• e martë, 27 gusht 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/26 gusht 2024

Strugë - Zhan Pjer Simeon, poet francez, dramaturg dhe eseist mbrëmë në Urën e poezisë në Strugë e ka pranuar mirënjohjen më të lartë "Kurora e artë" për vitin 2024 të Manifestimit ndërkombëtar Mbrëmjet strugane të poezisë. 

Shkup - Në organizim të Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve (ITSHKSH) sot në Shkup do ta mbajë edicionin e katërt të manifestimit tradicional kulturor-shkencor "Drita e Gonxhes". Hapja e manifestimit do të jetë në sheshin qendror në Shkup në ora 10, ndëtsa do të promovohet edhe revista me emrin e njejtë.

Shkup  - Në Qendrën kulturore informative sonte do të mbahet koncert klasik me rastin e 114-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë. Në ngjarje është paralajmëruar fjalimi i zëvendëskryeminsitrit të parë dhe minsitër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Strugë  - Me Tubim ndërkombëtar poetik në platonë para Muzeut të arteve bashkëkohore në Shkup sot përfundon edicioni i 63-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë, ku morën pjesë 25 poetë të huaj dhe rreth 50 nga vendi.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe të nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Pasdite dhe nga fundi i ditës do të ketë dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima, kryesisht në pjesët jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 29 deri 36 gradë, me UV indeks 7.

 Kiev  - Ukraina i ka bërë thirrje Bjellorusisë që të tërheqë një numër të konsiderueshëm të forcave dhe pajisjeve të saj ushtarake të vendosura përgjatë kufirit të përbashkët. Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar Bjellorusinë për "gabime tragjike" nën presion të Moskës. 

 Kiev - Rreth dhjetëra  dronë janë shkatërruar sot derisa po i afroheshin qytetit në rajonin rreth Kievit, tha në Telegram Serhij Popko, shef i administratës ushtarake të Kievit. Ai shtoi se vlerësimi i intesitetit të sulmit do të dihet gjatë ditës së sotme. Pjesa më e madhe e Ukrainës qendrore dhe lindore rreth orës 2:20 ishte nën një paralajmërim për sulm ajror.

Kajro - Tani për tani ka perspektivë minimale për sukses në negociatat e mbështetura nga SHBA-ja për t'i dhënë fund luftës disamujore në Rripin e Gazës. Negociatat disamujore kanë dështuar në arritjen e marrëveshjejes për t'i dhënë fund fushatës shkatërruese ushtarake të Izraelit kundër Gazës ose për të liruar pengjet e mbetura të zënë nga Hamasi në sulmin e grupit militant ndaj Izraelit më 7 tetor.

Tel Aviv -  Në sulmet ajrore të Izraelit mbi Gazën humbën jetën pesë palestinezë, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur, njoftoi agjencia zyrtare palestineze Vafa. Sulmi ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit.  Duke cituar burime mjekësore lokale, Vafa raportoi se sulmi ajror kishte në shënjestër një shtëpi pranë spitalit të "Miqve të Pacientëve" në qytetin perëndimor të Gazës.

Dubai - Kompania Telegram mbrëmë kumtoi se themeluesi i saj dhe drejtor ekzekutiv, Pavel Durov, i cili u arrestua në Paris, "nuk ka çka të fshehë". "Aplikacioni Telegram është në pajtim me ligjet evropiane, prëfshirë edhe Rregullativën për shërbime digjitale, moderimi i saj është standard industrial", kumtoi kompania me seli në Dubai.

Solingen - Organizata terroriste Shteti Islamik (SHI) ka publikuar video në të cilën gjoja shihet i dyshuari përgjegjës për sulmin fatal me thikë në qytetin Solingen, në Gjermaninë perëndore, njoftoi DPA. Në videon rreth njëminutëshe mund të shuhet një i ri i maskuar, i cili mban një thikë drejt kamerës. Ai nmë gjuhën arabe i premton besnikëri liderit të Shtetit Islamik, duke iu drejtuar me titullin e nderit "Emir".

QËNDRONI TË LIDHUR