Mexhiti pas vendimit të Hagës: Jo dënimit të UÇK-së në emrin tonë!
- Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe zhgënjyes.
- Post By Fami Bajrami
- 18:13, 16 shtator, 2026
Shkup, 16 shtator 2026 (MIA)- Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe zhgënjyes.
Mexhiti ka deklaruar se vendimi i sotëm është “zhgënjyes dhe thellësisht i padrejtë” për popullin e Kosovës dhe shqiptarët.
“Vendimi i sotëm i Hagës për krerët e UÇK-së është zhgënjyes dhe thellësisht i padrejtë për popullin e Kosovës dhe gjithë kombin tonë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të pastër, mbrojtëse dhe të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet. Historia e lavdishme e popullit tonë nuk mund të tjetërsohet, as të njolloset me vendime që i shërbejnë padrejtësisë e jo të vërtetës. Beteja për historinë e vërtetë dhe për drejtësi meriton dhe duhet të vazhdojë deri në fitoren e saj. Jo dënimit të UÇK-së në emrin tonë!”, ka theksuar Mexhiti.