• e premte, 27 shtator 2024
MIA Flesh

09:00 / 19 shtator / 2024

Shkup - Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive në vazhdimin e mbledhjes së sotme duhet t'i shqyrtojë raportet vjetore për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe të Komisionit shtetëror për vendimarrje në shkallë të dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, të dy për vitin 2023.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvilohet pa pengesa, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e jonë, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Klubi kuvendor për çështje dhe politika rinore sot organizon debat publik kushtuar politikave rinore dhe ligjit për pjesëmarrje dhe politika rinore. Kjo është seanca e parë e Klubit për çështje dhe politika rinore në këtë përbërje parlamentare

Shkup – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Pasdite dhe në fund të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, në disa vende të rrëmbyeshme, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 14, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 18 deri 24 gradë.

Shkup - Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive në vazhdimin e mbledhjes së sotme duhet t'i shqyrtojë raportet vjetore për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe të Komisionit shtetëror për vendimarrje në shkallë të dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, të dy për vitin 2023.

Bruksel – Kryeministri Hristian Mickoski i shoqëruar nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel. Gjatë qëndrimit në selinë e BE-së, Mickoski do të marrë pjesë në drekën e punës që për të dhe liderë të tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor e organizon kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Berlin - Qeveria gjermane i ka hedhur posht raportet e mediave, sipas së cilave Gjermania më nuk do të jep leje për eksport të armës për Izraelin, njoftoi DPA. "Nuk ka moratorium për eksport të armës për Izraelin dhe nuk do të ketë", u përgjigj në pyetjen e DPA-së, zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë në Berlin.

Gjenevë – Ndryshimet klimatike dhe konfliktet rrezikojnë që t’i lënë nën hije përpjekjet për përmirësim të shëndetit të njerëzve, ndërsa në fakt këto çështje përputhen, thotë Piter Sends, shef i Fondit Global për Luftë kundër SIDA-s, tuberkulozit dhe malaries. Ai foli në Londër para publikimit të sotëm të raportit të Fondit global për vitin 2024, i cili e mbulon punën e tij gjatë vitit të kaluar dhe tregon përmirësim në luftën kundër tre sëmundjeve pas Kovid-19.

Tajpej - Tajvani ka forcuar aftësinë e tij luftarake falë thellimit të partneriteteve të sigurisë me SHBA-në dhe aleatët e tjerë, deklaroi ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Vilington Ko. Ai theksoi se këto marrëdhënie shpesh mbyllen qëllimisht për shkak të ndjeshmërisë së tyre. Ministri tajvanez shtoi se bashkëpunimi po fokusohet në përmirësimin e ndjeshëm të aftësive luftarake, ndërsa jo vetëm në nivel formal.

Uashington - Ish presidenti amerikan Donald Tramp dje deklaroi se "sipas gjitha gjasave" do të takohet me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin i cili do të jetë në SHBA javën e ardhshme për të folur në një takim në Këshillin e sigurisë së KB-së në lidhje me luftën e Rusisë në vendin e tij. "Sipas gjitha gjasave, po", tha Trampi kur u pyet nëse do të takohej me liderin ukrainas javën e ardhshme, por nuk dha detaje shtesë.

Uashington - Hakerët kërkojnë gjashtë milionë dollarë në bitkoin nga operatori i Aeroportit ndërkombëtar Sietll-Takoma për dokumentet që ata kanë vjedhur në një sulm kibernetik muajin e kaluar dhe i postuan në rrjetin e errët këtë javë, deklaroi dje përfaqësuesi zyrtar i aeroportit, Lans Lajtll. Porti në Sietll, pronari dhe operatori i aeroportit, ka vendosur të mos paguajë, tha përfaqësuesi zyrtar.

Bejrut - Të paktën 20 persona u vranë, ndërsa më shumë se 450 u plagosën në valën e dytë të shpërthimeve në pajisjet e komunikimit me valë në Liban, kumtuan Ministria e Shëndetësisë, transmeton Bi-bi-si. Kjo ka ndodhur në valën e dytë të shpërthimeve të djeshme, një ditë pas një serie shpërthimesh vdekjeprurëse me pejxherë nga anëtarë të grupit pro iranian Hezbollah.

Mançester - Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka dhënë përshtypjet e tij për barazimin me Mançester Sitin (0:0) në xhiron e parë të turneut kryesor në Ligën e kampionëve. "Në zhveshtore thashë: “Ju lumtë djema". Ata luajtën në nivelin më të lartë. I luta të luanin pikërisht ashtu siç luajtën së fundmi. Të gjithë e dimë se çfarë mund të bëjë Mançester Siti dhe ishim të vetëdijshëm se duhet përpjekje maksimale për të luajtur mirë. Dhe ia dolëm. Më shqetësoi më shumë që Mihtarian nuk shënoi gol. Mendova se do të realizojë”, citon Inzagin Pres shërbimi i UEFA-s.

Paris - Trajneri i Pari Sen Zhermenit, Luis Enrike, pas fitores së mbrëmshme ndaj Zhironës (1:0) në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së kampionëve, tha se është tejet i kënaqur nga performansa e lojtarëve të tij. Në pyetjen nëse Bredli Barkolla mund ta zëvendësojë yllin e Real Madridit, i cili këtë verë kaloi nga klubi parisien, tha se sulmuesi i parisienëve është një lojtar me shumë cilësi.

Uashington – Komentatori më i njohur i NBA-së u largua nga kanali televiziv ESPN ku punoi nga viti 2017. Në vitin 2022, gazetari nënshkroi kontratë pesëvjeçare në vlerë prej 35 milionë dollarë me kanalin televiziv. Sipas Endrju Marshand nga “Atlketik”, Vojnarovski do të humbasë rreth 20 milionë dollarë gjatë tre viteve që mbesin nga kontrata e tij.

 

QËNDRONI TË LIDHUR