Merci dhe Erdogani biseduan për përpjekjet që të ndërmjetësojnë në konfliktin izraelit-iranian
- – Kancelari gjerman Fridrih Merc dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot në telefon biseduan për përpjekjet e tyre për ndërmjetësim në konfliktin izraelit-iranian dhe premtuan se do të vazhdojnë hollësisht të informohen për këtë çështje, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Shtefan Kornelius.
- Post By Fitore Curri
- 15:35, 20 qershor, 2025

Berlin, 20 qershor 2025 (MIA) – Kancelari gjerman Fridrih Merc dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot në telefon biseduan për përpjekjet e tyre për ndërmjetësim në konfliktin izraelit-iranian dhe premtuan se do të vazhdojnë hollësisht të informohen për këtë çështje, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Shtefan Kornelius.
Merci bisedoi me Erdoganin pak para takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe me homologun e tyre iranian Abas Arakçi në Gjenevë.
“Nuk ka hapësirë për bisedime me ne derisa nuk ndalon agresioni izraelit”, tha Aragçi para bisedimeve në Gjenevë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s