• e hënë, 17 nëntor 2025

Mexhiti: E pranova ftesën për debat në TV21,  Bujar Osmani ka refuzuar

Mexhiti: E pranova ftesën për debat në TV21,  Bujar Osmani ka refuzuar

Shkup, 13 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti me publikim në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se e ka pranuar ftesën për duel në TV21, por, siç thotë, kundërkandidati i tij nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani e ka refuzuar.

"E pranova ftesën për debat në TV21. Për fat të keq, më njoftuan se Bujar Osmani ka refuzuar. Prandaj sonte, nga ora 21:00, do të më ndiqni në një intervistë në TV21. Por ftesa mbetet: Bujar, mos u frikëso. Guxo", ka shkruar Mexhiti në profilin e tij në Fejsbuk.

Siç publikoi, demokracia do të thotë të përballesh me qytetarët.

"Demokracia do të thotë të përballesh para qytetarëve, jo të fshihesh. Demokracia do të thotë t’i lejosh qytetarët t’i dëgjojnë vizionet e ndryshme, jo të kufizohesh në kornizat që vetë i ke vendosur. Eja në debat, Bujar. Qytetarët meritojnë një debat të vërtetë", ka shkruar Mexhiti. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR