• e enjte, 17 shtator 2026
MIA FLESH

15:00/17 gusht 2026

Shkup, 17 gusht 2026 (MIA) - Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata rriten për 4,50 denarë, i EURODIZEL-it (D-E V) për 6,50, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) për 6.00 denarë për një litër, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë. Një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 91,50 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 93,50, EURODIZEL-i BS (D-E V) për 98,00, ndërsa Ekstra vaji i lehtë 1 (EL-1) për 98,50 denarë.

Shkup, 17 gusht 2026 (MIA) - Deri në orën 13, janë regjistruar gjithsej 10 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilëve pesë janë aktivë, dy janë nën kontroll, ndërsa tre janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarre aktive ka në: Komunën e Studeniçanit: fsh. Moranë, fsh. Vërtekicë dhe fsh. Ramni Gabër ku po digjet pyll i përzier, në Komunën e Makedonski Brodit: v.q. Vidush, te fsh. Dragov Dol dhe te fsh. Lokvicë, ku po digjet vegjetacion i ulët, pyll me drurë të ulët dhe shkurre, në Komunat e Velesit dhe Zelenikovës: fsh. Sëllp, lokaliteti Fshati i Epërm (Komuna e Velesit), me përhapje drejt fsh. Karabunjishtë dhe fshatrave Dobrinë dhe Tisovicë (Komuna e Zelenikovës), ku po digjet vegjetacion i ulët, pyll dushku dhe shkoze dhe pyll cilësor dushku, në Komunat e Jegunovcës, Zhelinës dhe Sarajit: fshatrat Kopancë dhe Tudencë (Komuna e Jegunovcës), fsh. Cerovë (Komuna e Zhelinës), me përhapje drejt fsh. Bojanë (Komuna e Sarajit) ku po digjet pyll i përzier dhe në Komunën e Shtipit: lagjja Balkanska ku po digjet vegjetacion i ulët.

Shkup, 17 gusht 2026 (MIA) - Të respektohen masat për mbrojtje personale nga pickimi i mushkonjave, e posaçërisht në vende ku ka ujë të mbetir në oborre apo në ambientet e tyre të afërta. Komunat ku është shpallur epidemia do të marrin SMS porosi me udhëzime për veprime, përpunuar nga Instituti për shëndet publik. Sipas pritjeve epidemiologjike gushti she shtatori janë muajt e kulmit të epidemive të këtilla, siç janë ethet e Nilit perëndimor, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili bëri thirrje për kujdes maksimal.

Shkup, 17 gusht 2026 (MIA) - Ministria e Financave miratoi Rregulloren e re për përcaktimin e reputacionit, integritetit dhe burimin e mjeteve për organizimin e lojërave të fatit. Rregullorja e re është rezultat i miratimit të Ligjit të ri të Lojërave të Fatit.

Shkup, 17 gusht 2026 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me epideminë në Gostivar, tha se ministria do ta publikojë raportin epidemiologjik më 20 gusht, duke theksuar se fokusi i kësaj është që të dilet në mënyrë transparente dhe të qartë me mësimet e nxjerra.

Shkup, 17 gusht 2026 (MIA) - Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) është e njoftuar se Bullgaria ka kthyer 11,6 tonë speca nga Maqedonia për shkak të nivelit të rritur të pesticideve. Siç deklaroi sot drejtori i AUV-së, Oliver Millanov, pritet vendimi nëse sasitë do të shkatërrohen në vendin importues apo tek ne, në Drislla.

Shkup, 17 gusht 2026 (MIA) – Nga Republika e Turqisë janë siguruar 500.000 doza të vaksinës kundër lisë të dhenve si donacion, të cilat pritet të mbërrijnë këto ditë, ndërsa në KE është dorëzuar kërkesë për sasi të shtuara, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) pas konferencës së sotme për media të Lidhjes së Blegtorëve të Deleve dhe thirrjes së dërguar për ndërmarrje të masave urgjente kundër përhapjes së sëmundjes. 

Shkup, 17 gusht 2026 (MIA) - Mot i paqëndrueshëm lokal me të reshura të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar priten nesër në vend, paralajmërojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Të mërkurën, kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitje të motit të paqëndrueshëm. Nga DPHM paralajmërojnë se nga e enjta pritet periudhë me mot shumë të nxehtë. Në ditët e fundjavës temperaturat ditore priten të tejkalojnë 40 gradë.

Shkup, 17 gusht 2026 (MIA) – Për momentin ka 35 raste të konfirmuara dhe tre raste të dyshuara të Etheve të Nilit Perëndimor, të cilat janë në proces të diagnostikimit, ndërsa gjashtë janë në gjendje kritike dhe janë në kujdes intensiv në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse. Nga rastet e konfirmuara, shumica po trajtohen në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse, ndërsa një pacient po trajtohet në një institucion privat shëndetësor, informoi sot në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Shkup, 17 gusht 2026 (MIA) - Është alarmante gjendja me linë tek delet. Deri më tani janë asgjësuar 7.000 deri 10.000 dele, janë shkatërruar 40 - 50 tufa, humbjet financiare janë të mëdha, çdo ditë ka paraqitje të vatrave të reja, ndërkaq disa blegtorë i sjellin krerët në tregjet e kafshëve pa e ditur nëse janë të sëmura, që është rrezik shtesë. Kërkojmë nga shteti ta organiozojë më shpejtë vaksinimin e deleve dhe ta rishqyrtojë kompensimin i cili për momentin është shumë i ulët, vetëm 100 denarë për kilogram, bëri thirrje sot Lidhja e blegtorëve.

Prishtinë, 17 gusht 2026 (MIA) - Ushtruesja e detyrës presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, nga lëvizja në pushtet "Vetëvendosja" e kryeministrit Albin Kurti, u ka bërë thirrje përfaqësuesve të partive opozitare në një takim të përbashkët që do të mbahet nesër, në të cilin do të diskutojnë një rrugëdalje nga bllokimi institucional i shkaktuar nga konstituimi i paplotë i Kuvendit të Kosovës.

Ankara, 17 gusht 2026 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e lavdëroi organizatën militante palestineze Hamas për bashkëpunimin dhe përmbushjen e detyrimeve sipas planit paqesor në Gazë, në intervistë për "Al Xhezira". Ai theksoi se Hamasi po tregon "bashkëpunim të vërtetë", në të njëjtën kohë duke kritikuar Izraelin për sulmet e vazhdueshme në Rripin e Gazës dhe shtoi se presidenti i SHBA-së Donald Tramp është gjithashtu i shqetësuar për veprimet e tilla nga pala izraelite.

Londër, 17 gusht 2026 (MIA) – Gjigandi farmaceutik suedezo-britanik AstraZeneka ka njoftuar për një tjetër mosukses, duke ndërprerë provën klinike në fazën e vonshme të ilaçit për kancerin e mushkërive "volrustomig", pak më shumë se një muaj pasi ndaloi një provë tjetër të ilaçit për sëmundjet e zemrës. Kompania FTSE 100 bëri të ditur se "volrustomigu", kur kombinohet me kimioterapinë, me gjasë nuk do të përmirësojë shkallën e mbijetesës tek pacientët me kancer të mushkërive krahasuar me trajtimet e tjera ekzistuese.

Uashington, 17 gusht 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se do ta ulë vëllimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut për kundërpërgjigje ndaj Koresë së Veriut, edhe përkundër paralajmërimeve të përfaqësuesve ushtarakë nga të dy vendet se regjimi i Kim Xhong-unit po mëson taktika të reja të luftimit nga lufta në Ukrainë.

Londër, 17 gusht 2026 (MIA) - Kryeministri britanik, Endi Burnam ka qenë në kontakt me një person të panjohur i cili është prezantuar rrejshëm si Suzi Uajlls, shefe e kabinetit të presidentit amerikan, Donald Tramp, kumtuan sot mediumet britanike. 

Londër, 17 gusht 2026 (MIA) - Rusia ka ndërtuar dhjetë baza sekrete pranë kufijve të saj perëndimorë, të cilat planifikon t’i përdorë për të kryer sulme me dronë reaktivë ndaj objektivave në Ukrainë dhe potencialisht ndaj vendeve-anëtare të NATO-s, tregon hetimi i gazetës britanike "Telegraf".

QËNDRONI TË LIDHUR