me ministrin  kinez të Punëve të Jashtme Vang Ji.  Në takimin në Pekin, Vangu kërkoi nga SHBA-ja "të ndalojnë të armatosin Tajvanin dhe ta përkrahin bashkimin paqësor të Kinës", thuhet në njoftimin e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Salivani "theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit".

Nion - Në formarin e tij të ri, fondi shpërblyes i Ligës së kampionëve do të rritet për 25 për qind në minimum 2,5 miliardë euro për sezonë, me 150 milionë euro të rezervuara për fituesin në varësi vetëm nga rezultatet. Secili nga 36-të ekipet fiton fillimisht 18,6 milionë euro, ndërsa pastaj 2,1 milionë euro për çdo ndeshje të fituar. Shuma për barazim është 700.000, shkruan "Meç Telegraf". Çdo vend më lart i renditjes sjell më shumë para - është parashikuar 275.000 euro për një vend. Kjo do të thotë se ekipi që përfundoi në vendin e parë në fazën kryesore do të marrë 9,9 milionë euro, ndërsa ekipi i fundit 275.000 euro. Nga atje, bonuset ngrihen në hapa prej 11 milionë uros për kalimin e çdo faze nga eliminimi i drejtpëdrejt.

QËNDRONI TË LIDHUR