• e martë, 27 gusht 2024
MIA Flesh

12:00/26 gusht/2024

Shkup - Kryeministri  Hristijan Mickoski, me rastin e shënimit të ditëlindjes së Gonxhe Bojaxhiut - Nënë Terezës, do të marrë pjesë në manifestimin "Drita e Gonxhes". Ngjarja siç informojnë nga Qeveria, do të mbahet në shtëpinë përkujtimore dhe përmendoren e Nënë Terezës në rrugën "Maqedonia".

Shkup - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e mban seancën e 496-të, në rend dite të së cilës janë disa pika mes të cilave edhe shpallja për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Themelore Gjevgjeli dhe miratimi i rregulloreve për shfrytëzimin e telefonit celular dhe automjeteve motorike zyrtare nga parku vozitës i Këshillit. Krahas miratimit të procesverbalit nga seanca e 491-të, në seancën e sotme është parashikuar edhe vërtetimi i ndëprerjes së funksionit të gjykatësit për shkak të plotësimit të kushteve për pension të moshës dhe konstatimin e ndërprerjes së U.D. kryetar i Gjykatës Themelore Veles dhe miratimin e vendimit për përcaktimin e U.D. kryetar i Gjykatës Themelore Veles.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 20 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave aktive janë dy, nën kontroll janë tre, ndërsa janë shuar 15, kumtoi sot në mëngjes QMK. Zjarr aktiv ka në Komunën e Çashkës tek vendi i quajtur "Koteva Krusha" atari i f.Omoran, i zhvendosur nga mali Mukos ku po digjet pyll i përzier. Pylli i përzier është kapluar edhe nga zjarri në Komunën Makedonski Brod, tek rezervoaret e ujësjellësit të fshatit Greshnicë.

Shkup - NP Parkingje të Komunës Qendër dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me policinë e komunikacionit - Shkup nga 19 gushti deri 25 gusht të vitit 2024 me ndihmën e automjetit të posatçëm "karotrec" kanë larguar 108 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme që pengonin qarkullimin normal dhe të sigurt. NP Parkingje e Komunës Qendër njoftojnë se për një zgjidhje të përhershme të bllokimit të trafikut dhe problemit me parkimin e  paligjshëm, është e nevojshme një kulturë më e madhe e trafikut.

Veles - Zjarri pyjor që nga e shtuna ka rënë në malin Mukos në mes të fshatrave Omorani pranë manastirit të Shën Nikollës dhe fshatit Stepanci afër manastirit të Shën Bogorodicës në Komunën e Çashkës. mëngjesi i sotëm  përveç nga toka po shuhet   edhe me helikopterë."Që nga mëngjesi i sotëm në shuarje është përfshirë helikopteri MI-171 i MPB-së, ndërsa nga ora 10 në shuarjen e tij është përfshirë edhe një "ertraktor" i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, informojnë për MIA-n nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza Veles.  

Athinë - Në një aksident trafiku që dje pasdite  ka ndodhur   në afërsi të Kilkisit (Kukush) në pjesën veriore të Greqisë, gjatë përplasjes së dy makinave jetën e humbi një shtetas 55-vjeçar i Maqedonisë së Veriut raportuan mediat greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas të njëjtave informacione, makina që drejtohej nga 55-vjeçari është përplasur drejtpërdrejt me një makinë tjetër që drejtohej nga një 44-vjeçare.  Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për të nxjerrë shoferin, i cili u dërgua në spitalin e Selanikut, ku u konstatua vdekja.

Zagereb - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Punëve Evropiane e Kroacisë nuk ka njohuri nëse arrestimi i "spiunit kroat" për të cilin lajmëruan sot mediumet serbe "ka ndodhur me të vërtetë". "Nuk kemi kurfarë informata për temën e lartëcekur, as se me të vërtetë ka ndodhur një ngjarje e tillë", deklaruan përfaqësues të MPJ-së kroate në pyetje të HINA-s për pohimet në mediumet serbe. Herët në mëngjes në rajonin e Beogradit, Agjencia serbe për siguri dhe informim (BIA), në bashkëpunim me organe të tjera kompetente shtetërore, ka kryer aksion kundërzbulues për arrestimin e një spiuni kroat, shkruan gazeta e Beogradit "Novosti".

Londër - Rajan Evans, anëtar i ekipit të agjencisë Rojters, e cila raportonte për luftën në Ukrainë, e humbi jetën, ndërsa dy kolegë të tij-gazetarë janë lënduar në sulmin ndaj hotelit në qytetin lindor ukrainas, Kramatorsk. Evans (38), i cili punonte si këshilltar për siguri në agjencinë Rojters, u vra të shtunën kur një rpedhë e goditi hotelin Safir,ku ka qëndruar ekipi gjashtëanëtarësh i Rojtersit, kumtoi agjencia. Dy kolegët e lënduar janë dërguar në spital, ndërsa njri prej tyre është i plagosur rëndë.

Londër - Mbi 100 persona janë evakuuar nga një bllok banesor në lindje të Londrës pasi një zjarr i madh përfshiu ndërtesën gjatë natës, ndërsa 225 zjarrfikës që po përballen me zjarrin. Dyzet automjete po përpiqen të shuajnë zjarrin në Fleshvoter Road, në lagjen  Dagenham, që   shpërtheu mbrëmë në orën 2:44, raporton Mirror. Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo për shkaqet e zjarrit.

Kiev - Kompania ukrainase për energjetikë "Ukrenergo" sot në mëngjes dha urdhër për vendosjen e kufizimeve emergjente të energjisë elektrike pas sulmit të madh ajror të aviacionit rus në disa qytete dhe rajone në Ukrainë. Sipas informatave më të reja, në këtë sulm jetën e kanë humbur të paktën tre persona, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar.  Ukrenergo theksoi  se të punësuarit në sistemin elektroenergjetik po punojnë vazhdimisht për rivendosjen e furnizimit me energji elektrike.

Teheran - Ministri iranian i Punëve të Jashtme Abas Aragçi përsëriti se vendi i tij do t'i përgjigjet vrasjes së liderit politik të grupit militant Hamas, Ismail Hania, muajin e kaluar në Teheran."Reagimi i Iranit ndaj sulmit terrorist izraelit në Teheran është përfundimtar dhe do të jetë i matur dhe i llogaritur mirë. Nuk kemi frikë nga përshkallëzimi, por nuk po e kërkojmë atë - për dallim nga Izraeli, ka shkruar Aragç në X.

Sidnei - Në Australi është miratuar një ligj sipas të cilit të punësuarit kanë të drejtë t'i injorojnë shefat nëse ju shkruajnë pas orarit të punës, shkruajnë mediat britanike. Punëdhënëlsit ende kanë të drejtë të kontaktojnë me të punësuarit e tyre, por tani ata kanë të drejtë ta refuzojnë thirrjen ose të mos përgjigjen, nëse vendimi i këtillë nuk interpretohet si "i pakuptimtë". Dispozuta e re ligjore do të thotë se punonjësit mund të refuzojë të lexojë ose t'i përgjigjet mesazheve nga punëdhënësi ose një person i tretë, për shembull, klient i firmës, ndërsa të gjitha mospajtimet për urgjencën e njoftimit do t'i zgjidh Komisioni qeveritar për punë të ndershme.

Uashington - Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme, Donald Tramp vlerësoi se administrata e presidentit Xho Bajden, e sidomos kandidatja e demokratëve Kamala Harris janë duke e çuar Amerikanën drejt Luftës së Tretë Botërore. "Kush negocion për ne në Lindjen e Mesme? Bomba hidhen gjithandej. I fjeturi Xho (Bajden) fle në plazhtet e Kalifornisë, i përndjekur nga demokratët, ndërsa mikja e tij Kamala (Harris) është në turne  me autobus me Tampon Tim (kandidatin demokrat për nënpresident Tim Volc), përzgjedhja e saj vërtet e keqe për nënpresident. Le të mos ndodh Lufta e Tretë Botërore, sepse në këtë drejtim po shkojmë", shkroi Tramp në rrjetin X.

Barcelona - Futbollisti i Milanit, Rafael Leao do të mund të transferohet në Barcelonë në ditët e fundit të afatit kalimtar, raporton "Mundo Deportivo". Katalanasit ende nuk mund të arrijnë marrëveshje me klubin e Milanos rreth kushteve për transferim të portugezit 25-vjeçar. Leao luan për Milanin që nga viti 2019. Për ekipin kuajti në 211 ndeshje, shënoi 58 gola dhe krijoi 50 asistime.

QËNDRONI TË LIDHUR