• e diel, 15 qershor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 12 maj/ 2025

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e dorëzoi mirënjohjen, e cila në bashkëpunim me Maqedoninë 2025, ndahet për personalitete të shquara nga diaspora për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik, shëndetësi, sferën sociale, arsim, shkencë, kulturë dhe në fusha të tjera. Duke e vlerësuar punën e Maqedonisë 2025 si bashkuese, të frytshme, të suksesshme dhe të dobishme, ajo informoi për procesin e formimit të Këshillit për diasporën si formë institucionale të bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me diasporën, që do të mundësojë integrimin e saj në punët e vendit.

Shkup - Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) i përbërë nga: Monika Zajkova, shefe e Delegacionit, Halil Snopçe dhe Nikolla Micevski, anëtarë të Delegacionit, mori pjesë në Misionin Vëzhgues të AP-së së OSBE-së për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, që u mbajtën më 11 maj 2025.  Siç informojnë nga shtëpia ligjvënëse,  Misioni i AP-së së OSBE-së përbëhet nga parlamentarë nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, të cilat janë vendosur për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare në kryeqytetin e Tiranës, si dhe në rajonet e tjera të Shqipërisë.

Shkup - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska është në vizitë pune në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Dialogun e rregullt vjetor ekonomik dhe financiar ndërmjet BE-së dhe partnerëve rajonalë, vendeve të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Siç kumtoi Ministria e Financave, fokusi i dialogut të 11-të ekonomik dhe financiar të këtij viti, respektivisht dialogut vjetor mbi politikat ekonomike është konkurruenca e Evropës në kontekstin e zhvillimeve aktuale gjeopolitike dhe nevoja për thjeshtësimin e kornizës ligjore për uljen e barrës administrative mbi kompanitë.

Shkup - Në kuadër të vizitës në Stokholm, ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski pati takim me nikoqiren e tij, ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Maria Malmer Stenergard. Siç citohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ), në takim është biseduar për disa tema, duke përfshirë edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks në bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, procesin eurointegrues të vendit, si dhe për çështje aktuale rajonale, evropiane dhe globale.

Shtip - Shkollat e mesme në Shtip tashmë e dinë se ku maturantët do ta kalojnë provimin e maturës shtetërore, përkatësisht në cilat hapësira dhe amfiteatre të Universitetit "Goce Dellçev", theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska e cila u përjgigj në pyetjet për përgatitjen e kalimit të maturës shtetërore në Shtip dhe në shkollat e tjera të vendit.

Shkup - Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) sot mbajti protestë në Shkup ku ishte kërkuar të respektohet Ligji për pagën minimale dhe paga bazë në polici të jetë të paktën aq sa është paga minimale. Kërkohet edhe unifikimi i praktikës gjyqësore në të gjithë territorin e vendit dhe zbatimi i provedurave gjyqësore në afatet e parashikuara ligjore.

Shkup - Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se e respektojnë dhe e mbështesin të drejtën e garantuar kushtetuese për protestë, pas protestës së sotme të Sindikatës së Pavarur të Policëve në Shkup.  "Çdokush ka të drejtë të protestojë. Nga informacionet e disponueshme publike, mund të konkludohet se pakënaqësia që është shprehur përmes kësaj proteste, nuk i drejtohet MPB-së, por më tepër ndaj veprimeve të gjykatave të caktuara në procese ku nëpunësit e policisë ushtrojnë disa nga të drejtat e tyre", theksojnë nga atje. 

Shkup - Nënkryetarja e Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë, Vesna Bendevska sot në konferencë për shtyp i dërgoi mesazh udhëheqësisë së LSDM-së që ta "sinkronizojë marketingun politik me realitetin në terren".  "Urgjentisht vendosni roje para shtabeve tuaja komunale. Jo për shkak të sigurisë, por që disi të rregullohet 'kaosi' nga turmat të cilat ndodhën pasi, gjoja, anëtarësia e ZNAM-it masovikisht po ju kthehet, sipas pretendimeve tuaja. E kuptojmë që LSDM-ja po hynë në fazën e vetëmashtrimit politik - e njohur si faza e "fantazive parazgjedhore" - por të paktën sinkronizoni marketingun politik me realitetin në terren", tha Bandevska. 

Bruksel - Në rend dite të mbledhjes së nesërme të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) nuk përfshihet votimi për raportin e vendit për vitin 2023 dhe 2024 të raportuesit Tomas Vajc, siç ishte parashikuar më parë. Nga kabineti i eurodeputetit austriak Vajc, për MIA-n deklaruan se shtyrja ishte për shkak të mbivendosjes së orareve me partitë tjera politike.

Tel Aviv - Izraeli planifikon t'i intensifikojë sulmet në Rripin e Gazës madje edhe pas lirimit të pritur të pengut izraelito-amerikan nga ana e Hamasit, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. "Bisedimet do të vazhdojnë nën zjarr gjatë përgatitjeve për intensifikimin e luftërave", tha lideri izraelit në një deklaratë.

Tel-Aviv - Ministri izraelit i Sigurisë Nacionale, Itamar Ben-Gvit sot në parlamentin izraelit deklaroi se lufta kundër Hamasit nuk guxon të ndalojë dhe se nuk guxon të lejohet dërgimi i ndihmës në Gazë. Në fjalimin në parlamentin izraelit, Ben-Gvir tha se humbja e Hamasit është qëllimi kryesor i luftës dhe mënyra e vetme Izraeli t'i kthejë pengjet e veta nga Gaza.

QËNDRONI TË LIDHUR