• e diel, 09 gusht 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/ 16 korrik/ 2026

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Marko Rubio, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë dyditëshe në Uashington, ku do të marrë pjesë në konferencën ministrore kushtuar kërcënimeve nga terrorizmi politik. Takimi, siç kumtoi MPJdheTJ, do të bashkojë përfaqësues të lartë nga mbi 60 shtete, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit dhe prëforcimit të gatishmërisë institucionale për përballje me formave bashkëkohore të dhunës së motivuar politike dhe terrorizmit.

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkovska, do të kryejnë mbikëqyrje në rrugën e rindërtuar "Lazar Dimitrov", në Kisella Vodë. Komuna e realizon rindërtimin e rrugës, në gjatësi prej 800 metra, në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit.

Shkup - Kuvendi sot duhet të vazhdojë me punë pas seancës së 111-të.  Në rend dite të seancës janë Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele në lexim të tretë, Propozim ligji për përfaqësim të duhur dhe të drejtë, në lexim të dytë, Propozim për llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardet studentore, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmimet shtetërore në lexim të parë, Propozim ligji për arsim të lartë në lexim të parë, Propozim ligji për siguri dhe cilësi në arsimin e lartë dhe shkencë në lexim të parë, Propozim ligji për veprimtarinë kërkimore-shkencore, në lexim të parë, Strategjia ndërkombëtare për parandalimin e korrupsionit e konfliktit të interesit për periudhën 2026–2030, Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për mbikëqyrje qytetare, Kandidat i propozuar për emërimin e një anëtari të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Këshilli ekonomiko-social (KES) sot duhet të mbajë seancë.  Zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski dje paralajmëroi se do të shqyrtohen disa pika, mes të cilave programi vjetor për punën e KES, ndërsa Ministria e Arsimit do ta prezantojë ligjin e ri për arsim të lartë. 

Shkup - Delegacioni i lartë i Forcave të Armatosura (FA) i RF të Gjermanisë, i udhëhequr nga kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjeneral Karsten Brojer, qëndron për vizitë zyrtare dyditëshe në Armatë dhe në vendin tonë. Gjenerali Brojer paradite do të pritet me nderime të larta ushtarake në Shtatmadhorinë e Armatës, me ç'rast do të realizojë takim me nikoqirin e tij, kryeshefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majorin Sashko Lafçiski, si dhe me ministrin e Mbrojtjes Vlado Misajlovski. Pas bisedave zyrtare ndërmjet dy delegacioneve është parashikuar deklaratë e përbashkët për mediat nga gjeneralët Lafçiski dhe Brojer.

Kiev - Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, herët në mëngjes ishte cak i sulmit masiv rus me raketa balistike, kumtoi prefekti Vitlaij Kliçko. Kliçko në "Telegram" kumtoi se ishte goditur një depo në pjesën perëndimroe të qytetit, ndërsa mbetje nga dronët e rrëzuar ranë në bregun e kundërt të lumit Dnjepër, ku shpërtheu zjarr. Zjarri u lokalizua, ndërsa u shua edhe zjarri që u shkaktua në një depo tjetër të goditur, në pjesën tjetër të Kievit.

Gazë - Të paktën 12 persona humbën jetën në sulmet izraelite të kryera ndaj Rripit të Gazës në 48 orët e fundit, njoftuan autoritetet palestineze. Sulmet e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) vazhdojnë edhe krahas armëpushimit të arritur në tetor të vitit të kaluar ndërmjet Izraelit dhe grupit palestinez "Hamas" pas luftës dy vjeçare.

Teheran - Irani mbrëmë ka kryer sulme ndaj Bahreinit, Kuvajtit dhe Jordanit, pasi SHBA e rinovoi bllokadën detare në portet iraniane dhe i përforcoi sulmet ajrore. Mediat iraniane njoftojnë se mbrojtja kundërajrore në Teheran u aktivizua që të përgjigjet në, siç theksohet "kërcënimet armiqësore".

Atlanta - Kampionja aktuale e botës, Argjentina, arriti të sigurojë një vend në finalen e Kupës së Botës 2026 në futboll, pasi mbrëmë në gjysmëfinale, pas një përmbysjeje, fitoi me rezultatin 2:1. Argjentina do ta mbrojë titullin të dielën kundër përfaqësueses së Spanjës.  Pjesa e parë kaloi me shumë kujdes taktik dhe përfundoi pa gola, 0:0. Dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, anglezët kaluan në epërsi me golin e Entoni Gordon. Më pas Argjentina shtoi presion në sulm, ndërsa portieri i Anglisë, Xhordan Pikford bëri tre pritje jashtëzakonisht të rëndësishme.  

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 31 deri në 38 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriore.

QËNDRONI TË LIDHUR