MIA Flesh
- - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, pas vdekjes së papa Françeskut në faqen e saj të Fejsbukut ka shkruar se pas katërdhjetë minutash bisedë të paharruar, do ta kujtoj për mendjen, urtësinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tij të jashtëzakonshme. "Si papë i popullit, ai uroi familjen e krishterë për ringjalljen e Krishtit dhe këtë mëngjes qetë shkoi në përjetësi. Unë megjithatë, pas katërdhjetë minutash bisedë të paharruar, do ta kujtoj për mendjen, urtësinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tij të jashtëzakonshme", porositi Siljanovska Davkova.
- Post By Fitore Curri
- 14:57, 22 prill, 2025

15:00/ 22 prill/ 2025
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, pas vdekjes së papa Françeskut në faqen e saj të Fejsbukut ka shkruar se pas katërdhjetë minutash bisedë të paharruar, do ta kujtoj për mendjen, urtësinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tij të jashtëzakonshme. "Si papë i popullit, ai uroi familjen e krishterë për ringjalljen e Krishtit dhe këtë mëngjes qetë shkoi në përjetësi. Unë megjithatë, pas katërdhjetë minutash bisedë të paharruar, do ta kujtoj për mendjen, urtësinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tij të jashtëzakonshme", porositi Siljanovska Davkova.
Shkup - Po punohet shumë për të arritur barnat deficitar, informojnë sot nga Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji (KURO). "Procedura ka përfunduar nga ana e IPSH KU për Radioterapi dhe Onkologji. Kontrolli Administrativ në Byronë për Prokurime Publike ka përfunduar në një afat rekord. Momentalisht rrjedh afati për ankesa dhe çështja e prokurimit publik për momentin është në Komisionin Shtetëror për Ankesa për Prokurimet Publike", sqarojnë nga Klinika. Ata theksojnë se ekipi për prokurime publike i kësaj klinike po punon shumë për t'i përfunduar të gjitha procedurat sa më shpejtë të jetë e mundur, që të mund të firmosen marrëveshjet me shpërndarësit dhe barnat të dorëzohen në klinika deri në fund të javës.
Shkup- Të dhënat e edicionit të fundit të Atlasit me të dhënat për gjendjen me diabet në botë tregojnë se në vendin tonë, sipas të dhënave të prevalencës për gjendjen që mbulon qytetarët e moshës nga 20 deri në 79 vjet, është konstatuar se në vitin 2024 janë 140.800 persona me diabet. Kjo është një prevalencë 7.4 për qind e standardizuar e diabetit sipas moshës, theksoi sot Unioni i Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë së Veriut. "Regjistri i ri i gjendjes së personave me diabet në botë dhe në Maqedoni tregon për stabilizim të gjendjes me rritje të personave me diabet, me rreth 7500 persona të sapodiagnostikuar në vit. Këto kushte tregojnë për angazhimin e shoqatave të pacientëve në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore dhe partneritetin me Komisionin Kombëtar të Diabetit dhe endokrinologët, se ka një hap përpara në stabilizimin e kushteve të diabetit, por parashikimet për një rritje të fortë të numrit adresojnë veprime të mëtejshme për programe moderne parandaluese, veprime për ofrimin e insulinës inovative dhe terapisë antidiabetike, edukimin dhe menaxhimin e vazhdueshëm cilësor të diabetit", theksojnë nga shoqata.
Shkup - Anëtarësimi në BE është alternativa e vetme ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj. Agjenda reformuese është më shumë se një listë reformash, por një kornizë strategjike me qëllime të qarta dhe afate të përcaktuara, por më e rëndësishmja nga të gjitha ajo është udhërrëfyesi i vendit drejt transformimit institucional, social dhe ekonomik. Kuvendi ka rol kyç në implementimin e saj dhe duhet të tregojë vizion dhe urtësi me seriozitet gjithëpërfshirës të bashkëpunimit dhe vullnet të sinqertë për reforma në interes të qytetarëve dhe shtetit. Këtë e theksoi Afrim Gashi, кryetar i Kuvendit, në seancën e sotme të përbashkët të Komisionit parlamentar për çështje evropiane dhe Këshillit kombëtar për integrim evropian, në të cilën u mbajt debat për përfitimet nga Agjenda reformuese 2024 - 2027. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për përmbushjen e disa detyrimeve, por edhe për mundësi të jashtëzakonshme për të promovuar demokracinë, për të garantuar sundimin e ligjit dhe për të ndërtuar institucione të forta që do t'u shërbenin qytetarëve, e duke marrë parasysh rolin thelbësor të Kuvendit si kryetar i këtij institucioni, ai shprehu gatishmërinë e plotë për të shqyrtuar dhe trajtuar çdo nismë dhe reformë me prioritet maksimal.
Shkup - Deputetët e Të Majtës sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal. Me ndryshimet e propozuara kërkohet dyfishim i afatit për vjetësrsimin e veprave penale, si dhe zgjerim i listës së veprave që nuk do të plaken, sidomos ato të ndërlidhura me krimin ekonomik dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Qëllimi i propozimit, siç kumtoi Amar Mecinoviq, është që të përforcohet politika ndëshkuese dhe të mundësohet ndjekje më efikase e kryerësve, pa dallim kur do të zbulohet vetë akti.
Shkup - Drejtori i Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta, Ivica Tomovski, sot mbajti takim pune me përfaqësuesit e "Panairit të Shkupit" ku diskutuan për nevojën dhe rëndësinë e ndërtimit të kompleksit të ri të panairit në Shkup. Në takim, siç njoftojnë nga SHÇPP-së u diskutua për mundësitë për vendndodhjen, kushtet infrastrukturore dhe inovacionet që do t'i bënin panairet e reja konkurruese në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. "Kthimi i 'Panairit të Shkupit' në objektin e tij jo vetëm që do të ringjallë aktivitetin ekonomik, por edhe do të forcojë profilin rajonal dhe ndërkombëtar të Maqedonisë si qendër e rëndësishme tregtare dhe afariste", deklaroi drejtori Tomovski, duke theksuar rëndësinë e kësaj iniciative për zhvillim të ekonomisë.
Shkup - Është shpallur Konkurs Publik për hartimin e shenjës mbrojtëse (logos) për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që Dhoma Ligjvënëse të modernizojë dhe unifikojë identitetin e tij institucional dhe vizual përmes hartimit të shenjës mbrojtëse, e cila duhet t'i pasqyrojë vlerat kombëtare dhe vlerat, misionin dhe vizionin e institucionit, njoftoi sot shërbimi për informim i Kuvendit. Në Konkursin Publik theksohen elementët kryesorë që duhet t'i përmbajnë ofertat për zgjidhjen konceptuale për hartimin e logos dhe kriteret që duhet të plotësohen. Ndër të tjera, dizajni i logos duhet të jetë unik dhe i papërdorur deri më tani, ndaj autori duhet të sigurojë ekskluzivitetin e dizajnit dhe të garantojë që vepra përfundimtare të mos cenojë asnjë të drejtë intelektuale.
Shkup - Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë, informojnë nga Komisioni rregullator për energjetikë. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 0,212 den/kg dhe tnai është 36,780 den/kg. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-98 73,50, EUROSUPER BS-95 do të jetë 71,50, ndërsa EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë prë amvisëri (EL-1) do të shiten për 64,00 denarë për litër.
Shkup - Nën ndikim të masës së lagësht dhe jostabil moti gjatë kësaj jave do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të përkohshme shiu dhe paraqitje të bubullimave. Siç njoftojnë nga DPHM, në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të stuhisë me reshje më të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit. Në Shkup, deri në fund të kësaj jave moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të përkohshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të stuhisë së shkurtër me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave dhe erë të fortë.
Shkup - Gjatë festave të fundjavës nga 18 deri më 21 prill duke vazhduar me kontrollet e vazhdueshme të qarkullimit rrugor në rrugët në mbarë vendin, nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme kanë lëshuar gjithsej 2252 urdhërpagesa për kundërvajtje të kryera nga pjesëmarrëst në komunikacion, kryesisht në lidhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor. Me këtë rast, siç njoftojnë nga MPB-ja, për shkak të parkimit të parregullt u evidentuan 308 kundërvajtje, 1018 për shkak të ngasjes me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa madje 254 pjesëmarrës në komunikacion kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi.
Tetovë - Sot ka përfunduar procedura dëshmuese në procesin e përsëritur gjyqësor për të pandehurit Florin Besimi dhe Artan Etemi dhe ISHP Spiali klinik në Tetovë, si person juridik, të cilët akuzohen për veprën penale "vepra të rënda kundër sgurisë së përgjithshme" lidhur me zjarrin që më 8 shtator të vitit 2021 ka shpërthyer në spitalin modular në Tetovë, me ç'rast i kanë humbur jetët 14 persona. Gjatë debatit të sotëm kryesor janë lexuar fillimisht rrëfime të dëshmitarëve të Prokurorisë të dhëna në procesin e parë gjyqësor, e pastaj janë lexuar edhe tre rrëfime të dhëna të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarve.
Tetovë - Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot informoi se gjatë javës pritet që partitë që përbëjnë koalicionin "VLEN" të emërojnë 23 përfaqësues të tyre për kryesinë që do të formohet rreth partisë së re me të njëjtin emër. Ajo kryesi do të ketë edhe statut, sipas të cilit do të zgjidhet kryetari dhe organet e partisë. "Duhet të kemi një organ të përbashkët që do të vendosë më tej, një komision statutor që do të përcaktojë të gjitha çështjet, si zgjidhet kryetari, organi drejtues i partisë, kush do të jenë ata, mekanizmat për kontroll dhe balancim, sepse bëhet fjalë për më shumë subjekte që në një proces të natyrshëm të bëhet si një subjekt. Ajo që është e rëndësishme është se tanimë është marrë vendim të kemi kryesi të përbashkët e cila do të përcaktojë hapat e mëtejshëm drejt unifikimit. Sipas ligjit i gjithë ky proces duhet të përfundojë me një kongres të përbashkët dhe një vendim formal për regjistrim në Regjistrin qendror", ka thënë sot Kasami para mediave, pas një aktiviteti komunal në shesh.
Moskë - Presidenti rus, Vlladimir Putin theksoi se është i hapur për mundësinë për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën. Ai sot për televizionin shtetëror rus dekalroi se ka "qëndrim pozitiv ndaj të gjitha nismave paqësore" dhe se shpreson se Kievi "do të ndihet në të njejtën mënyrë". Moska dhe Kievi nuk mbajtën biseda bilaterale të drejtpërdrejta pas invazioni rus në shkurt të vitit 2022, por SHBA-ja e rriti presionin ndaj tyre që të dakordohen për armëpushim. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi se komentet e Putinit, pas skadimit të armëpushimit 30-orësh të Pashkëve, për të cilin secila palë e akuzoi tjetrën për shkelje, do të thonë se ai është i hapur për bisedime të drejtpëdrejta.
Kiev - Si pasojë e një sulmi rus, në një nga lagjet e qytetit Zaporozhje ka shpërthyer zjarr, ku e humbi jetën një grua 69-vjeçare, ndërsa dy persona janë lënduar, njoftoi shefi i administratës ushtarake lokale, Ivan Fedorov në Telegram. "Si rezultat i sulmit rus në rajonin Zaporozhje, një zjarr shpërtheu në një nga rajonet e Zaporozhjes. Pasojat aktualisht janë duke u përcaktuar", shkruan Fedorov. "Dy persona janë lënduar. Këto janë pasojat paraprake të sulmit të armikut në Zaporozhje," shtoi ai, duke specifikuar se viktimat u dërguan në spital.
Kiev– Rrethi i dytë i bisedimeve mes Ukrainës dhe partnerëve të saj perëndimorë, qëllimi i të cilave është të sigurohet armëpushim me Rusinë, do të mbahet nesër në Londër, deklaroi sot një funksionar i lartë ukrainas. Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski dje paralajmëroi se një delegacion ukrainas nesër do të udhëtojë në kryeqytetin britanik në bisedime me përfaqësues amerikanë dhe evropianë. Edhe pse përbërja e delegacionit nuk është konfirmuar, sipas mediave ukrainase, Kievin do ta përfaqësojnë shefi i administratës së presidentit ukrainas Andrij Jermak, zëvendësi i shefit të administratës presidenciale Pavlo Palisa, ministri ukrainas i punëve të jashtme Andrij Sibiga dhe ministri i mbrojtjes Rustem Umerov.
Moskë - Rusia është e gatshme të shqyrtojë propozimin e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për ndalimin e sulmeve në infrastrukturën civile, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai shtoi se aktualisht nuk ka plane konkrete për bisedime ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Zelenski dje deklaroi se Ukraina është e gatshme për çdo formë diskutimi për t'i dhënë fund sulmeve ndaj objekteve civile. "Ukraina vazhdon të mbajë propozimin e saj për të mos sulmuar të paktën objektivat civilë. Dhe ne presim një përgjigje të qartë nga Moska", theksoi dje Zelenski. Peskov theksoi se Putini dje iu referua kompleksitetit të temës së objektivave civile.
Uashington - Plani i paqes së presidentit amerikan Donald Tramp për Ukrainën parashikon krijimin e një komisioni të përbashkët për monitorimin e armëpushimit, shkruan “Njujork post". Ky komision do të përfshijë përfaqësues të Ukrainës, Rusisë dhe një shteti që nuk është anëtare e NATO-s. Megjithëse detajet e marrëveshjes së paqes ende nuk janë konstatuar, një zyrtar i lartë i administratës së Trampit ka thënë për "Njujork post" se këto detaje mund të përfshijnë vendosjen e forcave evropiane në Ukrainë nëse arrihet ndërprerja e zjarrit.
San Francisko - Ish nënpresidenti amerikan, Al Gor, e krahason administratën e Donald Trampit me Gjermaninë naziste. Duke folur në një tubim për të nisur Javën e Klimës në San Francisko, Gor tha se administrata e Trampit po përpiqet të krijojë versionin e saj të preferuar të realitetit për të arritur qëllimet e saj kryesore të ngjashme me Partinë Naziste të Adolf Hitlerit në vitet 1930 dhe 1940, raporton Politiko. "E kuptoj shumë mirë pse është e gabuar të krahasosh Rajhun e Tretë të Adolf Hitlerit me çdo lëvizje tjetër. Ishte një e keqe unike, periudhë. E kuptoj. "Por ka mësime të rëndësishme në historinë e asaj të keqe që u shfaq", tha Gor, i cili ishte nënpresident në kohën e Bill Klintonit.
Xhajpur - Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që SHBA dhe India të rriten dhe rrjedhimisht të jenë në gjendje të punojnë së bashku në fusha si tregtia, mbrojtja dhe energjia për një bashkëpunim të favorshëm për të dyja vendet, deklaroi sot zëvendëspresidenti amerikan Xhej di Vens gjatë vizitës së tij në qytetin Xhajpur në shtetin veriperëndimor të Indisë, Raxhastan. Vens i cili ndodhet për vizitë katërditore në Indi dje takoi kryeministrin indian Narendra Modi në kryeqytetin Nju Delhi. Vizita e tij vjen në kohën kur India nxiton të arrijë marrëveshje tregtare me SHBA-në, partnerin e saj më të madh tregtar, para skadimit të afatit 90-ditor për rritjen e tarifave të paralajmëruara të administratës Tramp për mallrat e importuara.