Mexhiti në takim me delegacion ndërkombëtar për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim
- Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti sot një delegacion nga ShBA të përbërë nga personalitete të politikës, biznesit dhe institucioneve ndërkombëtare, të udhëhequr nga Dr. Dastin Plantholt. Delegacioni po zhvillon një vizitë njohëse në rajon në kuadër të nismave për bashkëpunim ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bënë të ditur nga Komuna e Çairit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:52, 18 korrik, 2026
Shkup, 18 korrik 2026 (MIA) - Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti sot një delegacion nga ShBA të përbërë nga personalitete të politikës, biznesit dhe institucioneve ndërkombëtare, të udhëhequr nga Dr. Dastin Plantholt. Delegacioni po zhvillon një vizitë njohëse në rajon në kuadër të nismave për bashkëpunim ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bënë të ditur nga Komuna e Çairit.

Gjatë takimit, Mexhiti prezantoi prioritetet dhe projektet zhvillimore të Komunës së Çairit, me fokus në qeverisjen lokale, investimet në arsim, kulturë dhe infrastrukturë, si dhe mundësitë për krijimin e bashkëpunimeve në fusha me interes të ndërsjellë.

"Dialogu dhe shkëmbimi i përvojave me partnerë ndërkombëtarë janë një vlerë e shtuar për qeverisjen lokale. Takime të tilla hapin mundësi për bashkëpunime të reja, investime dhe iniciativa që mund t’i shërbejnë zhvillimit të Çairit dhe vendit tonë", theksohet në deklaratën me shkrim të Mexhitit.
Fotografia: Komuna e Çairit