
15:00/12 qershor/2025/
Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski informon se nuk do të marrë pjesë në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë, aty do të shkojë presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Në lidhje me paralajmërimet nga ana bullgare se në vend të presidentit të tyre Rumen Radev do të marrë pjesë kryeministri Rosen Zheljazkov, ai sot theksoi se nëse ka ndonjë nismë për takim mes presidentes së Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit bullgar dhe kjo duhet të pranohet, që të tregohet proaktivitet.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski është i kënaqur me rezultatet në turizëm në tremujorin e parë dhe pret që numri i mysafirëve të huaj të rritet edhe në tremujorin e dytë. Plani i Qeverisë është që këtë vit të arrijë katër milionë bujtje. Kështu u përgjigj ai në pyetjen e gazetarëve në lidhje me shifrat e publikuara për turizmin nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Shkup - Komisioni shtetëror zgjedhor, sot e mbajti mbledhjen e 125-të në të cilën anëtarët e komisionit e shqyrtuan dhe miratuan vendimin për ndryshim të Planit vjetor për furnizime publike në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Anëtarët e KSHZ-së u]nanimisht i votuan dhe miratuan edhe vendimet për konstatimin e regjistrimeve në vendvotime në disa komuna të Shkupit dhe Radovish.
Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski realizoi sot takime të ndara lamtumire me ambasadoren e Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq dhe ambasadoren e Suedisë, Emi Larson Xhejn.
Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi zhvilloi takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Zhilber Houngbo, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm midis Maqedonisë së Veriut dhe ILO-s.
Shkup - Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, deklaroi se po punohet intensivisht për vendosjen e sistemit "One Stop" në vendkalimin kufitar Tabanovë - Preshevë me Serbinë.
Shkup - Mundësitë për bashkëpunim midis hulumtuesve të Maqedonisë dhe rrjetit kërkimor të Komisionit Evropian në fushat e sigurisë energjetike, materialeve të qëndrueshme të ndërtimit, specializimit inteligjent dhe Industrisë 4.0 janë fokusi i ditës informative për mbështetjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore, që mbahet sot në Fakultetin e Makinserisë në Shkup. Perspektivat e reja për zhvillimin e kërkimeve shkencore pritet të ndihmojnë industrinë, dhe me këtë edhe ekonominë.
Shkup - Fushata "0 për qind korrupsion - Le të jetë e vërtetë!" e cila ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e raportimit të korrupsionit dhe t'i inkurajojë ata të ndërmarrin hapa aktiv në luftën kundër këtij fenomeni negativ filloi sot. Në promovimin e fushatës u theksua se progresi i qëndrueshëm mund të arrihet vetëm përmes transparencës, besimit dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve.
Shkup - Në prill të këtij viti janë lëshuar 357 leje ndërtimi, që është për 38,9 për qind më shumë se në prill të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 729 banesave me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 60 833 metra katrorë. Nga numri i përgjithshëm i banesave, 266 janë në rajonin e Shkupit, 232 në Jugperëndim, 125 në rajonin e Pollogut, 63 në rajonin Lindor, 16 në rajonin e Vardarit, 14 në rajonin Juglindor, 10 në rajonin e Pellagonisë dhe tre në rajonin Verilindor.
Shkup - Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës, më 11 qershor 2025, u promovua numri i 7-të i revistës studentore “Përtej”, botim i studentëve të programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Athinë – Zëvendësministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Turqisë sot dhe nesër do të mbajnë takime në Ankara në kuadër të dialogut politik dhe të a.q. agjendë pozitive mes të dyja vendeve sa i përket bashkëpunimit në disa sfera, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Moskë - Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer robër lufte, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, pa e bërë të ditur numrin e saktë të ushtarëve të shkëmbyer.
Nju Delhi - Një aeroplan i "Er India" në të cilin kishte 242 pasagjerë në një fluturim për në Londër u rrëzua sot menjëherë pas ngritjes në afërsi të aeroportit Ahmedabad. Aeroplani i pasagjerëve u rrëzua në zonën Meganinagar, duke shkaktuar panik dhe kaos në tokë.
Nju Delhi - Një aeroplan i udhëtarëve Boing 787-8 që u rrëzua sot menjëherë pas ngritjes nga qyteti Ahmedabad në Indi u rrëzua mbi hostelin e mjekëve.