18:00/17 gusht/2026
Shkup - Të gjitha aktivitetet ndërtimore në objekt janë kryer në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacion projektues, pa mbikëqyrje profesionale dhe pa miratim nga institucionet kompetente - tha ekspertja Marijana Lazarevska në seancën e sotme dëgjimore për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan. Sipas saj, ndryshimet nuk mund të trajtohen si mbindërtim, zgjerim ose adaptim, por përkundrazi përbëjnë rindërtim, për të cilin është e detyrueshme një procedurë e plotë ligjore, e cila nuk është kryer në këtë rast.
Shkup - SHA EMV ka nënshkruar marrëveshje strategjike me KEK-un, me të cilën mundësohet furnizim i sigurt dhe i vazhdueshëm me qymyr të cilësisë së lartë për tre vitet e ardhshme. Nënshkrimi i marrëveshjes vjen pas negociatave intensive midis dy kompanive më të mëdha shtetërore dhe bazuar në një Vendim qeveritar.
Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, sot nënshkroi kontratat për grantet, të ndara përmes Thirrjes së Parë Publike për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, në kuadër të projektit të dytë të përmirësimit të shërbimeve sociale.
Ankara - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se vendi i tij këmbëngul që presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ta përmbushë premtimin e dhënë Turqisë në kuadër të programit për shitjen e aeroplanëve luftarakë të gjeneratës së pestë F-35, raportoi televizioni "Si-En-En Turk". Sipas mediumit, Erdogan deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjes trepalëshe në Mekë midis Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit ishte një hap me rëndësi të madhe dhe theksoi se "nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje trepalëshe midis Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit në Mekë ishte një rast thelbësor për t'i dërguar një mesazh të rëndësishëm botës".
Gaza - Të paktën pesë palestinezë janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës në 48 orët e fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e enklavës. "Izraeli ka vrarë të paktën 1,265 persona dhe ka plagosur 4,198 të tjerë në Gaza që kur "armëpushimi" i ndërmjetësuar nga SHBA-ja hyri në fuqi tetorin e kaluar", thuhet në kumtesën e ministrisë, të publikuar në Telegram.
Jerusalem - Ish-kryeministri britanik Toni Bler dhe diplomati bullgar Nikollaj Mlladenov do të marrin pjesë në një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe negociatorin amerikan Xhared Kushner Bler dhe Mlladenov, i cili shërben si përfaqësues i lartë i Këshillit për paqe në Gaza, do t'i bashkohen Kushnerit në bisedimet me Netanjahun në një përpjekje për të zhbllokuar procesin e paqes.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp kërcënoi sot se do ta bombardojë Omanin nëse vendi "në çfarëdo mënyre" i bashkohet marrëveshjes për Ngushticën e Hormuzit. Omani dhe Irani kanë negociuar për javë të tëra, pa pjesëmarrjen e SHBA-së, mbi rrugën ujore strategjike.