Mesi: Dhashë gjithçka për Argjentinën
- Sulmuesi argjentinas Lionel Mesi ka ndarë emocionet e tij pas ndeshjes lamtumirës për kombëtaren.
- Post By Fami Bajrami
- 14:21, 7 tetor, 2026
Buenos Aires, 7 tetor 2026 (MIA) – Sulmuesi argjentinas Lionel Mesi ka ndarë emocionet e tij pas ndeshjes lamtumirës për kombëtaren.
Në stadiumin "Monumental" në Buenos Aires, Argjentina e mposhti mbrëmë Beninin me rezultat 3:0, ndërsa Mesi shënoi një gol dhe pati dy asistime.
"Emocionet janë të jashtëzakonshme. Faleminderit të gjithëve. Personi i parë që mendoj është babai im. Do të doja të isha këtu me kombëtaren e Argjentinës përgjithmonë, për pjesën tjetër të jetës sime... por ka ardhur koha që unë të largohem. Pas botërorit të fundit, ishte koha për të thënë lamtumirë. Faleminderit, sepse të përfaqësosh Argjentinën është puna më e mirë ndonjëherë. Nuk kam zgjidhje tjetër veçse ta falënderoj këtë fanellë. Kam dhënë gjithçka për Argjentinën. Nuk hoqa dorë kurrë nga kjo fanellë. Kam luftuar gjithmonë, kam ecur përpara dhe kam dhënë maksimumin. Për njëzet vjet kam dhënë gjithçka për Argjentinën", citon 39-vjeçari Mesi, gazetari Fabricio Romano.
Me ekipin kombëtar, Mesi fitoi medaljen e artë në Kupën e Botës 2022 dhe titullin e argjendtë në Kupën e Botës 2026. Ai ka 208 paraqitje për Argjentinën, 126 gola dhe 69 asistime. Ai debutoi për reprezentacionin në gusht të vitit 2005.
Foto: EPA