• e premte, 27 shtator 2024

Mexhiti për ndryshimet kushtetuese dhe informacionin se Shqipëria në rrugën drejt BE-së do të ndahet nga vendi: Qëndrojmë të përkushtuar në eurointegrime

Mexhiti për ndryshimet kushtetuese dhe informacionin se Shqipëria në rrugën drejt BE-së do të ndahet nga vendi: Qëndrojmë të përkushtuar në eurointegrime

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Qëndrojmë të përkushtuar të rrugën eurointegruese, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ixhet Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me qëndrimin e Vlen dhe Qeverisë pas informacionit nga Brukseli se Shqipëria në rrugën drejt BE-së do të ndahet nga vendi, për të cilën janë kusht ndryshimet kushtetuese.

"Fillimisht të presim informacione zyrtare. Qeveria dhe Vlen mbeten të përkushtuar në këtë çështje, e cila është një nga prioritetet kryesore në politikat tona. Shpresoj se së shpejti do të gjejmë një zgjidhje", theksoi Mexhiti në konferencën ppër shtyp.

Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të Qeverive të vendeve-anëtare në Bashkimin Evropian (KOREPER) mori vendim më 15 tetor që Shqipëria të nisë procesin e negociatave për anëtarësimin në BE sipas kapitujve, duke hapur negociatat për Klasterin 1 - "Vlerat bazë", konfirmoi për MIA-n kryesimi hungarez i Këshillit të BE-së.

Me këtë vendim për mbajtjen e Konferencës ndërqeveritare BE-Shqipëri më 15 tetor dhe fillimin e negociatave për Klasterin 1, Shqipëria do të ndahet nga vendi në rrugën evropiane. Në Klasterin 1 – “Vlerat themelore” janë të përfshirë kapitujt Prokurime, Statistikat, Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, Drejtësia, Liria dhe Siguria dhe Kontrolli Financiar. mb/

Foto/video: MIA

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR