MIA Flesh
- Shkup – Dy vitet e fundit të punës së palodhshme e kanë kristalizuar, optimizuar dhe bërë më të qartë këtë projekt, i cili më parë nënkuptonte se duhej të përfundonim vetëm gjysmën e tunelit dhe pa pasur një parashikim të qartë nga ana e fqinjit tonë lindor se do të kishim modernizimin e segmentit që na lidh me Sofjen, përfshirë edhe gjysmën tjetër të tunelit. Po, u desh kohë. U desh të arrihej përparim në bisedimet me fqinjin tonë lindor. Ky përparim u arrit, u nënshkruan marrëveshje, ka angazhim dhe përkushtim nga të dyja palët, si dhe një tunel që praktikisht është pjesa e tretë e projektit”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski para nënshkrimit të marrëveshjeve për financimin e ndërtimit të segmentit hekurudhor Kriva Pallankë – Deve Bair nga Korridori 8, në Qeveri.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:40, 6 gusht, 2026
15:00/6 gusht/2026
Shkup – Dy vitet e fundit të punës së palodhshme e kanë kristalizuar, optimizuar dhe bërë më të qartë këtë projekt, i cili më parë nënkuptonte se duhej të përfundonim vetëm gjysmën e tunelit dhe pa pasur një parashikim të qartë nga ana e fqinjit tonë lindor se do të kishim modernizimin e segmentit që na lidh me Sofjen, përfshirë edhe gjysmën tjetër të tunelit. Po, u desh kohë. U desh të arrihej përparim në bisedimet me fqinjin tonë lindor. Ky përparim u arrit, u nënshkruan marrëveshje, ka angazhim dhe përkushtim nga të dyja palët, si dhe një tunel që praktikisht është pjesa e tretë e projektit”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski para nënshkrimit të marrëveshjeve për financimin e ndërtimit të segmentit hekurudhor Kriva Pallankë – Deve Bair nga Korridori 8, në Qeveri.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski beson se opozita është e zhgënjyer sepse Maqedonia është shumë më mirë në aspektin e fuqisë blerëse sesa disa vende të BE-së dhe të gjitha vendet e rajonit, por edhe sepse po shënon rezultate të dukshme në turizëm. "Për fuqinë blerëse nga opozita pati mesazhe të caktuara, por edhe nga disa media që ndajnë të njëjtin mendim me opozitën. U zhvillua një fushatë sipërfaqësore që më vonë u hodh poshtë dhe ata përsëri do të pendohen dhe do të zhgënjehen sepse Maqedonia nuk është më e dobëta, por është shumë më e mirë se disa vende të BE-së dhe të gjitha vendet në rajon", tha Mickoski sot, duke i'u përgjigjur pyetjes së gazetarëve para nënshkrimit të marrëveshjeve për financimin e ndërtimit të segmentit hekurudhor Kriva Pallankë - Deve Bair të Korridorit 8.
Shkup - Korridori 8 është me rëndësi të madhe, pasi lidh Detin Adriatik dhe Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është pjesë e infrastrukturës si të BE-së ashtu edhe të NATO-s, dhe kjo lidhje do të rrisë qëndrueshmërinë e Maqedonisë së Veriut, rajonit dhe kontinentit, do të sigurojë lëvizshmëri më të madhe si për qëllime ushtarake ashtu edhe për qëllime biznesi, por gjithashtu do të lehtësojë tregtinë, do të hapë mundësi punësimi dhe do të rrisë konkurrueshmërinë përgjatë kësaj pjese të korridorit, tha sot zëvendësshefi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Ben Nupnau, në nënshkrimin solemn të marrëveshjeve për financimin e ndërtimit të segmentit hekurudhor të pikës kufitare Kriva Pallankë - Deve Bair, i cili është pjesë e krahut lindor të Korridorit 8.
Shkup – Nuk po mendojmë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ne po hartojmë një plan se si të gjejmë një formulë për ta ulur atë, ose të paktën për ta rritur tarifën e lirë, ndryshe nga shumica e vendeve në Evropë që planifikojnë ta rrisin çmimin e energjisë elektrike”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve për financimin e ndërtimit të segmentit hekurudhor Kriva Pallankë – Deve Bair nga Korridori 8, Mickoski theksoi se Maqedonia po përballet me sukses me sfidat, si lufta në Gjirin Persik dhe situata aktuale me nivelin e lumit Danub, të cilat ushtrojnë presion mbi çmimin e energjisë elektrike.
Shkup - Aeroportet e Maqedonisë së Veriut janë ndër ato me rritje më të shpejtë në rajon dhe ky është rezultati i punës gjatë 25 muajve të fundit dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Në kuadër të ngjarjes së sotme për nënshkrimin e Marrëveshjes për investim grant të siguruar përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) të Bashkimit Evropian, si dhe marrëveshjeve të financimit me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për ndërtimin e segmentit hekurudhor Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair, Mickoski tha se numri i fluturimeve dhe numri i udhëtarëve në shtatë muajt e parë tashmë nuk është rritur vetëm për 1, 2 ose 3 për qind krahasuar me vitin e kaluar, por për 20, 30 ose 40 për qind.
Shkup - Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim me Ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Secuko Kavahara, me ç'rast u konfirmua përcaktimi i përbashkët për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve. Gjatë bisedimeve, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, theksi u vu në Agjendën reformuese, forcimin e sundimit të ligjit dhe aktivitetet që lidhen me legjislacionin zgjedhor.
Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në intervistë për “Bruksel Plejbuk” në “Politiko”, një nga buletinet më me ndikim të përditshme të mëngjesit për politikën evropiane, porositi se shteti meriton rrugë të drejtë, të parashikueshme dhe të besueshme drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Në tekstin e “Politiko”, siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, theksohet se vendi është kandidat për anëtarësim nga viti 2005 dhe është harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme të Unionit, por se, dy dekada më vonë, ende pret që bisedimet për anëtarësim të fillojnë në thelb.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se pret që të gjendet zgjidhje për miratimin e pakos së tre ligjeve për arsimin e lartë (për arsimin e lartë, për aktivitetin shkencor dhe kërkimor dhe cilësinë në arsimin e lartë), të cilat janë në procedurë parlamentare, të bllokuara përmes Badenterit. Siç tha ajo, me kënaqësi pranon të diskutojë në një debat tjetër publik në Kuvend me qëllim miratimin e ligjeve, duke thënë se "çdo ditë e humbur është humbje për të rinjtë në këtë vend". Në konferencën e sotme për shtyp ajo tha se këto tre ligje nuk hyjnë në një problem që rregullon përfaqësimin e drejtë.
Shkup - Në Qeveri sot u nënshkruan marrëveshjet për investime grante nga Bashkimi Evropian përmes kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, si dhe marrëveshjet e financimit me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilat sigurojnë strukturën financiare për zbatimin e fazës së tretë të segmentit hekurudhor Kriva Pallankë - fillimi i tunelit ndërkufitar me Bullgarinë, si pjesë e Korridorit hekurudhor 8. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski vlerësoi se kjo është një ditë historikisht e rëndësishme, sepse, siç tha, pas pothuajse dy vite punë, projekti është bërë real dhe i realizushëm.
Shkup - Qeveria, me përkrahjen e Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim përmes konstruimit të ri financiar mundëson realizimin e projektit për lidhjen hekurudhore me Republikën e Bullgarisë. Sot, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, zëvendëskryeministri dhe njëherazi ministër i Transporteve dhe Lidhjeve Aleksandër Nikollovski, drejtori i NP HM Infrastruktura Sinisha Ivanovski, drejtori i BERZH-it Fatih Turkmenogllu dhe udhëheqësi i Zyrës së BEI-t në Shkup Bjorn Gabriel nënshkruan amendamentet e marrëveshjes për financimin dhe amendamentin e marrëveshjes së grantit, si dhe marrëveshjen e projektit.
Shkup - Në vitin mësimor 2026/2027 do të ketë më pak nxënës. Numri nuk është prëfundintar sepse paraprin regjistrimi i ttretë në shkolla të mesme, ku ulja nuk është drastike si në shkollat fillore. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska kumtoi se dukshëm më pak filloristë do ta ndjekin mësimin nga shtatori sepse për dallim nga viti i kaluar, këtë vit janë regjistruar rreth 4900 më pak filloristë.
Shkup - Problemi me mungesën e një pjese të terapisë për pacientët onkologjikë për momentin është tejkaluar. Një pjesë e terapisë ka arrit dje në klinikë, ndërsa pjesa tjetër duhet të arrijë në dy ditët e ardhshme dhe shpresojmë se kështu do të jetë, tha sot Ana Marjanoviq nga shoqata "Hema-Onko". Ajo tha se përmes grupit "Fluturat", do t'i informojnë pacientët se cila terapi do të arrijë në çfarë kohe, në mënyrë që të mos vijnë dhe të presin terapinë pa nevojë në këto temperatura të larta.
Shkup - Filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin korrik të këtij viti, informoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve. Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile.
Shkup - Gjithsej tetë zjarre në vend të hapur janë regjistruar deri në orën 13:00, prej të cilave dy janë aktivë, një është nën kontroll, ndërsa pesë janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarre aktive ka në Komunën e Makedonski Brodit, në fshatin Greshnicë, v.q Stojanova Naselba, ku po digjet vegjetacion i ulët, pyll i degraduar dhe shkurre dhe në Komunën e Gostivarit në fshatin Padalishtë ku po digjet vegjetacion i ulët dhe pyll me drunj të ulët. Në kontroll është vënë zjarri në Komunën e Dellçevës te Deponia e Dellçevës, ku digjej deponi.
Prilep - Inflacioni dhe çmimet e produkteve në vend janë nën kontroll dhe për momentin nuk ka nevojë për masa të reja. Qeveria ka ulur akcizën dhe TVSH-në për derivatet. Rritja e fundit e çmimit të naftës është në përputhje me tregjet botërore të aksioneve, ndërsa ne po përqendrohemi në mbajtjen e çmimit më të ulët se në vendet fqinje në rajon, deklaroi Marjan Risteski, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës. Risteski thekson se disa masa kërkojnë analiza të plota paraprake dhe thotë se Qeveria nuk do të lejojë shkatërrimin e standardit të jetesës dhe fuqisë blerëse të qytetarëve.
Tetovë - Nga 1 janari deri më 5 gusht 2026, zjarrfikësit e Tetovës kanë realizuar gjithsej 628 intervenime për shuarjen e zjarreve, aksidente trafiku dhe ndërhyrje teknike. Këtë sot e bëri të ditur komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ameti, gjatë brifingut që Komuna e Tetovës organizoi për gazetarët, të cilët biseduan me kryetarin komunës, si dhe drejtuesit e sektorëve dhe ndërmarrjeve publike.
Mynih – Afgani Farhad N. (25) u dënua sot me burgim të përjetshëm, pasi me automjet hyri qëllimisht mes një demonstrate të qetë sindikale në Mynih në shkurt të vitit 2025, ku humbën jetën një nënë dhe fëmija i saj dyvjeçar, njoftoi DPA. Gjykata e Lartë Rajonale në Mynih, e cila shpalli vendimin, miratoi vendim për fajësi veçanërisht të rëndë, që do të thotë se ai me shumë gjasa nuk do të mund të lirohet me kusht pas 15 vitesh burg, siç është zakonisht në Gjermani.
Kiev – Rreth 16.000 vullnetarë të huaj nga 72 vende shërbejnë në forcat e armatosura të Ukrainës, deklaroi sot një zyrtar ushtarak ukrainas, transmetoi DPA. Pothuajse 40 për qind e luftëtarëve të huaj në radhët ukrainase vijnë nga vendet e Amerikës Latine, deklaroi ombudsmani ushtarak Olha Reshetilova. Presidenti Volodimir Zelenski deklaroi se forcat e armatosura të Ukrainës numërojnë rreth 880.000 ushtarë.