• e mërkurë, 10 qershor 2026
MIA Flesh

15:00/17 maj/2026/

Lubjanë - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nga sot qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se vendimi i djeshëm i Qeverisë për të vazhduar masat për TVSH të zvogëluar për benzinën dhe akciza të zvogëluar për naftën dhe benzinën deri më 1 qershor do të thotë se do të vazhdojmë të kemi karburante me çmimet më të ulëta në rajon.

Shkup - Në periudhën që vijon duhet të kahëzohemi në prodhime të cilat kanë vlerë të shtuar të madhe në mënyrë që të mund ta forcojmë edhe bruto prodhimin vendor, por edhe ekonominë në shtet. Pres që trendi i shkallës së rritjes mbi 3,5 për qind i BPV-së reale në kushte kur Evropa rritet nën 1 për qind të vazhdojë në periudhën që vijon, porositi sot kryeministri Hristian Mickoski nga Vinica.

Vinicë - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski lidhur me ligjin e ri për lojërat e fatit, tha se po vendoset rend dhe disiplinë në lojërat e fatit dhe se vendi nuk mund t'i ngjajë Las Vegasit. Ai beson se nuk do të ketë lojëra të paligjshme fati dhe se do të humbasin vende pune.

Vinicë - Ende po zgjasin konsultimet për ribalancin e Buxhetit për vitin 2026, deklaroi sot kryeminsitri hristian Mickoski, i cili mori pjesë në inaugurimin e tregut në Vinicë.

Shkup - Pas gjysmë viti pune intensive, qytetarët e Vinicës u bënë me një treg të ri të mbyllur të qytetit, i vendosur në një sipërfaqe prej 1810 metrash katrorë, me dyqane që shesin fruta dhe perime, produkte qumështi dhe mishi, një ndërtesë administrative, nyje sanitare dhe 87 tezga. Për ndërtimin e tij u shpenzuan 24 milionë denarë, të siguruar nga buxheti i Komunës së Vinicës.

Vinicë - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot deklaroi se punët për vënien në përdorim të vendkalimit kufitar Klepallo në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga ana jonë janë prëfunduar, si dhe se nga ana bullgare projekti filloi të realizohet dhe se pret kjo të vazhdojë pas zgjedhjes së minsitrit të ri të Transportit në Sofje.

Shkup - Në kuadër të qëndrimit të saj në Athinë me rastin e pjesëmarrjes në samitin dyditor "Energy Transition Summit: East Med and Southeastern Europe", ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberli Gulfojl.

Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në dy ditët e ardhshme do të zhvillojë vizitë zyrtare në Vilnus, Republika e Lituanisë.

Shkup - Si kryeministër i ardhshëm, ligji i parë që do ta nënshkruaj është ligji për zero tolerancë për korrupsionin, menjëherë pas fitores së LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, theksoi sot në konferencë për shtyp kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe duke cekur se lufta kundër korrupcionit do të zhvillohet në bashkëounim me Prokurorinë publike evropiane.

Shkup - Mbrëmë në orën 00:50, në fsh. Bojanë, rrethina e Shkupit, nëpunësit policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.B. (19) nga fsh. Bojanë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Shkup - Ngjarja më e madhe globale humanitare e motoçikletave "The Distinguished Gentleman's Ride" feston edicionin e saj të 11-të në Shkup këtë vit, si pjesë e një lëvizjeje globale që bashkon dashamirësit e motoçikletave klasike dhe stilit elegant me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin e meshkujve.

Gjenevë - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallë epidemi të ebolsë në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Ugandë për "krizë publike shëndetësore me interes ndërkombëtar".

Pekin - Kina, pas takimit mes presidentëve kinezë dhe amerikanë Shji Xhinping dhe Donald Tramp në Pekin, njoftoi se janë arritur marrëveshjet preliminare për doganat, për produktet bujqësore dhe për aeroplanët.

Kanberrë - Një aeroplan i kompanisë ajrore Kuantas, i cili ka fluturuar drejt SHBA-së, është riorienuar pasi që një udhëtarë ka kafshuar një pjesëtarë të ekuipazhit.

QËNDRONI TË LIDHUR