• e mërkurë, 25 shtator 2024
MIA Flesh

12:00/24 shtator/2024

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e sallës së re sportive në Shkollën regjionale "Dimitar Pop Georgiev Berovski", e cila gjendet në lagjen Hrom, komuna Gjorçe Petrov. Kjo sallë moderne është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve për edukim dhe aktivitet fizik të më të rinjve tanë dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e talenteve sportive të nxënësve, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Shkup - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim me Marcia Palota, oficere e projektit nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ekipi i projektit "Mbështetja e BE-së për sundimin e  ligjit". Me këtë, siç njoftoi Ministria e Drejtësisë, do të inkurajohet  besimi i qytetarëve përmes vendosjes së një sistemi gjyqësor  që do të jetë themeli i një shoqërie të drejtë.

Shkup - Sektori bankar në vend është stabil dhe i besueshëm, gjë që në masë të madhe është për shkak të politikave dhe masave makroprudenciale të zbatuara nga Banka Popullore për ruajtjen e stabilitetit financiar. Kjo u theksua në takimin që u zhvillua mes Guvernatores së Bankës popullore dhe Hesus Sarina Salas, anëtar i Bordit të vetëm për zgjidhje të bankave, një institucion i Bashkimit Bankar Evropian, qëllimi i të cilit është të përballet në kohë me problemet në funksionimin e bankave, dhe në këtë mënyrë të sigurohet stabilitet financiar", informojnë nga Banka Popullore. Në takim u theksua se sektori bankar në vendin tonë është i rregulluar në përputhje me standardet më të larta në BE, siç tregojnë edhe vlerësimet e Komisionit Evropian për harmonizimin e lartë të rregullores bankare dhe kuadrit mbikëqyrës me standardet në BE.

Shkup - Zbatimi i reformave është udhërrëfyesi i vërtetë për realizimin e plotë të integrimit tonë euroatlantik. BE-ja është prioritet për Qeverinë dhe Ministrinë e Financave dhe ekziston përcaktim i fuqishëm për zbatimin e Planit të ardhshëm të rritjes. Kjo u konstatua nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, sot në takim me ambasadorin e ri të BE-së në vend, Mihail Rokas, të cilit i uroi mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm, bëri të ditur Ministria e Financave.

Shkup - Në "Gazetën zyrtare" është publikuar Vendimi për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave të caktuara dhe obligimin e tregtarëve për blerjen dhe shitjen e llojeve dhe sasive të mallrave të caktuara te konsumatorëve me çka nga sot qytetarët pritet të ndjejnë efektet e shportës konsumatore të vjeshtës. Çmimet e 73 produkteve ushqimore, të cilat janë pjesë e shportës konsumatore të vjeshtës, duhet të jenë më të ulëta deri më 31 tetor, ndërsa produktet e përfshira në këtë shportë duhet të shënohen qartë me mbishkrimin “më pak shpenzime, më shumë për ju”.

Shkup - Përllogaritjet e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë tregojnë se në shtator shpenzimet minimale të një familjeje katëranëtarëshe paraqesin 61.306 denarë, që është rritje për 107 denarë në raport me gushtin, kur të njejtat shpenzime ishin 61.199 denarë. Shqetëson informata në pjeësn e shpenzimeve për Ushqim dhe pije për muajin shtator, të cilat janë 23 034,00 denarë krahasuar me muajin gusht (22 317,00 denarë) dhe të njejtat si shpenzim janë rritur për 717,00 denarë, që trtegon se tregtarët gjatë muajit i shfrytëzuan paralajmërimet për vendosje të marzheve apo çmimeve të kufizuara për t'i rritur çmimet e produkteve themelore ushqimroe para shpalljes së Vendimit të Qeverisë në Gazetën zyrtare dhe në atë mënyrë plotësisht do të pasurohen dhe do t'i sigurojnë çmimet e rritura edhe në periudhën në vijim, përkatësisht gjatë kohëzgjatjes së Vendimit për marzhe të kufizuara në dëm të qytetarëve dhe punëtorëve në Maqedoni", thonë nga LSM.

Shkup - Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektro-shpërndarës nesër pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të komunave Gazi Babë dhe Saraj. Pa furnizim me energji elektrike në periudhën prej orës 08.30 - 09.30 do të jenë konsumatorët e rrugës "Llazar Poptrajkov", ndërtesa nr. 25 në Komunën e Gazi Babës. Siç informojnë nga QRMK, në periudhën prej orës 08:30 deri në orën 13:30, pa rrymë do të jenë konsumatorët e një pjese të fshatit Kondovë të Komunës së Sarajit.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup realizuan aktivitete për largimin e dy deponive rë egra të vendosura në rrugën Cvetan Dimov në Komunën e Çairit, ku janë ngritur 20 metra kub kryesisht mbeturina të ngurta. NP Higjiena Komunale-Shkup njoftoi se dje janë pastruar edhe disa deponi të egra vëllimore në Komunën Gjorçe Petrov, e vendosur në rrugën kryesore, si dhe në rrugët "Luka Gerov" dhe "Vollkovska". Në kuadër të aktivitetete në këtë komun të Shkupit janë ngritur 25 metra kub mbeturina të ngurta dhe mbeturinat e përziera komunale. 

Shkup - Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, pa ujë nga ora 09:30 janë konsumatorët e rr. 376 në Komunën Çair, njofton NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup. Pa ujë për shkak të defektit nga ora 09:20 do të mbeten konsumatorët e rrugëve 1571,4 dhe 5 në Vizbeg. Furnizimi me ujë do të jetë në ndërprerje deri në përfundimin e punimeve.

Vatikan - Synimi për paqe të përgjithshme është qëllimi, ndërsa kjo nënkupton çarmatim të përgjithshëm dhe veçanërisht eliminimin e armëve bërthamore, deklaroi Pjetro Parloni, sekretari shtetëror i Vatikanit, në prag të seancës së 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Parolini shtoi se e gjithë bota është kapur nga kriza e rrezikshme dhe se është koha që të mbrohet dinjiteti njerëzor. 

Bruksel - Pas nominimit të ish-zëvendëskryeministres bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme, për drejtësi dhe për zhvillim rajonal, Ekaterina Zaharieva për komisare për startape, hulumtim dhe inovacione në Komisionin e ri evropian, në opinion dolën disa kundërthënie dhe skandale nga e kaluara e saj, që mund ta përballin me dëgjimin e rëndë në Europarlament. Një nga ato "skelete në sirtar" të Zaharievës është skandali korruptues i vitit 2018 lidhur me ndarjen e pasaportave bullgare për shtetasit e huaj në këmbim për rryshfet prej 5.000 eurove. Në atë kohë Zaharieva ishte ministre e Drejtësisë në Qeverinë e ish-kryeministrit Bojko Borisov.

Teheran - Presidenti iranian Masud Pezeshkian sot deklaroi se bashkësia ndërkombëtare "nuk duhet të lejojë që Libani të bëhet një Gazë tjetër", pasi Izraeli dje e ka pasur ditën më vdekjeprurëse të sulmeve ajrore kundër këtij vendi që nga viti 2006. "Nuk duhet të lejojmë që Libani të bëhet një Gazë tjetër në duart e Izraelit", tha Pezeshkiani në një intervistë për Si-En-En-in, të përkthyer nga farsi në anglisht.

Nju Jork – Kombet e Bashkuara (OKB) nuk arritën të tregojnë lidership në përballjen me sfidat aktuale globale, theksoi ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, njoftoi Anadolia. “Edhe komuniteti ndërkombëtar edhe Kombet e Bashkuara po përballen me një provë historike”, tha Fidan dje në Samitin e të ardhmes së OKB-së në Nju Jork. "Për fat të keq, Kombet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë lidershipin që nevojitet për t'u përballur me kërcënimet gjithnjë në rritje ndaj njerëzimit sot”, theksoi Fidan.

Nju Jork - Sot në ora 9:00 në Nju Jork fillon Debati i përgjithshëm i Asamblesë së 79-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilin do të marrë pjesë edhe delegacioni i RMV-së i kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Tema e asamblesë së këtij viti është "Duke mos lënë askënd pas: të veprojmë së bashku për të çuar përpara paqen, zhvillimin e qëndrueshëm dhe dinjitetin njerëzor për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm". Pas pritjes zyrtare të krerëve të shteteve dhe qeverive nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh, vijon hapja, në të cilën ai do të mbajë një fjalim prezantues. Pas tij tradicionalisht drejtohet një përfaqësues i Brazilit dhe më pas do të flasë presidenti amerikan Xho Bajden, Folësi i tretë është presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Seanca do të drejtohet nga kameruniani Filemon Jong.

Nju-Jork - E përballur me agresionin, Ukraina po lufton jo vetëm për ekzistencën e vet, por edhe për vlerat dhe idetë në të cilat bazohet bota demokratike, kështu që për BE-në, mbështetja për Ukrainën nuk është manifestim i altruizmit, por çështje për mbrojtjen e lirisë së vet, deklaroi kryetarja e Parlamentit evropian, Roberta Mecola. "Më shumë se dy vite e gjysmë, Ukrainës i nevojitet vëmendja jonë, për shkaqe të dukshme. Kuptojmë se Ukraina po lufto jo vetëm për ekzistencën e vet, por edhe për vlerat dhe dietë e nejjta të cilat na mbajnë së bashku si bashkësi globale demokratike. Si do të përgjigjemi është lakmus test i gjeneratës sonë politike", tha Mecola në Nju-Jork, gjatë fjalimit në forumin vjetor nën patronatin e Universitetit Kolumbia, që u mbajt si pjesë e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, transmetoi Ukrinform.

Nju-Jork - Në Nju-Jork sot fillon debati i përgjithshëm i seancës së 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku do të tubohen mbi 140 liderë botërorë dhe përfaqësues të shteteve. Debati i përgjithshëm fillon në orën 9:00 sipas kohës amerikane, përkatësisht në orën 15:00 sipas kohës së mesme evropiane. Debatin do ta hapë sekretari i prëgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, ndërsa më pas sipas orarit të konstatuar i pari do të flasë presidenti i Brazilit, Luis Inasio Lula da Silva, i dyti në listën e foltores është presidenti amerikan, Xho Bajden, ndërsa i treti është presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Uashington - Kandidati republikan për president Donald Tramp deklaroi se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dëshiron që demokratët të fitojnë në zgjedhjet në të cilat ai do të përballet me nënpresidentën demokrate Kamala Haris, transmetuan mediat britanike. "Mendoj se Zelenski është biznesmeni më i madh në histori. Sa herë që vjen në vend, ai largohet me 60 miliardë dollarë", tha Tramp në një tubim në Pensilvani. “Ai dëshiron dëshpërimisht që ata të fitojnë këto zgjedhje, sepse unë do ta kisha bërë ndryshe, do të kisha negociuar paqe”, shtoi ish-presidenti amerikan.

Madrid - Sulmuesi i Real Madridit, Vinisius do ta fitojë çmimin "Topin e artë", kumtoi "Marka". Sipas portalit sportiv spanjoll, braziliani 24-vjeçar në fund të sezonit 2023/24 do ta marrë mirënjohjen për futbollistin më të mirë në botë. Sezonin e kaluar Vinisius shënoi 24 gola dhe bëri 11 asistime në 39 ndeshje për Realin në të gjitha kampionatet. Së bashku me "klubin madrilen", futbollisti e fitoi Kampionatin spanjoll dhe Superkupën, si dhe Ligën e kampionëve dhe Superkupën e UEFA-së.

QËNDRONI TË LIDHUR