
09:00/27 shkurt/2025
Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 36-të, në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve. Seanca e këtillë parlamentare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit. Konform Rregullores, pyetjet për kryeministrin dhe ministrat të parët i parashtrojnë deputetët e opozitës. Sipas Rregullores së re, nga 21 nëntori mbahet seanca e pyetjeve të deputetëve nga deputetët e opozitës dhe zgjat dy orë.
Shkup - Në Kuvend sot do të mbajë seancë Komisioni për shëndetësi me pikën e vetme në në rendin e ditës, Propozim-vendimi për mbajtjen e Debatit mbikëqyrës me temë: "Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në qytetet tjera ndaj shëndetët të njerëzve dhe masave që ndërmerrn për mbrojtjen e shëndetit publik". Paraprakisht pardje një debat të këtillë ka organizuar Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit, në të cilin Tatjana Çakulev nga "O2 Nisma" u përqendrua në efektet negative nga ndotja e ajrit ndaj jetës dhe shëndetltit të njerëzve dhe theksoi se shteti ynë është në krye të listës në Evropë. Njoftoi një të dhënë se në vitin 2022, si pasojë e ndotjes enorme të ajrit, 3600 njerëz kanë vdekur parakohe, që, siç tha, është 16 për qind e numrit të përgjithshëm të të vdekurve në atë vit.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Në autostradën A1, aksi Demir Kapi - Smokvicë nga 20.02.2025. deri më datë 31.05.2025, për shkak të rikonstruksionit të tubit të tunelit të majtë të tunelit T2, do të ketë ndryshim të përkohshëm në qarkullim. Tubi i majtë i tunelit të tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për qarkullim, ndërsa trafiku është plotësisht i orientuar në tubin e djathtë të tunelit me zhvillim të dyanshëm të trafikut. Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025.
Bruksel - E respektojmë vlerën e respektimit të plotë për institucionet në Bosnja e Hercegovinë dhe pavarësinë e gjyqësorit të saj dhe theksojmë se presionet ndaj gjyqësorit dhe frikës së gjyqtarëve janë të papranueshme, porositën në deklaratën e përbashkët raportuesi i përhershëm i BeH-së në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, eurodeputeti çek Ondzhej Kollazh dhe kryesuesi i Delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me BeH-në dhe Kosovën, eurodeputeti kroat Davor Ivo Stier me rastin e shqiptimit të gjykimeve për presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik dhe ish u.d. drejtorit të "Gazetës Zyrtare të RS", Millosh Lukiq.
Gjenevë - Komisari i lartë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Uolker Turk, akuzoi Izraelin se ka treguar përbuzje të paparë ndaj të drejtave të njeriut me veprimet e tij luftarake në Rripin e Gazës dhe vlerësoi se grupi palestinez Hamasi e ka shkelur të drejtë ndërkombëtare. "Asgjë nuk e arsyeton mënyrën e tmerrshme në të cilën izraeli ka kryer veprimet e tij luftarake në Gaza, të cilët vazhdimisht e shkelin të drejtën ndërkombëtare", tha Turk gjatë prezantimit të raportit të ri për gjendjen me të drejtat e njeriut në Gaza, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor para Këshillit për të drejtat e njeriut në Gjenevë, raportuan mediat britanike.
Kiev - Presidenti ukrianas Volodimir Zelenski, i cili nesër do të niset për në SHBA, mbrëmë ka insistuar në nevojën e vendit të tij që të marrë "kujfij të sigurisë" nga Perëndimi. Zelenski nesër në Uashington duhet të bisedojë me Donald Trampin. "Kufijtë për paqe dhe siguri janë çelësi për parandalimin e Rusisë që të shkatërrojë jetë të kombëisve tjera", tha Zelenski në fjalimin e tij të rregullt të mbrëmjes për kombin.
Jerusalem - Hamasi i ka dorëzuar trupat e katër pengjeve izraelite në shkëmbimin e natës për të bugosurit palestinezë."Izraeli ka pranuar katër trupa", njoftoi kabineti i kryeministrit Benjamin Netanjahu në orët e hershme të mëngjesit. Hamasi paraprakisht i ka identifikuar trupat e Caçi Idan, Ixhak Elgarat, Ohad Johalomi dhge Shlom Mancur, të gjithë janë marrë peng gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit 2023 nga shtëpitë e tyre në kibuci afër Gazës. "Ekipet izraelite të mjekësisë ligjore pritet të konfirmojnë identitetin e tyre", njoftoi Ministria izraelite e Shëndetësisë.
Phenian - Koreja e Veriut sistemoi trupa shtesë në Rusi, deklaroi përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Koresë së Jugut. Një përfaqësues zyrtar dje për mediat franceze tha se "supozohet që ka pasur sistemim shtesë të ushtarëve" në zonën ruse Kursk, duke shtuar se ushtarë tjerë janë "risistemuar" në rajon. Nuk ka informacione për atë se sa ushtarë janë dërguar në Rusi, ndërsa përfaqësuesi zyrtar shtoi se "numri i saktë ende po vlerësohet".
Uashington - Presidenti i SHBA-së Donalld Trampi mbajti dje takimin e parë të Kabinetit të tij të dytë, ku mori pjesë miliarderi i teknologjisë Ilon Mask, megjithëse ai nuk është anëtar i Kabinetit. Trampi paralajmëroi se Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski do të vizitojë SHBA-në të premten. "Do të nënshkruajmë marrëveshje që do të jetë shumë e rëndësishme", deklaroi Trampi, duke shtuar se marrëveshja ka të bëjë me minerale të rralla. Trampi e ftoi Mask të fliste i pari, duke e lavdëruar atë si një "njeri jashtëzakonisht të suksesshëm". - Sakrifikon shumë dhe merr shumë lëvdata, por edhe sulme, gjë që edhe pritet. Kështu funksionojnë gjërat", tha Trampi.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp dje njoftoi se do t'i anulojë lëshimet ndaj Venezuelës që para dy viteve i dha paraardhësi i tij Xho Bajden. Trampi, në një postim në rrjetin social Truth Social, tha se "i anulon lëshimet" e "Marrëveshjes për transaksione të naftës, nga 26 nëntori i vitit 2022". Në atë ditë administrata e Bajdenit i dha licencë kompanisë "Shevron" për ta zgjeruar prodhimtarinë e saj në Venezuelë dhe të importojë naftë të papërpunuar në SHBA. Kjo ishte licenca e vetme që administrata e Bajdenit ia dha Venezuelës. Trampi nuk e përmendi "Shevron"-in në postimin e tij.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Trampi të mërkurën ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve nëse SHBA-ja do ta lejojë Kinën që me forcë ta marrë kontrollin mbi Tajvanin. "Asnjëherë nuk e komentoj këtë. Asnjëherë nuk dua të vendosem në atë pozitë", tha Trampi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë mbledhjes së kabinetit, Trampi u përgjigj në pyetjen e gazetarëve nëse është politika e tij që Kina asnjëherë të mos e marrë Tajvanin me forcë derisa ai është president.
Uashington - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp kumtoi se anulon 90 për qind të marrëveshjeve për ndihmë të huaj të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe 60 miliardë dollarë ndihmë nga SHBA përreth botës. Administrata, gjithashtu, i publikoi rezultatet e rishikimit të çdo programi të USAID-it, që ishte urdhëruar nga Trampi dhe Departamenti i Shtetit. Siç theksohet, ky vendim është nxitur me urdhër gjyqësor që u dha zyrtarëve deri në fund të ditës të mërkurën ta anulojnë bllokadën e administratës së Trampit për financim të ndihmës së huaj.