• e shtunë, 31 gusht 2024
MIA FLESH

15:00 / 30 gusht / 2024

Shkup- Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka përgatitur Raport të posaçëm për gjendjen e vërtetuar në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhje të deputetëve në zgjedhjet e fundit, me qëllim informimin e Kuvendit dhe opinionit publik. Në raport, KSHPK vëren se në lidhje me detyrimin ligjor për dorëzim të të dhënave për automjete motorike zyrtare, me të cilët disponojnë institucionet, është konstatuar shkallë e ulët e realizmit të këtij detyrimi ligjor edhe atë nën 50 për qind.

Shkup - Disa nga shfrytëzuesit që gjenden në rrugët "Metodia Andonov - Çento" dhe "Palmiro Toljati" në Komunën e Gazi Babës janë pa ujë që nga ora 11:20. Siç njoftojnë nga NP "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit në rrugën "Metodia Andonov - Çento" pa numër.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Maqedoninë e Veriut, Fatih Turkmenoglu, ku u shqyrtuar projektet aktuale dhe të ardhshme të Bankës në vend, me fokus kryesor në prioritetet zhvillimore të përbashkëta, me qëllim të avancimit të agjendës ekonomike të shtetit. 

Shkup - Policia dje ka privuar nga liria S.B. (55) nga fshati Gradec i Gostivarit për shkak të dyshimit se ka shkaktuar zjarr në varrezat e po këtij fshati duke djegur bar të thatë.  MPB-ja paralajmlroi se pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj S.B. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Shkup - Në kuadër të fushatës "Të gjithë së bashku për administratë publike profesionale dhe cilësore" sot në hapësirat e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale - BNJVL u mbajt debat publik për propozim ligjet për nëpunës administrativ, për punonjësit në sektorin publik dhe për zhvillimin profesional dhe trajnimin e zyrtarëve administrativë me pjesëmarrjen e administratës komunale, e në organizim të Ministrisë së Administratës Publike me mbështetje të BNJVL-së. Në debatin publik përfaqësuesit e të gjitha komunave në vend mund t'i shprehin vërejtjet e tyre për tre propozim-ligjet për administratën publike.

Shkup - LAMM njoftoi se intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për hyrje dhe dalje nga vërehet frekuentim më i madh i automjeteve. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Ekipet e NP "Higjienës komunale" - Shkup gjatë ditës së djeshme dhe natës së kaluar kanë larguar dhe  transportuar përafërsisht 100 metra kub mbeturina nga disa deponi ilegale që ndodhen në komunat Butel dhe Çair në Shkup.

Shkup - Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, si dhe me erë mesatare herë pas here të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Nga orët e mesditës në shumë vende do të mbajë mot jostabil me reshje shiu vërshuese dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të keq me reshje intensive shiu, erë të fortë dhe breshër.

Shkup - Periudhën e kaluar ishim dëhmitarë të sajber sulmeve të shpeshtura ndaj infreastrulturës kritike, si në vendin tonë ashtu edhe në rajon. Infrastrulktura jonë kritike - sistemi energjerik, furnizimi me ujë, transporti, shëndetësia - janë bazë për funksionimin e shtetit tonë dhe mbrojtja e tyre është prioriteti ynë i lartë.

Shkup - Program të ri për subvencionimin e sportit të nivelit të  lartë, i cili do të përfshijë të gjitha federatat dhe klubet sportive që konkurrojnë në Evropë, siguruar nga Ministria e Sportit nga buxheti i shtetit, informoi sot në një konferencë për media në Qeveri, ministri dikasterial Borko Ristovski.

Shkup - Janë raportuar 17 raste të reja me kollën e mirë në periudhën nga 23 deri më 29 gusht. Mosha e të infektuarve varion deri në 49 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë të grupmoshës nga një deri në katër vjeç. Nga rastete reja, tre kanë qenë të hospirtalizuar, theksohet në raportin që e publikoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).     

Shkup - Në kazermën "ilinden" në Shkup, sot pati pranim-dorëzim të donacionit të pajisjes nga Republika e Turqisë për nevojat e Armatës sonë. Bëhet fjalë për dronë, mjete prë lidhje, vizirë të natës dhe pajisje intendante. Në ngjarje morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, si dhe ambasadori i Turqisë, Fatih Ullusoj.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të personave të zhdukur me dhunë, deklaroi se edhe këtë vit "Serbia akoma fle në varreza masive të civilëve të pafajshëm", përderisa fshihet "prapa propagandës" se angazhohet për paqe dhe për integrim të BE-së, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Zagreb - Në periudhën që pason shteti do të përballet me dy sfida të mëdha - tentim të strukturave të brendshme për krijim të destabilitetit dhe tentim nga fqinji ynë lindor të na fusin në retorikën parazgjehdore, paralajmëron kryeministri Hristian Mickoski, duke u bërë thirrje qytetarëve të vendit, politikanëve, atyre të cilët edhe ia mendojnë të mirën atdheut dhe qytetarëve të mos biem në grackën e këtyre provokimeve.

Athinë - Ne jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore, e mbështesim perspektivën evropiane të të gjitha shteteve nga Ballkani Perëndimor, por në asnjë mënyrë nuk do ta tolerojmë këtë lloj të harminizimit selektiv me të drejtën ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare është pako, ose tërësisht e pranon ose tërësosht e hedh poshtë, ndërkaq e njejta vlen edhe për Shqipërinë fqinje, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, duke folur për marrëdhëniet me vendin tonë, në intervistën për televizionin grek "Skaj", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bazel - Zgjedhja për këngën e Eurovisionit do të mbahet vitin e ardhshëm në Bazel-qytet në Zvicër që është afër me kufirin me Gjermaninë dhe Francën, vendosën të premten organizatorët - Korporata Zvicerane e Transmetimeve (SRG) dhe Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU).  Qyteti e fitoi Gjenevën për të pritur konkursin muzikor popullor, ndërsa aplikoi me moton "Kapërcimi i kufinjve".

Nju-Jork - Kombet e Bashkuara kanë ndarë 100 milionë dollarë për të ndihmuar në ballafaqimin me 10 kriza humanitare pamjaftueshëm të financuara në Afrikë, Amerikën Veriore/Jugore, Azi dhe Lindjen e Afërt. “Më shumë se një e treta e mjeteve shkojnë për ndihmë në Jemen (20 milionë dollarë) dhe në Etiopi (15 milionë dollarë), ku shumë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe po vuajnë nga uria, sëmundjet dhe fatkeqësitë natyrore", tha zëdhënësi i KB-së.

Nju-Jork - Zëvendës-sekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare Xhojs Msuja deklaroi se situata në Rripin e Gazës, ku vazhdojnë sulmet izraelite është "më shumë se e pashpresë", transmeton Anadollu. Në fjalimin para anëtarëve të Këshillit të Sigurisë të KB-së, Msuja parfalajmëroi në situatë të vështirë humanitare, me të cilën përballen civilët palestinezë në Gaza.

QËNDRONI TË LIDHUR