• e enjte, 15 tetor 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 4 shtator/ 2026

Shkup - Deputetët Boban Karapejovski, Dragana Bojkovska dhe Feride Haxhiu po marrin pjesë në Konferencën e Dymbëdhjetë Globale të Parlamentarëve të Rinj të Unionit Ndërparlamentar (UNP), me temën “Riafirmimi i të drejtave të njeriut, drejtësia dhe dinjiteti për të gjithë në kohë të turbullta”, e cila po mbahet nga 4 deri më 6 shtator 2026 në Samarkand, Uzbekistan. Konferenca bashkon parlamentarë të rinj nga vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të drejtave politike dhe ekonomike të të rinjve, si dhe për pjesëmarrjen e tyre më të madhe në proceset e vendimmarrjes.

Shkup - Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit PTHP NKOK, duke vepruar pas paraqitjes penale të parashtruar nga Sektori për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz, solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër gjashtë personave fizikë dhe dy juridikë për mashtrim dhe larje të mbi 2,2 milionë eurove përmes raporteve të rrejshme për kompensime të paguara gjatë regjistrimit të automjeteve drejt disa institucioneve dhe komunave kompetente, si dhe fletë-pagesave të pavërteta për kompensim për rrugë publike.

Shkup - Sot filloi ndërtimi i një salle të re sportive multifunksionale në kuadër të Shkollës Fillore “Vëllazërimi” në Komunën e Karposhit. Gurthemelin e vendosën kryeministri prof. dr. Hristijan Mickoski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës prof. dr. Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski. Siç njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bëhet fjalë për një investim në vlerë prej 64 milionë denarësh, të siguruara nga Qeveria përmes thirrjes për financimin e projekteve kapitale të komunave.

Selanik - Themeluam Ministrinë e Energjisë vetëm para dy vitesh, ndërsa sot tashmë po ndërtojmë interkonektorin. Shumë gjëra kanë ndodhur gjatë këtyre dy viteve. Por ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është bashkëpunimi rajonal. Gjithmonë është shumë mirë kur keni bashkëpunim, veçanërisht me fqinjët, ndërsa interkonektiviteti ka shumë rëndësi, sepse nuk mund të jeni ishull, nuk mund të jeni të izoluar kur flisni për energjinë, tha sot ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, në panelin në kuadër të Samitit të 6-të Metropolitan në Selanik.

Abuxha - Së paku 37 persona e humbën jetën gjatë vjedhjes së naftës nga një anije në Nigeri, kumtuan sot organizatat lokale. Qendra për përfaqësim të të rinjve dhe mjedisit jetësor kumtoi se personat dje janë helmuar nga avullimet e naftës derisa me tubë e kanë tërhequr naftën nga anija dhe e kanë zhvendosur nëpër kontejnerë të barkave.

 

QËNDRONI TË LIDHUR