• e shtunë, 24 maj 2025
MIA Flesh

12:00/22 prill/2025

Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 44-të, në të cilën duhet të diskutohet rreth Propozim ligjit për energjetikë, në leximin e parë, si dhe propozim vendimet e plotësuara për ndryshimin e Vendimit për përmirësimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit, për shkak të rreziqeve të larta nga rritja e vëllimit të hyrjes dhe transitin e emigrantëve dhe të Vendimit për përmirësimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit. Në rend dite janë edhe Propozim vendimi për emërimin e drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë dhe Propozim i vendimit për përzgjedhjen e shoqatave në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave policore dhe gjyqësore pë mekanizmin për kontroll të qytetarëve në përbërje të Avokatit të popullit, në lexim të dytë. 

Shkup - Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) konstaton disa dobësi sistematike në punën e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, të cilat i publikon në raportin për Revizionin e kryer të parregullsive për vitin 2024. Sipas ESHR-së, për udhëheqjen e Byrosë është emëruar një u.d. drejtor i cili e ka mbajtur këtë detyrë mbi pesë vjet, janë bërë pagesa për kompensim për bashkëpunëtorët e jashtëm në bazë të rregulloreve të miratuara në periudhën e kaluar, miratimi i të cilave është në kompetencë të ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe konkurset e shpallura për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm përmbajnë kritere që këta persona duhet t'i plotësojnë, të cilat janë të ndryshme nga kriteret e përcaktuara në aktet e brendshme.

Shkup - Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Projektit LIDER, program edukativ për të rinjtë profesional, menaxherët dhe ndërmarrësit e ardhshëm nga Maqedonia ka filluar sot. Trajnimi realizohet nën organizim të Maqedonia2025, në bashkëpunim me biznes-shkollën prestigjioze "Riçard Ajvi" nga Kanadaja. Të rinjtë profesionistë nga e gjithë Maqedonia do të kenë mundësi të marrin pjesë në trjanimin intensiv dyjavorë e krijuar sipas programeve MBA të "Ajvi" dhe të përshtatura për t'iu përgjigjur sfidave reale me të cilat përballen startapët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe menaxherët e ardhshëm në sektorin e korporatave.

Shkup - Në rrugën rajonale Теtovë-f.Jazhincë, në hyrje për f.Теаrcë, rrethi i Tetovës,  dje në ora 15.00 nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionit Rrugor Tetovë e privuan nga liria Е.А.(28) nga f.Poroj, rrethi i Tetovës. Nga MPB sot kanë informuar se ai e ka drejtuar automjetin e pasagjerëve „folksvagen golf “ me targa të Tetovës me një shpejtësi prej 103 km në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km në orë në zonë të banuar.

Vatikan - Vatikani njoftoi se varrimi i papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill në orën 10:00 sipas kohës lokale. Papa Françesku në testamentin e tij të fundit ka konfirmuar se dëshiron të varroset në bazilikën Santa Marija Maxhore në Romë, ndërsa jo në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ku është vendprehja e fundit e shumë paraardhësve të tij. Në testamentin që mbrëmë e  publikoi Vatikani, Françesku qartë e shprehu dëshirën të varroset "në tokë, pa dekorime të veçanta", ndërsa mbi varrin e tij duhet të qëndrojë një pllakë e thjeshtë me emrin e tij të papës në gjuhën latine: Franciscus.

Kiev - Gjatë natës Rusia lansoi 54 fluturake pa pilot, prej të cilave 38 u rrëzuan, prëderisa 16 të tjerat nuk arritën në caqe. Rajonet e Odesës dhe Kievit u sulmuan gjatë natës, ndërsa në orët e mëngjesit filloi operacion të ri armiqësor, kumtoi sot Aviacioni ushtarak i forcave të armatosura të Ukrainës. Sipas raportit të Aviacionit të forcave të armatosura të Ukrainës, rusët mbrëmë sulmuan me 54 fluturake pa pilot (UAV), ndërsa zonat për lansim ishin Milerovo, Kursk, Brjansk, Primorsko-Ahtarsk (Rusi) dhe Çauda (Krime).

Kajro - Egjipti dhe Katari, ndërmjetësues në negociatat për marrëveshjen për ndërprerje të zjarrit dhe lirim të pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit, paraqitën propozim të ri i cili përfshin armëpushim disavjeçar, tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza dhe këmbim të pengjeve për të burgosurit, transmetuan sot mediumet britanike duke iu referuar një burimi anonim nga kryesia palestineze. Siç lajmëroi Bi-Bi-Si, propozimi përfshin armëpushim prej pesë deri shtatë vite, fund formal të luftës, tërheqje të plotë të armatës izraelite (IDF) nga Gaza dhe lirim të "të gjitha pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite", transmeton Tajms of Izrael.

Gazë - Të paktën shtatë persona janë vrarë mëngjesin e sotëm në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi Mbrojtja civile palestineze. Në dy sulme në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës gjatë natës janë vrarë gjashtë persona, deklaroi zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmud Basal. Ai shtoi se në sulmet me bomba në një shtëpi në Kan Junis, në jug të territorit palestinez, është vrarë një person. 

Islamabad - Së paku 14 persona e humbën jetën kur një kamion i vogël që transportonte bujq, ra në hendek në Pakistanin jugor, kumtoi policia të martën. Në mesin e të vdekurve ka punëtorë dhe familje të tyre, shtatë burra, tre gra dhe katër fëmijë. Edhe 20 persona janë lënduar në fatkeqësinë që ndodhi në rajonin Xhamshoro në provincën Sind mbrëmë vonë të hënën, deklaroi polici lokal Abdul Azis Koso.

QËNDRONI TË LIDHUR