• e shtunë, 14 qershor 2025
MIA Flesh

12:00/12 maj/2025

Shkup - BE-ja ishte, është dhe do të mbetet qëllimi ynë, por për fat të keq, ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk ka sfida të bazuara në arritje ose lloje të tjera kriteresh që vlejnë për vendet e tjera që janë bërë ose janë në proces për t'u bërë shtete anëtare, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në Samitin Maqedonia 2025. Për ne, theksoi ai, ato kritere janë të një natyre krejtësisht ndryshe.

Shkup - Bazuar në treguesit fillestarë, janë reale gjasat që rritja ekonomike e vendit në tremujorin e parë të jetë midis 3,5 dhe 4 për qind dhe të jemi një nga më të mirët në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në panelin e parë të Samitit "Maqedonia 2025" i cili mbahet në Shkup duke filluar nga sot. Sipas tij, nëse situata në ekonominë evropiane, veçanërisht në industrinë e automobilave, përmirësohet, atëherë ka gjasa për performancë edhe më të lartë që do të sillet midis pesë dhe gjashtë për qind.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel. Siç thuhet në kumtesë, në kuadër të vizitës, ministri Murtezani do të zhvillojë takime me përfaqësues të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe zgjerim (DG ENEST), në të cilat është paraparë të diskutohet statusi aktual i procesit të integrimit evropian, progresi në zbatimin e Agjendës reformuese, si dhe aktivitetet lidhur me Planin e rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Shkup – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor fillon me hartimin e Studimit për vlerësimin e vlerave natyrore të masivit të Jabllanicës, si hap i parë dhe thelbësor në procesin e shpalljes së këtij territori si zonë e mbrojtur, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e natyrës. Nisma për shpalljen e Jabllanicës zonë e mbrojtur është parashtruar nga komunat Strugë dhe Vevçan, bashkësitë lokale dhe sektori civil, ndërsa Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 116-të, të mbajtur më 22 janar 2019, e ka obliguar Ministrinë që në bashkëpunim me të dyja komunat të sigurojë mjete financiare për hartimin e këtij Studimi. Në kuadër të Programës për natyrën për vitin 2025 është siguruar buxhet dhe është nënshkruar kontratë për realizimin e  hartimit të Studimit.

Shkup – Zero tolerancë korrupsionit, pesë për qind rritje ekonomike në vit, qasje në BE dhe administratë efikase publike, është vizioni i Maqedonisë 2025 për ekonominë vendore. Siç tha drejtoresha ekzekutive Nikica Mojsoska Blazheski në fjalimin hyrës, korrupsioni është problem më i madh në shtet, por vendi ende nuk ka konsensus se çfarë ekonomie dëshiron. Biznesmenët edhe më tutje perceptohen si përfitues, ndërsa jo si kreatorë të vendeve të punës.   

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe i dërgoi urim Edi Ramës dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare. “Urime të sinqerta Edi Ramës dhe partisë sonë simotër Partia Socialiste e Shqipërisë për fitoren bindëse në zgjedhje. I dëshiroj sukses në mandatin e ri, të katërt”, theksoi Filipçe. Ai theksoi se kjo fitore është edhe një konfirmim se qytetarët fuqishëm i mbështesin vlerat socialdemokrate dhe politikat progresive. 

Shkup - Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe mikrobiologjikisht i testuar, njoftoi sot NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup. Sipas raportit javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, prej 5 deri më 9 maj të vitit 2025 janë marrë 186 mostra për analizë fizike-kimike dhe 186 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 42 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Analizat janë bërë në Sektorin e kontrollit sanitar.

Gostivar - Lideri i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dje në hapjen e shtabit zgjedhor në Vrapçisht paralajmëroi se organet e partisë do të vendosin për daljen nga koalicioni qeveritar dhe se vendimi përfundimtar do të kumtohet në dy ditët e ardhshme. Paralajmëroi se do të bisedojë personalisht me kryeministrin Hristijan Mickoski për ta informuar qartë dhe saktë për vendimin. Në koalicion, vlerësoi Taravari, "nuk kanë marrë mbështetje për ndryshimet të cilët i kërkuan dhe prisnin shqiptarët".

Prishtinë - Me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës, të udhëhequr nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter,  Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, janë ftuar për vizitë shtetërore në Konfederatën Helvetike më 21-22 maj, duke shënuar kësisoj vizitën e parë shtetërore të një kreu të shtetit të Kosovës në Zvicër. Vizitat shtetërore janë niveli më i lartë i vizitave, pra nivel më i lartë se vizitat zyrtare, dhe ndodhin shumë rrallë, prandaj edhe kjo shënon një moment historik në relacionet Kosovë-Zvicër.

Tiranë – Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Shqipëri, deri sot paradite, janë numëruar fletët e votimit nga 1.624 vendvotime ose 31,07 për qind nga gjithsej 5.225 aq sa kanë votuar gjatë ditës së djeshme. Të dhënat nga fletët e votimit të numëruara deri më tani konfirmojnë se Partia Socialiste, e cila është në koalicion vetëm me partinë e maqedonasve, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian (MAEI), ka fituar 83 mandate, ndërsa rezultate më të mira ka arritur në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Kiev - Rusia ka sulmuar territorin e Ukrainës me 108 dronë gjatë natës së kaluar, ku 55 prej tyre u shkatërruan nga mbrojtja ajrore, kumtoi Ukrinform, duke cituar deklaratën e forcave ajrore të Ukrainës. Më herët sot, hekurudhat shtetërore të Ukrainës informuan se është goditur një tren civil mallrash, pas çka është plagosur shoferi i trenit. Treni i mallrave i goditur ndodhet në rajonin lindor të Donjeckut. Shoferi i trenit është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spital. Gjendja e tij është e qëndrueshme, kumtuan nga hekurudha shtetërore e Ukrainës.

Nju Delhi – Komandantët e operacioneve ushtarake të Indisë dhe Pakistanit sot do të bisedojnë për hapat e ardhshëm pasi ishte arritur armëpushim në kufirin e dy forcave bërthamore. Pas shkeljes fillestare të armëpushimit, armata indiane paraprakisht njoftoi se mbrëmë nuk ka pasur kurrfarë incidente. Armëpushimin në Kashmir para dy ditëve e paralajmëroi presidenti amerikan Donald Tramp pas sulmeve katërditëshe mes vete, diplomacisë dhe presionit nga Uashingtoni. 

Munih- Sulmuesi gjerman Leroj Sane (29), kontrata e të cilit me Bajernin skadon në fund të qershorit, me gjasë do të mbetet në klubin bavarez, bëjnë të ditur sot mediat gjermane. Të njëjtat burime theksojnë se megjithëse Sane nuk ishte i kënaqur me ofertën nga klubi më i suksesshëm gjerman, qëndrimet e të dyja palëve janë afruar sa i përket vazhdimit të bashkëpunimit. Bajerni i ofroi atij një kontratë trevjeçare me pagë vjetore fikse prej dhjetë milionë euro dhe deri në pesë milionë në bonuse.

QËNDRONI TË LIDHUR