• e enjte, 10 korrik 2025
MIA Flesh

15:00/13 qershor/2025

Shkup  - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se edhe pse është e rregull të ketë takim me homologun e saj nuk është problem të[ bisedojë ehde kme kryeministrin bullgar Rosen Zhelazkov në Samitin e NATO-s në Hagë, duke pasur parasysh se kolegu i saj bullgar, presidenti Rumen Radev nuk vjen në Hagë, në drejtim të zhbllokimit të eurointegrimeve tona. 

Shkup  - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski theksoi sot se nuk mund të thotë nëse do të takohet me përfaqësuesit e Bullgarisë në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë, se duhet të kërkohet përgjigje nga Sofja dhe ajo që mund të thuhet, siç theksoi, "është se presin më shumë takime dhe komunikim të rregullt me ​​fqiun tonë". Mucunski sot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të ketë takim me palën bullgare në Hagë, tha se beson se është normale që të gjithë fqinjët të komunikojnë jo vetëm për çështje politike, por për gjithçka që është në interes të ndërsjellë.

 Shkup  - Marrëveshje për bashkëpunim strategjik midis dy qeverive dhe një Memorandum për mirëkuptim dhe zbatim të programit "Stipendium Hungaricum" për periudhën 2026 - 2028 nënshkruan sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë, Timço Muçunski, dhe homologu i tij hungarez, Peter Sijarto, i cili po qëndron për vizitë në vend. Siç theksoi Mucunski në konferencën e sotme për shtyp me Sijarton, nënshkrimi i këtyre dokumenteve është dëshmi e fortë e aleancës së fortë midis dy vendeve.

Shkup  – Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe një nga liderët politikë të koalicionit “Vlen” informoi në konferencën e sotme për shtyp se si qeveri kanë rezultate konkrete në luftën kundër industrisë kriminale të lojërave të fatit dhe bixhozit. Me vendimin eqeverisë për të bllokuar 173 faqe interneti për bixhoz onlajn, siç theksoi ai, përmbushet një nga premtimet më të qarta që u dhanë qytetarëve. Me këto faqe interneti për bixhoz onlajn, të cilat sipas tij në mënyrë të paligjshme kanë ofruar shërbime të lojërave të fatit në vendin tonë, edhe me 53 faqet e mëparshme muajin e kaluar,  ky numër tashmë shkon në 226!.

Shkup  - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot theksoi se politika e jashtme e Maqedonisë është gjithmonë për paqe në lidhje me të gjitha konfliktet në botë, ndërsa për rezolutën për armëpushim në Gazë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara vendi abstenoi për shkak të pasaktësive të caktuara në vetë tekstin, të cilat, siç theksoi, nuk përputhen me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, nuk përcaktojnë se çfarë është në të vërtetë paraqet Hamasi.

Shkup – Njoftimi për Prokurorinë Publike dhe Drejtorinë e Policisë Financiare është në proces pasi Gjykata e Lartë Administrative konfirmoi vendimin se SHA Dr. Panovski dhe Farma Trejd kanë hyrë në një kartel të ndaluar gjatë prokurimit publik të insulinës në vitin 2016, tha për MIA-n kryetarja e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Malinka Siljanovska Nikoliq. Pas kësaj, siç shtoi ajo, vijon koordinimi institucional për procedurën e mëtejshme. Siljanovska Nikoliq informoi se iniciativa për rastin u nis me kërkesë të kompanisë farmaceutike Zegin dhe Komisioni përcaktoi se kompanitë e përmendura, reciprokisht, vepruan në bashkëpunim, u pajtuan paraprakisht se kush do të merrte cilin artikull në një mënyrë që të dyja dorëzuan oferta për të dy artikujt, por nuk i ulën çmimet në ankandin elektronik, në mënyrë që njëra të merrte një artikull dhe tjetra artikullin tjetër nga prokurimi, megjithëse në një njoftim publik të publikuar më parë pati një ulje të ndjeshme të çmimit në ankandin elektronik.

Shkup - Studentët nga Maqedonia do të mund të shfrytëzojnë 20 bursa në vit për të studiuar në Hungari në gjuhën hungareze ose në gjuhë të huaj. Përparësi do t'u jepet kandidatëve të cilët duan të studiojnë në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM), si dhe në shkencat e mjekësisë, shëndetësisë dhe bujqësisë. Memorandumi i mirëkuptimit që rregullon bashkëpunimin në kuadër të Programit Stipendium Hungarikum për periudhën 2026–2028 sot u firmos nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Sijarto.

Shkup  – Për pesë prej tetë ligjeve nga pakoja e parë e ligjeve nga Agjenda e reformave me afat deri në qershor të vitit 2025 Ministria e Drejtësisë po bën përpjekje që më së voni deri në datën 23 të këtij muaji të hyjnë në procedurë kuvendore.  Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, në fillim të brifingut të sotëm me media për Agjendën e reformave, tha se, edhe pse, nga hyrja në funksion nuk kishin hapësirë për përshtatje dhe përballje me një varg problemesh, kanë punuar dhe punojnë me përpjekje maksimale dhe se pjesa më e madhe e ligjeve janë dorëzuar dhe janë në procedurë qeveritare. 

Shkup - Prokurori shtetëror publik, Lupço Kocevski, deklaroi sot se në Gjykatën themelore në Koçani është ngritur akuzë kundër 34 personave fizik dhe tre juridikë për vepra penale të lidhura me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçani.  "Sot, në Gjykatën Themelore në Koçani ngrihet aktakuzë kundër 34 personave fizikë dhe tre personave juridikë për vepra penale që shkaktuan rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve dhe për pronën në shkallë të gjerë, në një vend ku u mblodh një numër i madh njerëzish, përkatësisht për zjarrin gjatë performancës së grupit muzikor DNK më 16 mars, ku humbën jetën 62 persona, 157 pësuan lëndime të rënda dhe 54 persona u lënduan", tha Kocevski.

Shkup - Janë arrestuar 13 persona me autorizim policor në aksionin e mbrëmshëm të Prokurorisë publike për krim të organizuar dhe korrupsion, konfirmoi në konferencën e sotme për shtyp, prokurori publik i shtetit, Lupço Kocevski. Ai tha se ka dyshime të bazuara se të akuzuarit si zyrtarë, kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë publike.

Shkup – Në mbledhjen e Komisionit kuvendor për Transport dhe Transformim Digjital do të dakordohet debat publik për Propozim – ligjin për komunikime elektronike, Propozim ligji për siguri të rrjeteve dhe sisteme informative, Propozim ligji për material arkivor, si dhe Propozim ligji për dokumente elektronike dhe identifikim elektronik, pasi dje e kaluan filtrin e parë në Kuvend në komisionin amë, paralajmëroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Toni Jarevski. 

Ohër - Lufta mes Izraelit dhe Iranit do të ketë ndikim mbi çmimin e naftës edhe në Maqedoninë e Veriut, konsideron kryetari i Komisionit Regullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRRE), Marko Bislimovski, por nuk pret ndikim mbi çmimet e produkteve të tjera. Pas sulmeve të mbrëmshme të Izraelit ndaj Iranit, ai theksoi se çmimi i naftës në bursat botërore është rritur për dhjetëra dollarë. Rritja sipas Bislimovskit, është gjashtë deri në shtatë dollarë.

Shkup - Vitin e kaluar, subjektet afariste realizuan punime ndërtimore në vlerë prej 39 827 830 mijë denarë. Janë ndërtuar gjithsej 2 641 objekte dhe janë përfunduar gjithsej 5 405 banesa me sipërfaqe të përgjithshme prej 348 720 metra katrorë, nga të cilat 5 255 janë në pronësi individuale, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Sipërfaqja mesatare e 5 405 banesave të përfunduara është 64.5 metra katrorë.  Vitin e kaluar më shumë është ndërtuar në Rajonin e Shkupit, në 807 objekte ndërtimore, ndërsa kanë përfunduar 3566 banesa. 

Shkup - Drejtoria e të Ardhurave Publike ua ka kujtuar të gjitha objekteve hotelierike, tregtarëve dhe kryerësve të veprimtarive detyrimin ligjor për të regjistruar qarkullimin me paga të gatshme përmes një sistemi fiskal të miratuar dhe për të lëshuar llogari fiskale për çdo mall ose shërbim të paguar.

Prishtinë - Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua sot, për herë të 31-të, sepse vetëm 47 deputetë votuan në votimin e fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Parlamentit. Në seancën e sotme, deputetët nga Partia demokratike e Kosovës, Lidhja demokratike e Kosovës, Lista serbe dhe koalicioni Aleanca për ardhmërinë e Kosovës - NISMA nuk propozuan anëtarë të komisionit zgjedhor, e as nuk morën pjesë në votim.  Vazhdimi i seancës së 32-të konstituive është caktuar për të dielën, 15 qershor. 

Stokholm  - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot deklaroi se është "thelbësore të punohet në qetësimin e situatës" pas sulmit të sotëm izraelit dhe objektivave bërthamore në Iran.  "Kjo qartazi është një situatë që po zhvillohet shpejtë dhe është një veprim i njëanshëm nga ana e Izraelit", tha Rute gjatë një takimi me kryeministrin suedez, Ulf Kristerson. 

Uashington  - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp ka paralajmëruar Iranin të dakordohet për marrëveshje bërthamore "para se të mos mbetet asgjë", duke sugjeruar se sulmet e mëvonshme izraelite ndaj vendit do të jenë "edhe më brutale". Në postimin në "Truth social" sot Trampi shkroi se liderët iranianë "nuk e dinin se çfarë do të ndodhte". "Tani të gjithë janë të ‘VDEKUR’ dhe vetëm do të përkeqësohet!" shtoi ai.

Bangkok  - Një aeroplan i kompanisë "Er India" detyrohet të aterojë i sigurt sot në aeroportin e ishullit Puket në Tajlandë pas një kërcënimi për vendosjen e bombës, informon aeroporti.   Në njoftim thuhet se aeroplani me 156 pasagjerë kishte fluturuar nga ishulli Puket drejt Nju Delhit dhe ka kërkuar ulje urgjente për shkak të kërcënimit për vendosjen e bombës, pas çka aeroporti Puket e aktivizoi planin e tij për situata emergjente, raportoi agjencia kineze e lajmeve. 

Teheran  - Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, ka emëruar një komandë të re ushtarake për forcat e armatosura të vendit, njoftuan mediat iraniane. Me dekret, ajetollahu Hamnei e emëroi gjeneral-majorin Sejed Abdulrahim Musavi për shef të shtatmadhorisë së forcave të armatosura iraniane.  Ai, gjithashtu, e emëroi gjeneral-majorin Mohamed Pakpur për komandant suprem të Korpusit të Gardës revolucionare ismalime (IRCG) dhe gjeneral-majorin Ali Shamedanin për komandant të bazës ushtarake Hatam al-Anbija. 

QËNDRONI TË LIDHUR