12:00/19 mak/2026
Shkup - Zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se në Kroaci është miratuar ligji me të cilin shoferët profesionsitë do të mund të marrin viza afatgjata. "Në Kroaci është miratuar ligji me të cilin shoferët profesionistë do të mund të marrin viza afatgjata. Kyështë një hap përpara në zgjidhjen e problemit që doli me vendosjen e sistemit EES në zonën e Shengenit. Ky ligj do t'u ndihmojë shumë shoferëve profesionistë të Maqedonisë së Veriut", shkroi Nikolloski në kumtimin e tij.
Shkup - Një pllakë ari në vlerë prej 4,5 milionë denarë është sekuestruar gjatë një aksioni të zyrtarëve doganorë në dalje të shtetit në vendkalimin kufitar, Bogorodicë. Siç informojnë Drejtroia Doganore, rasti është zbuluar pasi autobusi që qarkullonte në linjën Gostivar-Stamboll është ndarë për kontrollë, pas së cilës, për shkak të dyshimeve të bazuara, është kryer kontroll i detajuar i një udhëtari, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit, në njërën prej këpucëve të tij është gjetur një pllakë ari me peshë 848 gramë, e mbështjellë me letër të bardhë.
Shkup - Më shumë shi në 24 orët e fundit ka rënë në Ohër, ndërsa më ftohtë mëngjesi e sotëm ishte në Kodrën e Diellit ku janë matur katër gradë. Sipas raportit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, më ngrohtë mëngjesin e sotëm ka qenë në Veles ku janë matur 14 gradë në orën 8:00.
Tetovë - Në Jurop Haus (Europe Haus) sot në Tetovë Delegacioni i Bashkimit Evropian ka organizuar panair të librave si mënyrë që të shënohet Dita e Evropës 9 Maji. Nën sllganin "Evropa Jonë: Së bashku më të fortë", Delegacioini i BE-së gjatë muajit maj zbaton program nëpër disa qytete me një sërë aktivitetehs dhe solemnitetesh të organizuara në bashkëpunim me rrjetin e Juro Haus dhe autoritetet lokale.
Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se sulmet e përforcuara ukrainase me rreze të mëdha veprimi shkaktojnë dëme gjithnjë e më të mëdha mbi ekonomisë ruse dhe sektorin energjetik. Në video-fjalimin e rregullt të mbrëmshëm ai tha se Ukraina "e kthen agresionin rus në shtëpi - në vendin e vetëm prej edhe ku ka ardh", duke theksuar se janë intensifikuar operacionet e armatës ukrainase me dronë thellë në territorin rus.
Moskë - Presidenti rus, Vladimir Putin, sot fillon vizitën zyrtare dyditore në Kinë, ku do të takohet me liderin kinez, Si Xhinping, me të cilin do të bisedojë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe çëështjen kyçe globale, njoftoi Kremlini. Delegacioni rus përfshin ministra, liderë biznesi dhe zyrtarë të lartë, mes tyre guvernatorja e Bankës Qendriore të Rusisë, Elvira Nabuliana, dhe drejtuesi i kompanive të mëdha energjetike si "Gazpro" dhe "Rosneft".
Uellington - Qeveria e Zelandës së Re deri nga mesi i vitit 2029 do të shkurtojë pothuajse 14 për qind të të punësuarve në administratën shtetërore, si pjesë të strategjisë për ulje ë konsiderueshme të shpenzimeve, deklaroi sot ministrja e Financave, Nikolla Uillis. Uillis para përfaqësuesve të komunitetit afarist në Ouklend tha se Qeveria gjithashtu do ta ulë buxhetin e shumë agjencive shtetërore në tre vitet në vijim, do ta ulë numrin e reparteve në administratën publike dhe do të kërkojë vendosje më të shpejtë të teknologjisë së inteligjencës artificiale në tërë sektorin.
Uashington - Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së e ndërpret një pjesë të bashkëpunimit ushtarak me Kanadanë, kumtoi përfaqësuesi i lartë i Pentagonit. Vendimi vjen në kushte të tensioneve të shtzara mes dy vendeve fqinje dhe akuzave nga Uashingtoni se Kanadaja nuk i përmbushë obligimet e veta në fushën e mbrojtjes.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, po përballet me kritika për shkak të krijimit të një fondi me vlerë mbi 1,7 miliardë dollarë për viktima të supozuara të veprimeve qeveritare, të ndërmarra gjatë administratës së presidentit Xho Bajden. Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së njoftoi se fondi është rezultat i një marrëveshjeje dhe se mjetet do të përdoren për kompensimin e personave që pretendojnë se kanë qenë viktima të veprimeve me motive politike ose ideologjike të administratës së mëparshme.
Uashington - Në SHBA ekziston një qytet i vogël që menaxhon pothuajse gjithë internetin e botës. Kjo nuk është ndonjë metropol me rrokaqiej dhe drita neoni, por një vend i qetë dhe në pamje të parë i zakonshëm, për të cilën pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë dëgjuar. Pothuajse gjithçka që sot ekziszon onlajn kalon përmes tij. Videot në TikTok, përmbajtjet në Jutjub, pagesat onlajn, mesazhet, madje edhe porositë e vona për ushqim - gjithçka fillimisht ndërlidhet përmes kësaj pike para se të arrijë deri te përdoruesit nëpër botë.
Londër - Trajneri i Totenhemit, Roberto De Zerbi, foli për motivimin e vet para përfundimit të sezonit 2025/26. Totenhemi dje ishte mysafir tek Çellsi në tentim për të marrë së paku një pikë me çka do të siguronte ekzistencë në Premier ligë.