15:00 / 19 maj / 2026
Shkup - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-major Sashko Lafçiski, sot mori pjesë në mbledhjen e rregullt të Komitetit ushtarak të NATO-s në formatin e shefave të Shtatëmodhorive të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, e cila mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. Në mbledhje, në të cilën kryeson kryetari i Komitetit ushtarak, admirali Xhuzele Kavo Dragone, u diskutua për gjendjen e sigurisë, forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes kolektive të Aleancës, vazhdimin e investimeve në mbrojtje, rritjen e prodhimit ushtarak, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, si dhe bashkëpunimin mes BE-së dhe NATO-s.
Shkup - Kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe meshkujve, Zhaklina Peshevska, sot zhvilloi takim me dr. Akim Ali, përfaqësues i OBSH në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilin u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe për forcimin e përgjigjes institucionale. Në bisedë, informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, u theksua roli i rëndësishëm i Komisionit, i cili ka zhvilluar debat mbikëqyrës, përfshirë edhe debate publike të dedikuara dhunës ndaj femrave, si dhe zbatimit dhe ndryshimeve në Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj femrave dhe dhuna në familje. U theksua gjithashtu nevoja për vazhdimësi në përgjigjen institucionale dhe për ndjekjen e zbatimit të detyrimeve ligjore.
Shkup - Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet anash integrimit në Bashkimin Evropian. Vendet presim për integrim prej vitit 2002, porositi sekretari i përgjithshëm i Nismës së Adritukut-Jonit, ambasadori Xhovani Kastalaneta në forumin e sotëm për Strategjinë e Bashkimit Evropian për Rajonin e Adriatikut-Jonit (EUSAIR) që po mbahet në Shkup. "Zgjerimi është investim në të ardhmen e Evropës. Nëse i shtyjmë aktivitetet e këtilla do të duhet të paguhet çmim, përkatësisht ekziston rreziku nga ndikimet e jashtme. Mu prandaj tentojmë të vendosim proces i cili do të mundësojë aktivitete parashikuese. para disa ditëve patëm takim në Bratisllavë ku u konfirmua rëndësia e zgjerimit dhe u konstatua se duhet të ndërmerren masa graduale për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, tha Kastalaneta.
Dallçevë - Kryengritja e Razllovcit paraqet çast të përjetshëm në të cilin një popull qëndron para humnerës së zhdukjes së vet dhe vendosë se dinjiteti vlen më shumë se jeta. Në atë vendim qëndron e tërë madhështia e tij. Heronjtë nga Razllovci nuk e mposhtën Perandorinë, por e mposhtën heshtjen, ndërsa heshtja është forma më e ttmerrshme e robërisë. Këtu nga Razllovci, fshatarë, mësues, priftërinj dhe revolucionarë u nisën drejt vetësakrifikimit dhe mu prandaj akti i tyre e tejkalon historinë dhe hyn në përjetësinë e legjendës maqedonase. Në atë madhështu tragjike të kryengritjes së Razllovcit, theksoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov në fjalimin e tij me rastin e 150 viteve të Kryengritjes së Razllovcit. Ballkani në shekullin XIX vlon nga kryengritjet, nga malli, nga luftërat kundër robërisë shekullore, shtoi ai, ndërsa popujt e kërkojnë vendin e vet nën diell. "Në atë vorbull historike ngjarjesh, Razllovci bëhet kufi i qartë mes historive. Kufiri që koha nuk arriti ta shlyejë. Këtu mbrohet ndjenja e përkatësisë, gjuhës së vet, dinjitetit të vet historik", tha Ljutkov.
Dellçevë - Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin. Të mos lejojmë askush ta poshtërojë. le të jetë i përhershëm kujtimi për heronjtë e Kryengritjes së Razllovcit. Sakrifica e tyre le të jetë premtimi ynë. Le të jetë e përhershme Maqedonia, porositi sot kryeministri Hristian Mickoski në fjalimin me rastin e 150-vjetorit të Kryengritjes së Razllovcit në fshatin Razllovc, komuna e Dellçevës. Në fjalimin e tij ai bëri thirrje për bashkim rreth interesave shtetërore dhe nacionale, sepse, siç tha, asnjë dallim politik nuk guxon të jetë më i madh se atdheu dhe asnjë ambicie personale nuk guxon të jetë mëe rëndësishme se ardhmëria e fëmijëve tanë. Kryengritja e Razllovcit, potencoi ai, nuk ishte vetëm rezistencë e armatosur por zgjim i vetëdijes popullore. "Ishte britma e parë e fuqishme e popullit se dëshiron të jetojë në vendin e vet, me dinjitet, i lirë dhe i drejtë. Në këto fshatra, pas këtyre maleve, lindi mendimi se atdheu nuk është vetëm vend, por ideal për të cilin vlen të vuash, të sakrifikosh dhe të jetosh", theksoi kryeministri Mickoski.
Lubjanë - Republika e Maqedonisë së Veriut ka pësuar shumë ndryshime të Kushtetutës së saj në rrugën drejt BE-së, por të diskutueshme ose që ngjasojnë me inxhinieri kushtetuese janë ato që janë iniciuar nga jashtë, si ato që dolën nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e më pas edhe nga Marrëveshja e Prespës, për të cilat na bindnin se ishin të fundit. Tani përsëri kërkohet nga ne ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, në mënyrë që të fillojmë negociatat. Zgjidhja jonë solomonike është që, nëse i bëjmë ndryshimet dhe ato vërtet janë të fundit, ato të hyjnë në fuqi pasi t'i përfundojmë negociatat. Ne nuk ikim nga vetoja, por ajo të lidhet me kriteret e Kopenhagës, e jo me çështje identitare, porositi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e cila sot mbajti ligjëratë në Fakultetin Juridik në Lubjanë me temën "Transformimet kushtetuese në rrugën drejt BE-së: Reforma apo inxhinieri kushtetuese?". Kjo po ndodh, tha ajo, edhe pse pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia nga Komisioni i Badenterit u vlerësuan si vende që nga aspekti kushtetues i përmbushin kushtet për t'u njohur nga, atëherë, Komuniteti Evropian.
Kajro - Një person i armatosur në Egjipt vrau tetë persona në një të shtënë në një stacion autobusi përpara se të qëllohej për vdekje nga policia, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Në incidentin në Abnub, rreth 300 kilometra në jug të Kajros në provincën Asuit, janë lëndzar pesë persona, raportoi DPA. Ministria bëri të ditur se autori hapi mbrëmë zjarr pa dallim ndaj kalimtarëve në një stacion autobusi. Forcat e sigurisë e gjetën më vonë në tokë bujqësore. Burri u vra në një shkëmbim zjarri me policinë
Mersin - Sulmuesi i qarkut Mersin, Turqia Juglindore, i cili dje hapi zjarri në një restorant dhe vrau gjashtë persona, ndër të cilët edhe ish-gruan e tij, është vetëvrarë kur është bërë e qartë se do të kapet nga policia, njoftoi sajti infomues "Haberler". Sulmuesi (37) fillimisht ka hapur zjarr në mishtoren dhe restorantin në qytetin lokal Tarsus, ku ka punuar një viti. Gjatë të shtënave i ka vrarë pronarin e lokalit, si dhe një të punësuar dhe ka plagosur disa klientë. Pastaj ka ikur nga vendi i krimit, por ka vazhduar me vrasjet. Viktimat e tij tjera kanë qenë shoferi i kamionit, i qëlluar në pompën e benzinës, ish-gruaja e vrasësisi, është vrarë derisa ka qenë duke ecur në rrugë, një motopiklist, të cilin e ka gjuajtur në një kanali gjatë arratistes dhe një bari, i cili gjithashtu është qëlluar dhe vrarë.
Goma - Besohet se epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) dhe Ugandë deri m; tani ka rezultuar në 513 raste dhe 131 vdekje, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë të RDK-së. Do të nevojiten hetime dhe teste të mëtejshme laboratorike për të konfirmuar se të gjitha vdekjet dhe rastet e infeksionit janë me të vërtetë për shkak të Ebolës, deklaroi ministri i Shëndetësisë Samuel Rozher Kamba në televizionin shtetëror të RDK-së. Rreziku i përhapjes së epidemisë në të gjithë rajonin konsiderohet i lartë, veçanërisht pasi bëhet fjalë për variantin e rrallë Bundibuxho (Bundibugyo) të virusit, për të cilin nuk ka as vaksinë dhe as terapi.
Shkup - Finalistët e Kupës së futbollit të Maqedonisë, Shkëndija dhe Sileksi të gatshëm e presin ndeshjen për trofeun me vlerë. Trajneri i kratovasve Aleksandar Vasoski pret duel të vështirë dhe të pasigurt kundër përbërjes me përvojë të Shkëndisë. "Për ne kjo është ndeshja e sezonës, sepse sjell dalje në Evropë. Shkëndija është kundërshtare me cilësi dhe përvojë, ndoshta edhe në avantazh të vogël për shkak të ndeshjeve evropiane që i ka luajtur. Por, do të përpiqemi t'i shfrytëzojmë të gjitha dobësitë që do të na ofrohen. Cili do të ishte avantazhi i Sileksit? Sipas meje, ajo është që Shkëndija ka luajtur 54 ndeshje këtë sezonë. Dëshiroj një finale të mirë dhe le të fitojë më i miri", deklaroi Vasoski në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp.