12:00/3 shtator/2026
Shkup - Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, në paraqitjen e djeshme si mysafir në emisionin "Vesti plus” në televizionin "Kanal 5", paralajmëroi zyrtarisht se në tetor do të promovohet aplikacioni i ri celular "M-shërbime". "Mund të paralajmëroj zyrtarisht se në tetor do të organizojmë një ngjarje në të cilën do të promovojmë aplikacionin celular "M-shërbime".Në të do të jenë në dispozicion versione elektronike të letërnjoftimit dhe patentë shoferi, si dhe dy shërbime elektronike për qytetarët", theksoi Andonovski.
Shkup - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Hamzabeg, në rajonin e Sveti Nikolës, ku janë matur 88 litra për metër katror. Vijon Strumica me 50 l/m2, Gradsko 29, Kavadar 26, Bovin, 23 Radovish, 18 Koxhalija, 13 Shtip, 10 Berovë, Gjurishte, Demir Hisar, 9 Krushevë, Vodoça, 8 Demir Kapi, Shkup-Petrovec, Jasen, 17 Vinicë, 3 Topoliçan, 2 Veles, Prilep, 1 Manastir, Shkup – Zajçev Rid.
Prishtinë - Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë këtu edhe çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe. I ftuar në “General Trinquant’s Headquarters” podcast, Kurti ka thënë se Gjykata Kushtetuese të Kosovës, përmes një vendimi, ka konstatuar se, ‘’ karakteri monoetnik i asociacionit të komunave bie ndesh me frymën e Kushtetutës’’.
Tiranë - Pas një ndërprerjeje 14-vjeçare, Shqipëria po e rikthen Festivalin kombëtar të filmit, ndërsa edicioni i këtij viti fillon sot në Tiranë dhe do të zgjasë deri më 12 shtator. Organizatorët thonë se festivali synon të nxjerrë në pah pasurinë dhe fuqinë krijuese të kinematografisë bashkëkohore shqiptare, si dhe të krijojë një platformë për komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet krijuesve, profesionistëve të industrisë së filmit dhe publikut.
Athinë - Javën e kaluar, në Greqi janë konfirmuar 58 raste të reja me virusin e Nilit Perëndimor, pesë persona vdiqën, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara dhe të raportuara që nga fillimi i këtij sezoni viral, u rrit në 290, me 24 raste të regjistruara të vdekjes, tregojnë të dhënat nga raporti javor i Organizatës kombëtare për shëndet publik (EODI), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Gjenevë - Fenomeni El Ninjo do të bëhet edhe më i fuqishëm gjatë vitit 2027, duke rritur rreziqet për kushte ekstreme të motit, paralajmëroi sot Organizata Botërore Meteorologjike (OBM). EL Ninjo me siguri do të jetë më i fuqishmi në të paktën 1.000 vitet e fundit dhe do të shtojë nxehtësi shtesë në atmosferë, ku temperaturat tashmë po rriten me shpejtësi për shkak të ngrohjes globale, ndërsa kombinimi nënkupton se viti 2027 do ta "thyejë" rekordin dhe do të shënojë vitin më të nxehtë të regjistruar deri më tani, shkruan "Guardian".
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp ka thënë se SHBA po përballet me Iranin për të mbrojtur Izraelin, Lindjen e Mesme dhe vendet perëndimore nga sulmet e mundshme. "Po e bëjmë këtë për të ndihmuar Lindjen e Mesme. Po e bëjmë këtë për të ndihmuar Izraelin. Po e bëjmë këtë për të ndihmuar veten, sepse nëse nuk do të ishim ne, pasi ata të shkatërronin Izraelin, gjë që do të donin shumë ta bënin dhe pastaj Lindjen e Mesme, ata do të sulmonin Evropën dhe disa nga qytetet tona", ka thënë Trampi.