• e enjte, 27 shkurt 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 26 shkurt/ 2025

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur Amer Kapetanoviq, sekretar i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal, organ operativ i Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), destinacioni i parë i të cilit në turne është Shkupi. Duke e theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, siç theksuar nga Kabineti i saj, Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e ndërlidhjes ekonomike dhe infrastrukturore, përfitimin nga tregu i përbashkët rajonal dhe nevojën për integrim të rajonit në tregun e vetëm evropian.

Shkup - Në mars presim të nënshkruajmë marrëveshjen për fillimin e ndërtimit të interkonektorit me Greqinë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se dokumentacioni i tenderit është përfunduar, dhe se është zgjedhur kompania me ofertën më të mirë. "Por, gjithashtu do të më lejoni t'ju them një lajm të mirë, e ky është se ne më në fund presim që në muajin mars të nënshkruajmë marrëveshjen për të filluar ndërtimin e interkonektorit me Greqinë meqë dokumentacioni i tenderit ka përfunduar. Kemi kompani që ka çmimin më të lirë, ofertën më të mirë. Kemi dritën jeshile nga bankat që e financojnë atë - BEI dhe BERZH, kështu që unë pres që të hyjmë këtu me një mundësi tjetër, e kjo është që më në fund interkonektori jugor të jetë funksional dhe operativ. Kjo është afërsisht tre miliardë metra kub normal në vit, tha sonte kryeministri në konferencën për media në Qeveri në të cilën paralajmëroi një mega-investim prej mbi një miliard euro në impiante centrale gazi nga grupi turk "Kazançi Holding".

Ohër - Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sipas matjeve të sotme të zbatuara nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ndodhet në kuotën 693,15 metra nën lartësinë mbidetare ose 24 centimetra nën mesatare. Niveli i sotëm i ujit të liqenit është vetëm gjashtë centimetra nën minimunim e lejuar. Kushtet e pavolitshme të motit me pak reshje kontribuojnë në mënyrë plotësuese për nivelin e ulët ujit.

Moskë - Armata ruse mbrëmë ka rrëzuar 128 dronë ukrainas mbi disa rajone ruse, përfshirë edhe Krimenë e aneksuar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë.  Mbrojtja ajrore kapi dhe shkatërroi 83 dronë mbi rajonin e Krasnodarit, në jugperëndim të Rusisë, dhe 30 mbi gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua në vitin 2014, thuhet në kumtesë. Objektivi i sulmeve me dronë ishin edhe rajonet ruse Brjanks dhe Kursk, në kufi me Ukrainën. 

Paris - Ministri francez i Financave, Erik Lombard ka thënë se pret që SHBA-ja të sigurojë mbështetje për trupat evropianë që të ndihmojnë në ruatjen e paqes pas arritjes së armëpushimit mes Ukrainës dhe Rusisë. Në një intervistë për Blumberg në Kejptaun, ku merr pjesë në takimin e ministrave të financave të G20, ai tha se Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe vende tjera evropiane janë të gatshme të dërgojnë ushtarë që të garantojnë armëpushim, por se nevojitet edhe mbështetje e SHBA-së. 

Uashington - Gjendja me lirinë është përkeqësuar vitin e kaluar, ndërsa autoritarizmi është përforcuar, konfirmoi organizata joqeveritare Fridom Haus, e cila ndjek gjendjen e demokracisë nëpër botë, në raportin e saj të publikuar sot. Në raport shënohet se edhe krahas trendeve negative, ka disa raste të përmirësimit të madh në rajonin e Azisë Jugore. Vendi ynë, gjithashtu edhe vitin e kaluar ka 67 nga 100 pikë dhe është renditur si pjesërisht i lirë.

Sietëll - Gjykatësi federl dje e ka bllokuar urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Tramp për të ndaluar pranimin e refugjatëve në SHBA. Vendimi i gjykatësit në qarkun e Sietëll erdhi si përgjigje ndaj një padie të ngritur nga grupet e ndihmës për refugjatët dhe shënon pengesën më të fundit ligjor në përpjekjet e presidentit për të riformuar qëndrimin amerikan ndaj emigracionit.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp në rrjetin e tij social Truth Soushëll publikoi video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, pa koment shtesë. Videoja tregon Gazën aktuale të shkatërruar nga lufta se si transformohet në një qytet modern bregdetar, plot me hotele, rrokaqiej dhe njerëz. Ky vizion ndjek idenë e fundit të Trampit për rivendosjen e palestinezëve në vendet fqinje arabe, me qëllim që të kryhet rindërtimi masiv i Gazës së shkatërruar.

Kartum -  Të paktën 46 persona humbën jetën, ndërsa 10 janë lënduar gjatë rrëzimit të aeroplanit ushtarak të Sudanit në vendin e populluar në afërsi të Kartumit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Omdurman. Operacioni për hetimin pas viktimave ka përfunduar, thuhet në kumtesë.

QËNDRONI TË LIDHUR